Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 11.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.J. (31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 25.07.2025 në Shkup, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe vaj kanabisi.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.M. (49) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". Më 15.09.2025, i denoncuari përmes një rrjeti social e ka mashtruar një person femër, duke u prezantuar si pronar i një firme ndërtimi në një vend të huaj, e cila do të ndërmjetësonte për blerjen e pronës në po këtë vend. E dëmtuara në tre raste përmes transferit të shpejtë të parave të denoncuarit i pagoi kapar prej 12,000 eurosh, por pronën nuk e mori.

 

NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.S. (47) nga f. Çegran, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "uzurpim i patundshmërive". Në vitin 2025, në fshatin Çegran, i denoncuari në vendin e quajtur ,,Rudinë'' rrethoi, përkatësisht uzurpoi, një sipërfaqe prej 1352 m2 pronë shtetërore.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër S.S. (62) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "keqpërdorimi i të dhënave personale". I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale "Bregallnicë" nga Dellçeva, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, në sportel të një filiali bankar në Dellçevë, më 03.09.2025, për dy persona - të punësuar në ndërmarrje, me mjete personale ka realizuar pagesë përmes fletëpagesave në shumën prej 15.374, përkatësisht 35.535 denarësh. Në këtë mënyrë, ai i ka shkaktuar dëm jomaterial nderit dhe reputacionit të dy të punësuarve.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.H. (46) nga rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". Më 08.01.2026, i denoncuari mori me qira një automjet nga një kompani për dhënien me qira të automjeteve në Shkup dhe duhej ta kthente atë brenda tre ditësh, por ndërkohë ia shiti një personi tjetër.

Më 10/11.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.S. (30), B.E. (38), A.H. (25) dhe D.S. (26), të gjithë nga Shkupi, për shkak se atyre u është gjetur dhe  sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 10.02.2026 në orën 23:00, në SPB Shkup u njoftua se në autostradën Shkup-Kumanovë, përpara kryqëzimit rrugor të Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "BMV" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovc, rrethina e Shkupit, dhe një automjeti transportues "Mercedes" me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga L.D. (56) nga fshati Brest, rrethina e Shtipit, ku të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi i automjetit të pasagjerëve "BMV", të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. U bë këqyrja e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 10.02.2026, rreth orës 16:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Njegosheva" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Renault" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (46), goditi 69-vjeçaren V.D., pas çka shoferi u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi V.D., të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Pas marrjes së masave, shoferi u gjet, u bë një bisedë zyrtare me të dhe u njoftua prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 10.02.2026 në orën 15:00 në fshatin Senokos, Komuna e Dollnenit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Ropotovë e privuan nga liria H.K. (34) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve, u gjetën sende që dyshohet se i ka vjedhur nga një fermë shpendësh në fshatin Dollnen, të cilat më parë ishin raportuar të vjedhura. Më vonë, u privua nga liria edhe vëllai i tij B.K. (32) në rrugën ,,Orde Çopella'' në Prilep ishte ndalur para automjetit të policisë, kishte tentuar të pengonte transportin për në NJPB Prilep dhe u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme,  në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Shtip ngriti kallëzim penal kundër M.S. në vendin e punës këshilltar për çështje administrative për Shtip në Departamentin për Çështje Administrative në Shtip pranë Departamentit për Çështje Civile, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "shpërdorim detyre" sipas nenit 354 paragrafi 1 të Kodit Penal. I denoncuari M.S. në periudhën nga 01.01.2025 deri më 30.06.2025 i ka përvetësuar paratë e besuara në detyrë, kështu që në disa raste nga qytetarët-kërkues të shërbimeve për lëshimin e dokumentit të udhëtimit, duke përfituar nga mosnjohja e tyre e rregulloreve ligjore në MPB, ka kërkuar prej të njëjtëve që t'i japin paratë në dorë gjatë paraqitjes së kërkesës për dokumentin e udhëtimit, me aryetimin se mundësia e pagesës në terminalin post me kartë pagesore momentalisht nuk është në funksion dhe se nevojitet të pagojnë me para në dorë. Qytetarët ia kanë dhënë paratë në dorë në shumën sa ka kushtuar çmimi i shërbimit, ndërsa paratë e dhëna më pas i denoncuari është dashur t'i pagojë në xhirollogarinë e buxhetit të MPB-së, si dhe të kryejë pagesën e taksës administrative në xhirollogarinë e buxhetit të RMV-së, por i denoncuari, ndonëse e ka përfunduar procedurën dhe qytetarëve u ka lëshuar dokumentet personale - pasaportat, në periudhën e theksuar nuk i ka paguar paratë e besuara, por i ka përvetësuar për vete. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ndaj M.S. do të paraqesë propozim për fillimin e  procedurës për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër J.P. (42) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë daljes nga fabrika për prodhimin e kanabisit mjekësor në Ohër, nëpunës policorë e kontrolluan të denoncuarin, me ç'rast iu gjet dhe iu sekuestrua hashash.

 

Më 10.02.2026 rreth orës 11:10, SPB Shkup mori një njoftim se në zonën e Qendrës, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, rendi dhe qetësia publike u prishën me përleshje fizike midis M.S. (51) nga Shkupi dhe P.V. (28) nga Strumica. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Njësia e Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.M. (18) dhe G.D. (25), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë" në mënyrë të paskrupull. Konkretisht, ata dyshohet se më 10.02.2026 rreth orës 06:30 në zonën e komunës së Aerodromit kanë marrë një çantë shpine me para, dokumente, një telefon celular dhe sende të tjera nga një grua 53-vjeçare. Disa nga sendet u gjetën dhe iu kthyen të dëmtuarës.

 

Më 10.02.2026 rreth orës 05:00, në SPB Shkup u denoncua se në periudhën nga ora 19:00 më 09.02.2026 deri në orën 04:40 më 10.02.2026, xhami i derës hyrëse të një ndërtese të një shoqërie financiare në zonën e Gazi Babës në Shkup është thyer me përdorimin e forcës dhe një vegle të përshtashme, pas çka është hyrë brenda dhe janë marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu