SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.M. (34) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 17.10.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast atij iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër S.R. (42) nga f. Vrapçishtë, komuna e Vrapçishtës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikim i dokumentit". Më 31.12.2025, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll patentë shoferi të falsifikuar polake.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.H. (25) dhe E.H. (20), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 28.09.2025 në f. Çiflik, të denoncuarit sulmuan fizikisht një burrë 34-vjeçar, duke përdorur një send të mprehtë dhe të fortë, ndërsa ia dëmtuan edhe automjetin e tij.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër një të mituri nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 11.01.2026, i mituri dërgoi fyerje dhe kërcënime në një rrjet social.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.M. (45) nga Gjermania dhe D.A. (54) nga fshati Shipkovicë, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Gjatë vitit 2023, i denoncuari i parë, në cilësinë e investitorit dhe i denoncuari i dytë, në cilësinë e kontraktorit të punëve ndërtimore, ndërtuan një shtëpi pushimi në një truall kadastral në komunën kadastrale të Shipkovicës, në pronësi të shtetit, dhe në këtë rast nuk posedonin leje ndërtimi adekuate të dhënë nga organi kompetent.
Më 05.02.2026 rreth orës 19:05, në SPB Kumanovë u njoftua se në bul. "Revolucioni i Tetorit" në Kumanovë, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 23-vjeçari S.V. nga Kumanova, ka goditur një të mitur shtatëvjeçare nga Kumanova. Si pasojë e aksidentit, e mitura mori lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Kumanovë.
Më 05.02.2026, në orën 09:40, në rrugën "Karaorman", në Manastir, në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore e Manastirit, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria B.V. (26) nga Manastiri. Ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej një vjet e gjashtë muaj. Personi u shoqërua në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu i Manastirit për vuajtjen e dënimit.
Më 05.02.2026, në orën 20:00, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles i privuan nga liria R.V. (35) dhe U.D. (18), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një shtëpi pushimi në Veles. Ata u ndaluan në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 05.02.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, M.I. (45) nga fshati Paligrad, Komuna e Zelenikovës, ka denoncuar se në orën 13:00 në zonën e Draçevës, djali i tij i mitur, ndërsa po transportohej me autobus të NQP-së, ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur nga fshati Batinc. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.02.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup, S.T. (26) nga fshati Zelenikovë, komuna e Zelenikovës, ka denoncuar se rreth orës 23:10 në një park, në f. Pakoshevë, komuna e Zelenikovës, ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur, të cilët kanë përdorur një send të fortë dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.02.2026 në orën 21:15 në SPB Shkup, Zh.P. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:00 në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Qendrës, djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër në shkollë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.02.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, N.K. (49) nga f. Strahojadicë, komuna e Zelenikovës, ka denocuar se rreth orës 12:30 në oborrin e një kopshti në zonën e Çairit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.02.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, N.C. (46) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:30 në zonën e Kisella Vodës, djali i saj 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një person femër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në SPB Shkup, nga Institucioni Përmirësues - Ndëshkues Burgu i Idrizovës është denoncuar se më 03.02.2026, rreth orës 17:30, në repartin gjysmë të hapur të institucionit, M.B. ka sulmuar fizikisht A.A., të dy të dënuar të cilët vuajnë dënimin në burg. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.L. (60) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe nenit 95 të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope. Ai, më parë, i punësuar si inxhinier - agronom në një fabrikë për kultivimin e kanabisit mjekësor në Novo Sellë, Komuna e Debrcës, ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme marihuanën nga fabrika dhe e ka mbajtur në banesën e tij në Ohër me qëllim përdorimin dhe shitjen e mëtejshme. Gjatë një kontrolli të lokaleve, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuana, pas çka ai është privuar nga liria.