SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër P.Zh. (21) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 07.02.2025 në rrugën e vjetër nga Prilepi për në Manastir, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Pezho" në të cilin janë transportuar tre persona, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e siguruan nga i denoncuari.
NJPB Krushevë ngriti kallëzim penal kundër R.P. (51) nga Krusheva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 29.12.2025, nëpunës policorë bastisën shtëpinë dhe ambientet e tjera që i shfrytëzon i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar 819 copë të llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.Z. (40) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. I denoncuari në mënyrë të kundërligjshme e ka përvetësuar kartën e pagesës në pronësi të një personi nga Koçani dhe në periudhën kohore nga korriku 2025 deri në nëntor 2025, në shtatë raste, në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në sistem kompjuterik dhe ka përfituar dobi të kundërligjshme pasurore në shumë totale prej 161.800 denarësh.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shtip kundër J.N. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "privim i kundërligjshëm i lirisë", e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 140 paragrafi 1 të Kodit Penal. E denoncuara J.N., e punësuar në SP për SKRR Koçan pranë SPB Shtip, më 13.09.2025 në vendin e quajtur "Suitlak" në Shtip, pasi është takuar me një person femër në MPB me kontratë pune si police - praktikante në Departamentin e Policisë pranë SPB Shtip, e futi dhunshëm në një automjet "BMV" me të cilin e denoncuara J.N. erdhi në lokacionin e përmendur, pas çka ajo filloi ta godiste në trup, duke mos e lejuar të dilte nga automjeti dhe të largohej, me çka i privoi dhe kufizoi lirinë e lëvizjes. Me kryerjen e veprimeve të përmendura, ekziston dyshimi i bazuar se e denoncuara J.N. kreu veprën penale “privimi i kundërligjshëm i lirisë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 140 paragrafi 1 të Kodit Penal. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore kundër J.N. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit - pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër L.D. (43) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 25.12.2025 në oborrin e një shkolle fillore në rajonin e Gostivarit, pasi ishte prishur më parë rendi dhe qetësia publike mes të miturve, në të cilën mori pjesë djali i tij, i denoncuari sulmoi fizikisht një të mitur.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër një gruaje 24-vjeçare nga Velesi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës". Më 01.02.2026, pas lindjes në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, e denoncuara lëshoi vullnetarisht repartin gjinekologjik me nënshkrim të depozituar dhe me këtë rast e ka lënë foshnjën e porsalindur.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër 51-vjeçares D.G. nga Prilepi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 15.04.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në një shtëpi pushimi në rrethinë të Prilepit, të cilën viktima e përdorte, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar tre pistoleta, 39 copë municione dhe krehër oër pistoletën.
Më 12.02.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (23), D.R. (27), M.S. (32) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për arësye se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen parashtresa përkatëse.
Më 12.02.2026, rreth orës 12:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.S.S. (54) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare të automjetit kamper "benimar" me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore ngjyrë kafe, thërrmuese dhe sende të tjera. Është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 12.02.2026, në orën 14:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria shtetasin A.K. (50) nga Republika e Greqisë. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare dhe kontrollit të një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 12.02.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, u njoftua se në rrugën "Orce Nikollov" në Shkup, një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.Gj. (46) nga Shkupi, ka goditur 56-vjeçaren D.D. nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënfa trupore mori D.D., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski". Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 12.02.2026, në orën 18:20, në SPB Veles është denoncuar se në një rrugë rajonale, në një udhëkryq nga f. Izvor deri në f. Bogomillë, rrethina e Velesit, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Turan" me targa të Velesit, i drejtuar nga M.U. (65) nga fshati Jabollçisht i Epërm, rrethina e Velesit, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore mori bashkudhëtarja L.U. (66) nga f. Jabolçisht i Epërm, ndërsa lëndime të rënda trupore mori shoferi M.U., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor nga SPB Veles.
Më 12.02.2026 në orën 16:49, në SPB Shkup u njoftua se në vendin e quajtur "Livadhet e Sulejmanit" në f. Koliçan i Epërm, rrethina e Shkupit, janë gjetur eshtra të ngjashme me ato njerëzore, ndërsa në afërsi janë gjetur edhe rroba. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.I. (35) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "dhunë" dhe "kallëzim i rremë i veprës penale". Më 09.01.2026, i denoncuari ka kallëzuar në mënyrë të rreme se është sulmuar fizikisht nga një person mashkull në një parking para një ndërtese në Tetovë, ndërkaq është goditur me një send të fortë nga një person femër. Pas masave të marra, u konstatua se i denoncuari ka filluar përleshje me një person tjetër dhe e ka sulmuar fizikisht.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.S. (27) nga Zërnovci për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 11.03.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 12.02.2026 në orën 22:30 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria B.O. (41) nga Kavadari. Ai dyshohet se ka marrë një motoçikletë nga një garazh në pronësi të B.P. (45) nga Kavadari. Sendi i sekuestruar është gjetur dhe i është kthyer pronarit, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 12.02.2026, në orën 17:50, në Stacionin Policor të Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë kryer një bisedë zyrtare me P.L. (45) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 48-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 12.02.2026, në orën 14:30, në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar E.R. (21) nga Shkupi për sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 12.02.2026 në orën 22:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.J. (52) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 17:00 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht partneren e tij 32-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 13.02.2026 në orën 04:40 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 01:40 në zonën e Çairit është sulmuar fizikisht nga partneri i saj B.S. (24) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 12.02.2026 në orën 18:35 në SPB Shkup, E.B. (30) nga Shkupi ka denoncuar se në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, pas një moskuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga një person femër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.02.2026 në orën 18:00 në SPB Shkup, D.Ç. (59) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:20 në zonën e Gjorçe Petrovit, ka hasur në një person i cili kishte dalë nga shtëpia e tij, ku më parë kishte marrë sende. Sipas denoncimit, personi ka tentuar t'i marrë edhe telefonin celular, por nuk ia ka dalë, pas çka e ka kthyer sendin e marrë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.02.2026 në orën 15:50 në Stacionin Policor të Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë kryer një bisedë zyrtare me E.B. (40) nga fshati Koliçan i Poshtëm, rajoni i Shkupit. Ai dyshohet se më 10.02.2026 në zonën e Bit Pazarit, ka kërcënuar personelin mjekësor të Ndihmës Urgjente Mjekësore . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 12.02.2026 në orën 15:35 në SPB Shkup u denoncua se në orën 07:10 në një farmaci në zonën Qendrës në Shkup, një person e ka kërcënuar punonjësin me një send të mprehtë dhe i ka marrë telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.