Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 12.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.A. (22) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në shkurt të vitit 2026 në Prilep, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, amfetaminë dhe tableta.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër J.A. (67) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “prodhimi, mbajtja, tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 03.09.2025, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpi pushimi që përdorej herë pas here nga i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjyetie dhe një pushkë ajrore.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.K. (20) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “kërcënimi me armë të rrezikshme gjatë përleshjes ose zënkës”. Më 20.12.2025 në Prilep, të denoncuarit ia kanë bllokuar rrugën një automjeti tjetër udhëtarësh në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët, duke i kërcënuar ata me një send të mprehtë.

Më 11.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria N.K. (47) dhe A.S. (18), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të përgatiten kallëzime përkatëse.

 

Më 12.02.2026, në orën 03:10, në Kalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria P.R. (36) nga Kosova. Gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportave, u konstatua se ai figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit. Personi iu dorëzua inspektorit të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor - Interpol për procedura të mëtejshme.

 

Më 11.02.2026, në orën 19:50, në SPB Tetovë u denoncua se në rrugën lokale Tetovë-fshati Trebosh, rrethina e Tetovës, një automjet pasagjerësh "Ford Fokus" me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.M. (63) nga fshati Ozormishtë, komuna e Zhelinës, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja 17-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB  Tetovë.

 

Më 12.02.2026, në orën 03:50, në SPB Shkup u njoftua se në një garazh në fshatin Batincë, rajoni i Shkupit, janë djegur tre automjete pasagjerësh - një "Audi" me targa të Shkupit, një "Folksvagen Golf 7" me targa të Shkupit dhe një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf 8" me targa të Shkupit, në pronësi të dy personave juridikë nga Shkupi. Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa gjatë shuarjes u lëndua një burrë 48-vjeçar nga Batinca. Është kryer këqyrje e vendngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.02.2026 rreth orës 14:30, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin "Boris Trajkovski" në Shkup, një kamion "Folksvagen Kedi" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T. (21) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin Z.S. (56) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi këmbësori, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski". Është kryer këqyrje  e vendngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 11.02.2026 rreth orës 12:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, një autobus Mercedes i drejtuar nga V.A. (56) nga Shkupi e ka shtypur në këmbë 72-vjeçaren A.B. nga Shkupi, pasi ajo më parë kishte rënë nga autobusi. A.B. ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër J.B. (45) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". I denoncuari, gjatë tetorit 2025, përmes një rrjeti social ka mashtruar një person që t'i porosisë një derë blindor, pas çka personi i ka paguar paradhënie prej 64.500 denarësh, por J.B. nuk ia ka dorëzuar derën.

Më 11.02.2026 në orën 14:10 në Veles, nëpunës policorë nga SPB  Veles e privuan nga liria M.Z. (33) nga Velesi, pas një denoncimi të mëparshëm se në orën 12:40 ishte arratisur nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë - Reparti i Hapur Veles, ku po vuante dënimin me burg. Ai u dërgua në institucion për vuajtjen e dënimit.

 

Më 11.02.2026 në orën 17:45, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria L.G. (32) dhe F.S. (32), të dy nga Kumanova. Ata dyshohen se përpara ndërtesës së Njësisë Territoriale Zjarrfikëse  Kumanovë e kanë sulmuar fizikisht S.S. (35) nga Kumanova, i punësuar në Njësinë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë. Ata u dërguan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kalëzime përkatëse.

 

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (28) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë një kontrolli të kryer në rrugën Janko Mihajlloski në Kërçovë, nëpunësit policoër atij  i gjetën dhe sekuestruan kokainë.

 

Më 11.02.2026 në orën 13:30 në Shkup, në afërsi të Kompleksit të Klinikave "Nëna Terezë", nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria K.G. (55), duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se ai kishte bërë kërcënime verbale, dhe më pas me një send të mprehtë e kishte kërcënuar Z.K. (59) dhe anëtarët e familjes së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 11.02.2026 në orën 11:00 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave "Nëna Terezë" u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.K. (35) nga fshati Lubanc, rrethina e Shkupit,. Sipas denoncimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës. Është kryer inspektimi.

 

Më 11.02.2026 në orën 08:00 në SPB Shkup, një vajzë 23-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj D.A. (62) në shtëpinë e saj në zonën e Kisella Vodës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.02.2026 në orën 16:30, në SPB Shkup u denoncua se në fshatin Novo Selë të Shkupit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis A.V. (23) dhe G.M. (62), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 11.02.2026 rreth orës 17:00, në Stacionin Policor Karposh, S.K. (45) nga Shkupi ka denoncuar se më 09.02.2026 rreth orës 21:45 në rrugën ,,Helsinki'' në Shkup, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person femër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.02.2026 në orën 03:33, në SPB Shkup është denoncuar se në periudhën nga ora 19:00 e datës 10.02.2026 deri në orën 03:25 të datës 11.02.2026, me përdorim të forcës dhe një vegle të përshtatshme është hyrë me forcë në një filial të një shoqërie financiare në zonën e Aerodromit dhe janë marrë para, dy kasaforta, vula zyrtare e filialit, telefona celularë dhe sende të tjera. Inspektimin e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i inspektimit nga SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu