Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër G.G. dhe J.G., të dy nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.02.2025, nëpunësit policorë realizuan bastisje në një shtëpi në Gostivar, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, hashash dhe një peshore digjitale, të cilat të denoncuarit i shisnin në zonën e komunës së Gostivarit.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.D. (46) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”. Më 18.11.2025, në një publikim nga një medie në rrjetet sociale, i denoncuari nga profili i tij shkroi komente me të cilat përhapte urrejtje.

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër I.M. (51) nga Kratova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”. Më 08.11.2025, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza”, të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishte konstatuar se i denoncuari kishte paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar.

Më 04/05.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.V. (38), B.I. (23) dhe Sh.A. (23), të gjithë nga Shkupi, për shkak tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër G.P. (64) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". Në shtëpinë familjare, i denoncuari ka kërcënuar gruan e tij 60-vjeçare dhe djalin e tij 40-vjeçar, me ç'rast ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake.

Më 04.02.2026, në orën 17:25, në f. Pepelishtë të Negotinës, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria O.P. (51) nga f. Pepelishtë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Rover Frilender” me targa të Velesit, të cilin O.P. e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të kryer, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 25 bidona me nga 20 litra vaj, për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 05.02.2026, në orën 05:20, në SPB Shkup, një grua 25-vjeçare ka denoncuar se më 04.02.2026, rreth orës 21:00, në shtëpi, në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj M.S. (41) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 04.02.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se më 03.02.2026, rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare, ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj D.M.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 04.02.2026, në orën 22:40, në SPB Shkup, M.J. (36) nga Shkupi, ka denoncuar se rreth orës 20:30, në zonën e Kisella Vodës, S.L. ia ka marrë dhunshëm telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 04.02.2026, në orën 17:30, në SPB Shkup, A.D. (31) ka denoncuar se rreth orës 13:00 në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga V.K. (55), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojënjë parashtresë përkatëse.

Më 05.02.2026, në orën 01:18, në SPB Kumanovë denoncoi se kishte shpërthyer zjarr në një objekt tregtar në rrugën "11 Nëntori" në Kumanovë, pronë e M.G. Zjarrin e shoi Njësia Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes një ekipi i SPB Kumanovë.

Më 04.02.2026 në orën 20:20 në autostradën Tetovë-Veles, te nyja e Kadinos, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.Gj. (44) nga fshati Kadino, rrethi i Shkupit. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte V.Gj. dhe pas masave të marra, u konstatua se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.77 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë është mënjanuar nga trafiku dhe është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu