Më 13.02.2026, në orën 13:50, në rr. “Marshall Tito” në Makedonski Brod, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Makedonski Brod e privuan nga liria Z.H. (31) nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet transportues “Man” me targa kombëtare shqiptare, me ç’rast në dokumentin e udhëtimit të cilin kishte dhënë për kontroll, Z.H. kishte vënë para. U njoftua prokurori publik, ndërsa personi u mbajt në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 13.02.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.J. (45) nga Shkupi dhe S.A. (28) nga Gostivari, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 13.02.2026, në ora 18:35, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën “Kozjak” në Manastir, një 17-vjeçar nga Manastiri, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Daevu Tiko” me targa të Manastirit, ka goditur këmbësorin E.K. (42) nga Manastiri. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore mori këmbësori 42-vjeçar, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Manastir dhe pas kontrolleve është konstatuar se i mituri e ka drejtuar automjetin pa fituar të drejtën për drejtimin e mjetit motorik. Bazuar në udhëzimet e prokurorit publik, 17-vjeçari është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Veles ka paraqitur dy kallëzime penale kundër L.B. (39) nga Kavadari për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullimi lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.06.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar bimë të thara të llojit kanabis.
SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër M.E. (36) nga Prilepi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 05.01.2026, në Prilep, i denoncuari me një mjet të mprehtë e ka kanosur S.S., ka hedhur sende të ndryshme dhe i ka dëmtuar dritaren e shtëpisë familjare.
Më 13.02.2026 në orën 10:10 , nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria P.J. (33) nga Rosomani. Ai dyshohet se duke përdorur një vegël të përshtatshme ka marrë panele fotovoltaike nga një fushë në fshatin Krushevicë, komuna e Rosomanit. Sendet e sekuestruara u gjetën dhe iu kthyen pronarit. P.J. u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 13.02.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, M.A. (26) nga fshati Tërsino, rajoni i Vinicës, denoncoi se rreth orës 12:30, në zonën e Qendrës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.02.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, T.M. (64) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30, në një objekt në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, A.A. kishte treguar sjellje agresive ndaj saj dhe e kishte kërcënuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 13.02.2026, në orën 18:52, në SPB Shkup, M.N.C. (25), me vendqëndrim në fshatin Lisiçe e Poshtme, rajoni i Shkupit, denoncoi se rreth orës 18:30, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga L.L. (52) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.02.2026, në orën 18:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë është zhvilluar bisedë zyrtare me një grua 44-vjeçare nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar me një send të fortë djalin e saj 16-vjeçar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 12.02.2026, në orën 12:10, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Çairit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.S. (35) dhe një të mituri 14-vjeçar nga njëra anë dhe M.I. (50) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.02.2026, në ora 17:56, në SPB Shkup, M.S. (20) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:50, në autobus të NQP-së në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ajo ishte sulmuar fizikisht nga S.A., të cilin e njihte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.02.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, D.S. (38) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 20:30, në fshatin Trubarevë, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.02.2026, në ora 09:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu Idrizovë u njoftua se në orën 06:00 në institucion, gjatë bastisjes së realizuar, në korridor është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.02.2026, në ora 01:30, në SPB Shkup, O.A. (31) nga fshati Saraj, rajoni i Shkupit, denoncoi se më 13.02.2026 rreth orës 23:20, para një objekti akomodues në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, derisa ishte me të dashurën e tij, dy persona iu afruan, pas çka njëri nga personat e sulmoi fizikisht dhe iu kërcënua edhe me pistoletë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.02.2026 në orën 11:50 në NJPB Kavadar, një banore 28-vjeçare e Kavadarit denoncoi se ishte mashtruar nga një person femër nga Kavadari për shumën prej 180.000 denarësh. Sipas denoncimit, personi i ka sugjeruar të hapin një biznes personal, për çka paratë ia ka dhënë personalisht në dorë, por marrëveshja nuk është realizuar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër A.S. (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Gjatë kontrolleve të kryera në rrugën “Kongresi i Dibrës” në Dibër, nëpunës policorë nga NJPB Dibër e kanë gjetur të denoncuarin duke i dhënë marihuanë një personi nga Struga, pas çka të dy janë privuar menjëherë nga liria.