Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.M. (27) nga Kumanova dhe E.E. (25) nga f. Vaksincë, Komuna e Likovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.05.2025 në fshatin Sllupçan, Komuna e Likovës, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç'rast atij iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë, të cilën e kishte siguruar më parë nga i denoncuari i parë.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër S.P. (35) nga Struga dhe K.T. (47) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "mashtrim" dhe "keqpërdorim i të dhënave personale". Të denoncuarit, mashtruan një person nga Komuna e Karbincit dhe me paraqitje të rreme të fakteve, siguruan të dhënat e saj personale dhe numrin e llogarisë bankare, me ç'rast më 25.06.2025 aplikuan për kredi onlajn në një kompani financiare, ndërkaq më pas me pretekstin se gabimisht ndodhen paratë në llogarinë e saj i kërkuan që t'i tërheqë mjetet financiare dhe t'ia dorëzojë të denoncuarës së dytë.

SPB Strumicë-NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Radovishi dhe Zh.A. (64) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm" dhe kundër L.E. (55) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "ndërtim i paligjshëm" dhe "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". Personi juridik dhe i denoncuari i dytë si person përgjegjës gjatë vitit 2024 filluan ndërtimin e një ndërtese banimi në një parcelë kadastrale pa leje përkatëse. I denoncuari i tretë, në cilësinë e inxhinierit mbikëqyrës, ushtroi mbikëqyrjen e objektit edhe përkundër asaj se e dinte se nuk kishte leje të dhënë për ndërtim, ndërsa ndërkohë ka bërë arkëtimin e paligjshëm bazuar në faturën e dorëzuar më parë për mbikëqyrjen e kryer, me çka i denoncuari përfitoi dobi të kundërligjshme pasurore në shumën prej 136.214 denarësh.

Më 01.02.2026, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (37) nga Shkupi, sepse iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 01.02.2026, në orën 17:11, në NJPB Prilep u denoncua se në rr. rajonale Prilep-Makedonski Brod, një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Prilepit, i drejtuar nga 36-vjeçari D.M. nga Prilepi, doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, dy bashkudhëtarët e mitur të moshës shtatë dhe nëntë - vjeçare morën lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari I.M. nga Prilepi mori lëndime trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i inspektimit nga NJPB Prilep.

Më 01.02.2026, në orën 11:50, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria A.N. (57) nga R. e Turqisë, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai kishte paraqitur për kontroll dy kartonë të gjelbër të falsifikuar për mjetin transportues ,,Volvo'' me gjysmërimorkio, të cilin e drejtonte. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Kriva Pallankës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.P. (40) nga Gostivari për shkak të ekzistimit s]të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 29.12.2025 në Gostivar, i denoncuari sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente veprime zyrtare.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.D. (29) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 07.10.2025 në vendbanimin Pitarnicë të Gostivarit, nëpunës policorë ndaluan një automjet taksi, në të cilin ndodhej i denoncuari dhe gjatë kontrollit të kryer, atij iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë.

Më 31.01.2026 në orën 17:35, në SPB Strumicë u denoncua se në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë, në f. Bosilovë, rrethina e Strumicës, një automjet udhëtarësh "Audi" me targa të Strumicës, i drejtuar nga R.I. (21) nga Strumica, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga G.I. (71) nga fshati Bosilovë. Nga aksidenti, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Strumicë.

Më 01.02.2026, në orën 20:50 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Velesit e privuan nga liria A.R. (35) nga Velesi. Ai dyshohet se në disa lokacione në Veles ka kryer veprat penale "vjedhje e rëndë" dhe "vjedhje". Një pjesë e sendeve të konfiskuara është gjetur dhe u është kthyer pronarëve. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve, dhe pas kësaj kundër A.R do të ngrihet kallëzim përkatës .

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër Sh.D. (62) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "uzurpim i patundshmërive". Ai, në një pjesë të një parcele kadastrale në lokalitetin "Bademi" në pronësi shtetërore, pa leje dhe në mënyrë të paautorizuar ka vendosur një objekt ndihmës, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme.

Më 01.02.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, O.M. nga Ukraina ka denoncuar se rreth orës 04:30 në Parkun e Qytetit në Shkup, tre persona, me shumë gjasa të mitur, me përdorim të forcës fizike ia kanë marrë çantën me para dhe dokumente. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.02.2026 në orën 17:00 në SPB Shkup, F.J. (26) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03:00 në zonën e Qendrës, një person që drejtonte një automjet taksi i ka kërkuar telefonin celular për të bërë një bisedë dhe pasi ia ka dhënë, i ka marrë çantën me dokumente dhe sende të tjera dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.02.2026 në orën 19:40 në SPB Shkup, V.A. (32) nga Egjipti, me banim në Shkup, ka denoncuar se rreth orës 03:00 para një objekti hotelerik në Parkun e Qytetit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person i punësuar si sigurim në objekt. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.02.2026 në orën 02:40 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunë[s policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar D.V. (36) dhe S.A. (26), të dy nga Shkupi, për shkak se janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Në SPB Shkup, më 30.01.2026, një burrë 41-vjeçar nga një fshat i Shkupit ka denoncuar se para shtëpisë së tij, pas moskuptimeve të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij nga po ky fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
...

Accessibility Menu