Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 31.01.2026 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria T.N. (20) nga Shkupi, për shkak se atij iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.V. (22) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 30.12.2025 në Kumanovë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast në hapësirën e bagazhit ishin gjetur dhe  sekuestruar mjete piroteknike.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.S. (38) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 30.05.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 01.02.2026 në orën 00:20 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.B. (25) nga Gostivari, për shkak se sulmoi fizikisht një nëpunës policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.02.2026 në orën 02:00 në Shkup, në zonën Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.S. (26) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se më 31.01.2026, rreth orës 21:00, në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 61-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.01.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup R.B. (64) dhe J.B. (41), të dy nga Ukraina, kanë denoncuar se rreth orës 11:30 në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në lidhje me një rezervim për akomodim, ishin sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.01.2026 në orën 15:40 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan një 17-vjeçar nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se sulmoi fizikisht D.J. (45) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.01.2026 në orën 14:00 në SPB Shkup, C.Z. (43) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, denoncoi se në një objekt hotelerie në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, ku punonte, ishte sulmuar fizikisht nga ish-kolegu i tij A.N. (37) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.01.2026 në orën 14:35 në Tetovë, nëpunës policorë nga SP Tetovë e arrestuan G.J. (51) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një denoncimi për dhunë familjare të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë alkotestit personit iu konstatuan 3.02 promilë alkool në gjak, pas çka u ndalua në stacion policor për veprime të mëtejshme.

Më 31.01.2026 rreth orës 16:00, në SPB Shkup u denoncua se në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë të Shkupit, nga një plumb qorr  ishte plagosur një vajzë 10-vjeçare në pjesën e këmbës, pas çka u dërgua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ku mjeku i konstatoi  lëndime të rënda trupore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.02.2026 në orën 00:36, T.D. (41) nga Shtipi ka denoncuar se më 31.01.2026 rreth orës 22:00 në një objekt hotelerie në f. Karaorman i Vjetër, djali i tij ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu