Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 06/07.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria H.Ç. (46) dhe L.K. (19), të dy nga Shkupi, si dhe S.R. (32) nga f. Kondovë, rethina e Shkupit, pasi që iu gjetën dhe sekuestruan lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 06.02.2026 në orën 06:35 në SPB Manastir u njoftua se në rrugën Manastir–fshati Makovë, një automjet pasagjerësh „Audi“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.K. (58) nga Manastiri, ka dalë nga rruga. Pas aksidentit, S.K. është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Këqyrjen evendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Manastir.

Më 06.02.2026 në orën 11:53 në NJPB Koçan u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Shëtitorja e Revolucionit“, rr. „Vëllezërit Stavrev“ dhe „Ura e Re“ në Koçan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh „Audi“ me targa të Koçanit, i drejtuar nga D.F. (37) dhe një mopedi me targa të Koçanit, i drejtuar nga një 17-vjeçar, të dy nga Koçani. Nga aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor nga NJPB Koçan.

Më 06.02.2026 në orën 16:40, në lagjen Mlaki në Gostivar, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar e privuan nga liria A.K. (45) nga fshati Leunovë, pasi që ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 30 muajsh, për kryerje të veprave penale sipas neneve 235, 236 dhe 268 të Kodit Penal. Personi u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtje të dënimit.

Më 07.02.2026 në orën 06:31 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nga Qendra Emergjente pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, u njoftua se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore një 15-vjeçar nga Shkupi, i cili paraprakisht, sipas njoftimit, rreth orës 00:30, në një bastore në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga L.V. (18). Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.02.2026 në orën 16:50, në Kavadar, zyrtarënëpunës policorë nga NJPB Kavadar i privuan nga liria V.M. (56) dhe R.A. (27) nga fshati Vozarcë, rajoni i Kavadarit. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale „vjedhje e rëndë“ në një pronë në afërsi të fshatit Vozarcë. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Ata janë ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 06.02.2026 në orën 13:00 në SPB Kumanovë, S.M. (48) nga Kumanova ka denoncuarr se në rrugën „Done Bozhinov“ në Kumanovë ishte sulmuar fizikisht nga Sh.E., S.E. dhe S.E., të gjithë nga Haraçina. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.02.2026 në ora 11:25 në SPB Manastir, një grua 76-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se është mashtruar nga një person i panjohur -mashkull, i cili e ka telefonuar dhe është paraqitur si mjek, duke i thënë se mbesa e saj është lënduar rëndë në një aksident trafiku dhe se duhet të japë para për t’ia shpëtuar jetën. Denoncuesja, së bashku me bashkëshortin, kanë dërguar 7.000 euro dhe ia kanë dorëzuar një personi i cili, sipas marrëveshjes, i priste tek ora në Manastir. Më vonë, denoncuesje ka kuptuar se është mashtruar, përkatësisht se mbesa e saj nuk ka qenë e përfshirë në asnjë aksident trafiku. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.02.2026 në orën 12:50 në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e kanë ndaluar B.D. (67) nga një rrethinë e Dellçevës, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se ai kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në bul, "Maqedonia" në Dellçevë. Pas masave të marra, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe iu matën 1.88 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 06.02.2026 në orën 15:53 në SPB Manastir, nga një mjek i Spitalit Klinik të Manastirit u raportua rasti se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore një fëmijë dyvjeçar nga Manastiri, i cili, sipas raportimit, derisa ishte duke luajtur në afërsi të shtëpisë familjare në Manastir, është sulmuar nga qen endacakë. Fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. SPB Manastir po ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Accessibility Menu