Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj B.D.(32) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale „prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi nlë qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 23.01.2026 në rr..„Rruga e Kaçanikut“ në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit dhe në automjetin e udhëtarëve „folksvagen pasat“, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.



SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër P.P. (36) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “falsifikim i dokumentit”. Më 11.07.2025 në Pikën Kufitare Tabanoc, i denoncuari ka mbërritur me një automjet “Volvo” me rimorkio të bashkëngjitur, ndërsa pas verifikimeve të kryera u konstatua se targat britanike të rimorkios ishin dhënë për një automjet tjetër udhëtarësh “Volvo” dhe në emër tjetër.

Më 03/04.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.L. (24), A.A. (32), A.A. (38), D.I. (18), A.M. (35), një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, dhe A.K. (45) nga fshati Moranë, komuna e Studeniçanit, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.



Më 03.02.2026 në orën 18:50 në rrugën "Ilindenska" në Tetovë, nëpunës policorë ng SPB Tetovë e privuan nga liria I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale "vjedhje", përkatësisht ka marrë telefona celularë nga një objekt tregtar. Më vonë, në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova. Ata u denoncuan nga I.T. se në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 19:00 në rrugën Ilindenska, pas një grindjeje të mëparshme për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse.



Më 03.02.2026 rreth orës 10:55 , në SPB Kumanovë u njoftua se në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup, në fshatin Lubodrag, rrethina e Kumanovës, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.A. (47) nga fshati Lubodrag, rrethina e Kumanovë, dhe një automjeti pasagjerësh "Skoda" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.S. (51) nga Kumanova. Si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit të udhëtarëve "Shkoda" pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarët e tij T.R. (49) nga Kumanova, M.J. (49) nga fshati Çerkezi, rajoni i Kumanovës, shoferi i automjetit të udhëtarëve "Audi" dhe bashkudhëtarja e tij O.C. (45) nga Kumanova. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë, si dhe kontrollit, u konstatua se shoferi i automjetit të udhëtarëve "Audi", M.A., po drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.



Më 03.02.2026 në orën 12:45, gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, në rrugën "Korçullanska" në Resnjë, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë ndaluan një automjet udhëtarësh "Mitsubishi" me targa të Manastirit, i drejtuar nga L.S. (49) nga Manastiri. Në këtë rast, u konstatua se L.S. po e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B. Më 03.02.2026 në orën 10:50, gjatë një kontrolli në trafik në bul. "Çlirimi" në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë ndaluan një automjet udhëtarësh "Fiat" me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.G. (26) nga fshati Bellçishtë, komuna e Debërcës. U konstatua se G.G. po e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B. Më 03.02.2026 në orën 11:30, në rrugën "11 Shtatori" në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë kanë ndaluar automjetin "Seat Leon" me targa të Prilepit, të drejtuar nga A.M. (42) nga fshati Llazorovc, rrethina e Kërçovës. Në këtë rast, u konstatua se A.M. e drejtonte automjetin edhe pse ndaj tij ishin shqiptuar dy masa - ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.


Më 03.02.2026 në orën 19:35, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë i privuan nga liria T.T. (34) dhe 29-vjeçarin S.T., të dy nga Negotina. Gjatë një bastisjeje, të kryer me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore e Kavadarit, në shtëpinë e T.T., u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një substancë e ngurtë e bardhë, një shiringë me lëng dhe para. Ata u shoqëruan në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës.


Më 03.02.2026 në orën 13:50, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles, i privuan nga liria A.M. (23) dhe S.M. (47), të dy nga Velesi. Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale "vjedhje e rëndë" dhe "vjedhje" në disa lokacione në Veles. Një pjesë e sendeve të marra janë gjetur dhe kthyer pronarëve. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve, pas çka ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.


Më 03.02.2026 në orën 07:15, në SPB Veles, një grua 60-vjeçare nga Velesi ka njoftuar se firma ku punon ishte dëmtuar për 21,111 euro. Me fjalë të tjera, firma ka bërë pagesën e mjeteve me faturë ndaj një partneri biznesi, por pasi kanë marrë mesazh në adresën e tyre të email-it se pagesa nuk është realizuar, ata kanë kontaktuar bankën dhe partnerët e biznesit dhe kanë konstatuar se fatura është përdorur dhe falsifikuar, dhe mjetet janë paguar në një llogari tjetër. Po merren masa për zbardhjen e incidentit.


Më 03.02.2026 në orën 22:33 në SPB Shkup, një burrë 49-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se ka shpërthyer zjarr para derës së hyrjes së apartamentit të tij në zonën e Bit Pazarit. Persona të lënduar nuk ka, dhe zjarri është shuar nga denoncuesi dhe fqinji i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


Më 03.02.2026 rreth orës 20:50 në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e partnerit të saj L.Z., në zonën e Kisella Vodës, ai ia ka marrë telefonin celular, e ka sulmuar fizikisht me një send të mprehtë dhe i ka bërë kërcënime, ndërsa më vonë në oborr me një send të fortë e ka dëmtuar automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


Më 03.02.2026 në orën 22:35 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.M. (23) nga Shkupi për sulm fizik ndaj një nëpunësi policor i cili po kryente detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Accessibility Menu