Më 02.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.K. (27), I.F. (22), B.A. (18), P.K. (20) dhe M.M. (38), të gjithë nga Shkupi, për shkak se atyre iu gjet dhe sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 03.02.2026, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar zhvilluan një bisedë zyrtare me B.B. (29) nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar sende për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga veprat penale "vjedhje". Sendet e sekuestruara do t'u kthehen pronarëve. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj B.B. do të përgaditen parashtresa përkatëse.
Më 02.02.2026, në orën 10:55, në rr. "Boshko Najdovski" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria R.T. (44) nga Manastiri. Ai kërkohej me urdhërarrest qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore e Manastirit për vuajtje të dënimit me burg prej një vjet e gjashtë muaj. Personi u dërgua në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Manastir për vuajtjen e dënimit.
Më (03.02.2026) në orën 02:00, në afërsi të Pikës Kufitare Bogorodicë, gjatë tentimit për dalje të paligjshme nga shteti, nëpunës policorë privuan nga liria shtatë shtetas të huaj, nga të cilët pesë ishin nga Pakistani dhe dy nga India. Pas verifikimeve të kryera në evidencën operative është konstatuar e ata paraprakisht kanë realizuar hyrje në shtet në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar - Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.T. (40) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 20.02.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarës, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara nga bima e kanabisit.
Më 02.02.2026, në orën 21:25, gjatë një kontrolli në trafik në rrugën "Stiv Naumov" në Ohër, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen" me targa të Ohrit, të drejtuar nga P.S. (32) nga Ohri. Me këtë rast, u konstatua se P.S. e drejtonte automjetin edhe pse kishte një masë mbrojtëse të shqiptuar - ndalim i drejtimit të mjetit motorik të kategorisë B në kohëzgjatje prej tre muaj. Pas udhëzimeve të marra nga prokurori publik, nëpunësit policorë e sekuestruan automjetin dhe dokumentet e shoferit, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 03.02.2026, në orën 02:40, nëpunës policorë nga SPB Veles kanë ndaluar D.T. (35) nga Velesi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht A.A. (45) nga Velesi në rrugën "Kirill Pejçinoviq" në Veles. Gjatë ndërmarrjes së masave, atij iu matën 1.83 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihen kallëzim përkatës.
...