Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 09.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 08.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.G. (25) dhe A.K. (27), të dy nga Shkupi, dhe V.S. (40) nga Tetova, për arsye se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 08.02.2026, në orën 16:30, në NJP Kërçovë u njoftua se në rrugën lokale s.Zajas-Teqe Mëhallë, një 14-vjeçar nga f.Strogomishtë i Epërm, rrethina e Kërçovës, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, morën lëndime shoferi dhe bashkudhëtari i tij 14-vjeçar nga f.Zajas, rrethina e Kërçovës, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Kërçovës dhe në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i NJPB Kërçovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, katërçikleta u konfiskua.

 

Më 08.02.2026, në orën 23:55, në SPB Shkup u denoncua se në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, I.F. (40) nga Republika e Kosovës, duke drejtuar një autobus me targa kombëtare të Kosovës, është përplasur në një kabinë. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes  nga SPB Shkup, me ç'rast I.F. nuk iu lejua dalja nga shteti, përkatësisht iu konfiskuan dokumentet për procedurë të mëtejshme.

 

Më 08.02.2026 në orën 16:20 në NJPB Gostivar, V.V. nga Gostivari kallëzoi se në segmentin ndërmjet f. Tërnovë dhe f. Lumi i Hekurt, nën një shkëmb pranë lumit, ka gjetur katër mjete shpërthyese. Një ekip ekspertësh nga MPB ka ngritur katër granatat e prodhimit kinez për ekspertizë të mëtejshme dhe zbardhje të rastit.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër O.N. (40) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 01.02.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar tableta MDMA, kokainë, metamfetaminë, marihuanë dhe dy peshore digjitale.


SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.M. (43) nga Ohri dhe kundër një personi juridik me seli në Ohër, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "shkelje e të drejtave të marrëdhënieve të punës". I denoncuari S.M., në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit juridik, me vetëdije nuk i është përmbajtur dispozitave të Ligjit për Themelimin e Marrëdhënies së Punës dhe në Personin Juridik, nuk e ka paraqitur me rregull dhe nuk ka realizuar sigurimin e punëtorit tani më të ndjerë K.L. nga Ohri, me çka ia ka marrë dhe kufizuar të drejtat që i kanë takuar. S.M. i ka lejuar punëtorit tani të ndjerë qasje në vendin e punës që është i ekspozuar ndaj rreziqeve serioze dhe specifike, pa marrë në këtë rast udhëzime të posaçme pune, gjegjësisht i ka lejuar të kryejë detyra pune si ndihmës montues, pa përfunduar trajnimin bazë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe pa kontroll të përshtatshëm shëndetësor në klinikën shëndetësore për mjekësi të punës.

 

Më 08.02.2026, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria L.B. (23), M.R. (22), A.S. (19) dhe K.K. (23), të gjithë nga Kumanova, për arsye se në një stadium në fshatin Dobroshanë të Kumanovës, në ndeshjen e futbollit ndërmjet klubeve Bashkimi dhe Kumanova,  sulmuan me një send të fortë F.B., i punësuar në klubin e futbollit Bashkimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.

 

Më 08.02.2026 në orën 20:00 në rrugën "Dabniçka" në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep i privuan nga liria F.A. (40) dhe I.Xh. (27), të dy nga Prilepi, duke vepruar sipas denoncimit se ditën e njëjtë në lagjen "Tri bagremi" në Prilep me një objekt të mprehtë kanë sulmuar S.A. (36) nga Prilepi dhe i kanë shkaktuar lëndime. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 08.02.2026 në orën 21:25 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup, ndaluan N.R. (42) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me M.A. (20), M.A. (21) dhe D.D. (23), të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 08.02.2026, A.K. (59) nga Shkupi ka denoncuar në SPB Shkup se rreth orës 03:30 në zonën e Bit Pazarit, dy persona me përdorim të forcës fizike ia morën telefonin celular dhe paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 07.02.2026, në orën 02:15, në SPB Shkup u njoftua se një automjet udhëtarësh "Audi A3" me targa të Shkupit, në pronësi të E.I. (21) nga Shkupi, është djegur në zonën e Çairit. Një ekip nga Brigada Zjarrfikëse - Shkup e shoi zjarrin. persona të lënduar nuk ka. U bë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 07.02.2026 në orën 13:30 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu - Shkup u denoncua se në një dhomë të institucionit janë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë dhe sende të tjera. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa nga nëpunësit policorë sendet u ngritën për procedura të mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu