Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.B. (35) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 05.02.2026 në Gostivar, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.S. (19) nga f. Odër, rrethina e Tetovës, R.I. (19) nga f. Sedllarcë, rrethina e Tetovës dhe M.M. (18) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 08.12.2025, të denoncuarit në vendbanimin "Blloku 82" sulmuan një djalë 17-vjeçar, duke përdorur sende metalike.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Xh.S. nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “lëndim trupor”. Më 06.01.2026, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare në shtëpinë familjare dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 09/10.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.A. (30) nga Kumanova dhe një të mitur 17-vjeçar nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, si dhe S.R. (37) nga Vinica, për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se janë lëndë e veprës së kryer penale vjedhje. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 09.02.2026, në orën 21:30, në Njësinë Policore Makedonska Kamenicë u njoftua se rreth orës 20:30, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në Makedonska Kamenicë, B.A. (26) nga fshati Moshticë, komuna e Makedonska Kamenicës, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor nga NJPB Dellçevë dhe një inspektor i minierave.
Më 09.02.2026, në orën 19:10, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.J.B. (35) nga Gjermania. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një automjet udhëtarësh "Folksvagen Transporter" me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një substancë kristalore dhe një qese me mbishkrimin "LSD". Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.B. (47) nga fshati Tuin në rajonin e Kërçovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë një përleshjeje ose grindjeje". Më 21.01.2026, para një zyre avokatie në Kërçovë, ai me një pushkë gjuetie e ka kërcënuar punonjësen në zyrë. Pas marrjes së masave, ai u gjet dhe u privua nga liria.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër T.S. (35) nga fshati Llozhan në rajonin e Strugës, i punësuar në një bastore sportive në fshatin Vranishtë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "fshehje". Më 04.01.2026, ai pagoi bileta me paratë e xhiros ditore, pas ëka u largua pa ua dorëzuar xhiron kolegëve të tij. Në këtë mënyrë, ai fitoi dobi të kundërligjshme pasurore prej 50.000 denarësh.
Më 08.02.2026, në orën 10:15 , pranë vendit të quajtur "Cërnici" në zonën e fshatit Stepanc, komuna e Çashkës, nëpunës policorë nga Njësia Policore së Çashkës i privuan nga liria V.K. (57), I.T. (51) dhe B.N. (77), të gjithë nga Prilepi. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, nëpunësit policorë vunë re personat duke dalë nga një automjet pasagjerësh "Lada Niva" me targa të Prilepit, ndërsa personi i cili drejtonte automjetin ka shtënë disa herë nga një armë zjarri, pas çka u largua nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave, automjeti dhe personat u gjetën dhe gjatë kontrollit nga I.T. u sekuestruan një pushkë e kalibrit të vogël "Bërno", 14 fishekë të pakrisur dhe tre fishekë nga një armë e kalibrit të vogël, 14 fishekë municion karabinë dhe tre fishekë të kalibrit 12 mm nga një pushkë gjuetie pa dokumentacion të duhur, detektorë dhe sende të tjera. Ndërsa, nga B.N.u sekuestrua një pistoletë "Zastava", krehër me shtatë fishekë të kalibrit 9 mm pa dokumentacion të duhur dhe sende të tjera. Ata u ndaluan në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 09.02.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, A.D. (42) ka denoncuar se rreth orës 15:30 para një objekti ushqimor në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga M.J. (34), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.
Më 09.02.2026, në orën 13:20, në SPB Shkup, Sh.R. (63) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:05 në zonën e Gazi Babës, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë stolitë personale personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.02.2026 në orën 09:20 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Burgu Shkup u njoftua se në repartin e mbyllur të institucionit, gjatë një kontrolli të një punonjësi, ishte gjetur dhe sekeustruar një telefon celular, i cili nuk ishte pronë e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.02.2026 rreth orës 02:45 në SPB Shkup, nga Ndihma Urgjente Mjekësore u njoftua se në një shtëpi në zonën e Bit Pazarit në Shkup, pasi kishte mbërritur një ekip mjekësor, një mjek, infermiere dhe shofer pas një kërkese paraprake për t'i dhënë ndihmë mjekësore një personi femër, ndërkaq së cilës i ishte konstatuar vdekja, bashkëshorti i të ndjerës E.B. (40) dhe vëllai B.N. (39), të dy nga Shkupi, u kanë bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.