Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.A. (42) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 19.01.2026 në pikëpagesën Petrovec, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në një automjet taksi, në të cilin si bashkudhëtar ishte i denoncuari, me ç’rast iu gjet dhe sekuestrua heroinë.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (41) nga f. Orizarë, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbjatja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 05.01.2026 në f. Orizarë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në objektin tregtar të të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.

 

NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër U.A. (26) nga f. Cërnik, rrethina e Pehçevës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 20.12.2025 në f. Cërnik, i denoncuari u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër E.D. (21) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "lëndim trupor" dhe "rrëmbim i fëmijës". Më 17.11.2025 në Shtip, i denoncuari, i cili ishte me dy persona të tjerë, e sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare, dhe më pas, me ndihmën e njërit prej personave, e rrëmbeu vajzën e tyre të mitur.

 

NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër N.Z. (19), M.I. (20), S.K. (19), të gjithë nga Radovishi dhe kundër I.R. (18) dhe A. "P" (20), të dy nga f. Konçe, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "dhunë", ndërsa kundër N.Z. është ngritur kallëzim penal për "dhunë ndaj fëmijës". Më 31.12.2025 para një objekti tregtar, të denoncuarit sulmuan fizikisht D.K., ndërsa N.Z. sulmuan fizikisht dy fëmijë.

NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër M.G. (20) nga f. Cërnik, rrethina e Pehçevës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale “rrezikim i sigurisë”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “pengim i provave”. Më 20.12.2025 në fshatin Cërnik, i denoncuari u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi nëpunës policorë të cilët kryenin detyra zyrtare, pas çka tentoi t’i vërë flakën një mase druri për të cilën paraprakisht nëpunësit policorë konstatuan se ishte e pavulosur dhe pa letër përcjellëse, me qëllim që të parandalojë ose vështirësojë provat duke shkatërruar, duke dëmtuar drutë në fjalë.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër R.M. (44) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.04.2025 në zonën e Qendrës, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.

 

NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër B.Sh. (40) nga Bogdanci për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale "keqpërdorim i të dhënave personale" dhe "ndihmë" në lidhje me "falsifikim të dokumentit", kundër D.L. (33) nga Shkupi për "keqpërdorim të të dhënave personale" dhe "falsifikim të dokumentit" dhe kundër B.Z. (45) nga Shkupi për "falsifikim të dokumentit". Në shtator të vitit 2025, i denoncuari i parë, pa pëlqimin e nënës së tij dhe një personi tjetër, i ka përdorur të dhënat e tyre personale të letërnjoftimit dhe dokumentit të udhëtimit dhe ia ka dorëzuar të denoncuarit të dytë, i cili pa pëlqim, i ka përdorur të dhënat e tyre personale në procedurë për kandidimin e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Bogdancit para Komisionit Zgjedhor të Komunës së Bogdancit, si dhe i ka falsifikuar nënshkrimet e personave. Dokumentet e rreme publike të bëra në këtë mënyrë, nga i denoncuari i tretë B.Z. nga Shkupi më 13.09.2025 në Bogdanc iu dorëzuan anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Komunës së Bogdancit, me qëllim të parashtrimit të listës për kandidatë për anëtarë të Këshillit të Komunës së Bogdancit.

NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër S.B. (36) nga Strumica, ish-punonjëse e një operatori celular, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "shpërdorim detyre". E denoncuara, në periudhën mars-shtator 2024, në cilësinë e agjentes së biznesit, me vetëdije dhe qëllimisht ka përvetësuar tetë pajisje celulare të cilat i ishin besuar në detyrë, në atë mënyrë që menaxherit nga Gjevgjelia i ka paraqitur fakte se do të lidhë kontrata afariste me pesë persona juridikë nga Gjevgjelia dhe Dojrani dhe do t'ua japë pajisjet celulare në formë subvencioni për aktivizimet dhe rinovimet e bëra. Ndërsa, në inventarët mujorë që ishin bërë në sallonin e shitjes në Gjevgjeli, me vetëdije ishte fshehur se mungon malli tregtar, me çka e denoncuara i ka shkaktuar dëm pasuror personit juridik të dëmtuar në vlerë prej afërsisht 600.000 denarësh.

 

Më 27.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.D. (31) dhe D.I. (26), të dy nga Shkupi, për shkak se atyre iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.


Më 27.01.2026 në orën 18:50 në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë i ndaluan P.J. (35) dhe D.L. (22), të dy nga R. e Kosovës, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizikike me D.R.Sh. (28) nga Shkupi, si dhe është përdorur edhe një send i mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.


Më 27.01.2026 në orën 16:30 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria J.K. (43) nga Gjermania, për shkak se gjatë kontrolli të kryer, në koordinim me FRONTEKSIN, të një automjeti udhëtarësh - kombe "Reno" me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga J.K., në automjet ishin gjetur dhe sekuestruar materie e ngurtë gjyrë kafe dhe marihuanë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme.


Më 27.01.2026, në orën 08:27, në SPB Shtip, një grua 82-vjeçare nga Shtipi denoncoi se më 26.01.2026, rreth orës 21:00, një person me përdorim të forcës fizike dhe një vegle të përshtatshme hyri dhunshëm në shtëpinë e saj dhe e sulmoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik Shtip, dhe, në këtë rast, ia mori telefonin celular dhe stolitë personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


Më 27.01.2026, në orën 21:30, në f. Cërvulevë-k.e Karbincit, nga nëpunës policorë të SPB Shtip u arrestua i dënuari P.I. (29), i cili më pas u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues -Kumanovë. Ai u ndalua pas një njoftimi të mëparshëm se ishte arratisur nga burgu.


Më 27.01.2026, në orën 21:45, në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e ndaluan H.B. (36) nga Shkupi, pas një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 42-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

Accessibility Menu