Më 07/08.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.M. (29), B.L. (22) dhe dy të mitur 16-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, pasi që iu gjetën dhe sekuestruan një materie e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Më 07.02.2026 në orën 23:20 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin „Arradhat Partizane“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.D. (25) dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari 17-vjeçar, i cili udhëtonte me moped, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 07.02.2026 rreth orës 16:00, në një rrugë tokësore në zonën e f. Brazdë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SP Mirkovc i privuan nga liria O.J. (24) dhe E.L. (48), të dy nga f. Bllacë, pasi që në automjetin e udhëtarëve „Vento“, të drejtuar nga O.J., ku bashkudhëtar ishte E.L., janë gjetur dru për ngrohje pa dokumentacion. Nëpunësit policorë dhanë shenjë ndalimi, por O.J. nuk e ndali automjetin. Pas masave të ndërmarra, automjeti është gjetur, personat janë privuar nga liria, është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 07.02.2026, në orën 09:00, në NJPB Gostivar u njoftua se në rrugën rajonale Mavrovi Anovi – Dibër, në afërsi të fshatit Skudrinjë, një automjet udhëtarësh „Opel Zafira“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.M. nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime trupore pësoi shoferi, kurse lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtarja 73-vjeçare J.M. nga Shkupi, të cilat u konstatuan në Qendrën Urgjente në Ohër. Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.
Më 08.02.2026, në orën 02:15, në SPB Shkup u njoftua se në f. Batincë, komuna e Studeniçanit, janë djegur një automjet udhëtarësh „Porshe“ me targa të Shkupit, në pronësi të Xh.I. (47) nga f. Batincë dhe një automjet mallrash „Ford Renxher“ me targa të Shkupit, në pronësi të një subjekti juridik. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse -Shkupi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.02.2026, në orën 18:00, në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria A.A. (21) nga Prilepi. Në të vërtetë, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore - Prilep, u realizua bastisje në shtëpinë e A.A., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale dhe sende me gjurmë marihuane. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 07.02.2026, në orën 20:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e arrestuan M.U. (52) nga Velesi. Më parë, ai kishte telefonuar në stacionin policor dhe kishte fyer nëpunësit policorë, ndërsa më pas, në rrugën „Jovçe Tikvarov“ në Veles, e kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave, te M.U. ishin matur 3,06 promilë alkool në gjak. Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 08.02.2026, në orën 01:50, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.F. (39) nga f. Gërçec, rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se më 07.02.2026, para një objekti hotelierik në territorin e komunës së Sarajit, e kishte sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë R.Z. (47) nga fshati Gërçec, rrethina e Shkupit, dhe më pas e kishte kërcënuar edhe me pistoletë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.02.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, G.P.A. (50) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:00, para një objekti hotelierik në territorin e komunës së Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga B.F. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.02.2026, në orën 04:40, në SPB Shkup, M.S. (36) nga Kërçova denoncoi se në një hapësirë parkimi para një ndërtese banimi në territorin e komunës së Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.02.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup u denoncua se në një qendër tregtare në territorin e komunës së Qendrës në Shkup, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet 28-vjeçares Xh.H. nga një rrethinë e Gostivarit dhe 32-vjeçares S.I. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 08.02.2026, në orën 00:10, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan I.S. (22) dhe M.N. (22), të dy nga Shkupi, për shkak se para një objekti hotelierik në territorin e komunës së Karposhit në Shkup, ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 08.02.2026, në orën 01:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan S.S. (45) dhe S.E. (24), të dy nga Shkupi, për shkak se në territorin e komunës së Shuto Orizarës në Shkup, ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 07.02.2026, në orën 22:45, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e privuan nga liria një burrë 65-vjeçar nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 21:30, në shtëpinë familjare, me një mjet të mprehtë u ishte kërcënuar dy djemve të tij, si dhe e kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Është konstatuar se 65-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,16 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.02.2026, në orën 13:02, në NJPB Koçan u denoncua se në sallën e një fabrike në fshatin Spançevë, komuna Çeshinovë–Obleshevë, lëndime të rënda trupore ka pësuar I.E. (46) nga Koçani, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor.