Më 14.02.2206 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria K.A. (31), M.D. (52) dhe G.D. (25), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar parashtroi kallëzim penal kundër Sh.Sh. (50) dhe M.A. (24), të dy nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se në periudhën nga dhjetori 2024 deri më 31.01.2026, i denoncuari i parë – pronar i një objekti hotelierik në f.Çegran, Gostivar – ka bërë shitjen e kokainës. Më 17.07.2025 në lagjen Pitarcë në Gostivar, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën më parë e kishte siguruar nga i denoncuari i dytë – i punësuar në objektin hotelierik, i cili u ka shitur kokainë personave përdorues. Më 31.01.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në objektin hotelierik, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz “Ekol” e kalibrit 9 mm dhe kokainë.
Më 14.02.2026 rreth orës 21:40 në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Kërste Misirkov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (38) nga f. Gllumovë, rrethina e Shkupit dhe një biçiklete, e drejtuar nga R.S. (55) nga Shkupi. Në ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 14.02.2026 në orën 17:40 në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria L.E. (36) nga Kosova. Gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportës është konstatuar se ka paraqitur dokument udhëtimi të një personi tjetër nga Kosova, i cili kërkohej nga Interpoli, dhe i cili më 12.02.2026 ishte privuar nga liria në pikën e njëjtë kufitare. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër H.K. (29) nga rajoni i Tetovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 11.04.2025, i denoncuari para shtëpisë së tij i ka shitur kokainë një personi nga rajoni i Gostivarit dhe i ka mundësuar ta përdorë.
Më 14.02.2026 në ora 19:10 në OVR Gostivar është raportuar se në kryqëzimin e bul. “Goce Dellçev” me rr. “Zheleznichka” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues “Fiat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.G. (68) nga Gostivari dhe një biçiklete të drejtuar nga Z.N. (75) nga Gostivari. Në ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Është kryer këqyrje e vendngjarjes nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.
Më 14.02.2026 në ora 20:00 në SPB Shkup, N.K. (1974) nga Shkupi denoncoi se në orën 14:15, pranë një objekti në ndërtim në zonën e Kisella Vodës, I.D. nga Shkupi i ka kërcënuar dy të punësuar të cilët punonin në objektin në ndërtim. Sipas denoncimit, pas kësaj ka startuar automjetin “Ford” dhe është përpjekur t’i godasë, por nuk ka arritur, pas çka me automjetin ka goditur automjetin e tij “Seat Leon” me targa të Shkupit, i cili ishte i parkuar para objektit, i cili nga goditja është zhvendosur dhe ka goditur një automjet tjetër “Folksvagen Polo”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë parashtroi kallëzim penal kundër një personi juridik nga Dellçeva dhe N.D. (35) nga Dellçeva, pronar dhe drejtues i personit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Të denoncuarit nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore për ndërtimin e objektit, të parashikuara në nenin 68 dhe nenin 70 të Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht nuk kanë siguruar projekt për objektin, leje ndërtimi nga organi kompetent shtetëror dhe pëlqim për elaboratin për mbrojtje nga zjarri dhe materiet shpërthyese, si dhe kanë ushtruar veprimtari pa dokumentacion përkatës dhe pa e regjistruar objektin në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Më 01.01.2026 ka shpërthyer zjarr në objekt, në të cilin në atë moment ishin të akomoduar rreth 30 mysafirë, me ç’rast ka vënë në rrezik jetën dhe trupin e mysafirëve në kapacitetin akomodues.
Më 14.02.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 11:45, tre persona me qerre kuajsh kanë hyrë në rrethin e një fabrike në zonën e Gjorçe Petrovit, dhe pasi janë vërejtur dhe paralajmëruar nga tre të punësuar se duhet ta lëshojnë rrethin e fabrikës, i kanë sulmuar fizikisht punonjësit, duke përdorur edhe sende druri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë parashtroi kallëzim penal kundër M.S. (55) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 23.12.2025, në një hapësirë zyrtare në komunën e Sveti Nikollës, i denoncuari i ka bërë kërcënime një personi të punësuar në komunë.
SPB Strugë parashtroi kallëzim penal kundër B.D. (45) nga fshati Livadhi i Strugës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit në një automjet udhëtimi, në të cilin ai udhëtonte, nëpunësit policorë nga policia kriminalistike e SPB Strugë gjetën dhe sekuestruan kokainë.
Më 14/15.02.2026 në Veles, në periudhën nga ora 23:00 deri në 01:00, nëpunës policorë nga SPB Veles kryen aksion kontrollues në tre objekte hotelierike për praninë e të miturve pas orës 24:00 dhe për shërbimin e të miturve me alkoolt. Gjatë kontrollit, në një objekt u gjetën dy të mitur që kishin konsumuar alkool, ndërsa pesë të miturve u ishte mundësuar të qëndronin në objekt pas orës 24:00. U zhvillua bisedë zyrtare me një të punësuar në objekt, ndërsa të miturit iu dorëzuan prindërve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
NjPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.Z. (51) nga fshati Zajas i Kërçovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë gjetën dhe sekuestruan fishekë të kalibrit 9 mm që i posedonte pa autorizim.
Më 15.02.2026, në periudhën nga ora 00:00 deri në 03:00, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar kryen aksion kontrollues në objekte hotelierike në rr. “Goce Dellçev”, rr. “Vëllezërit Gjinovski” dhe rr. “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar. Gjatë kontrollit, në një objekt u gjetën dy të mitur, ndërsa në një objekt tjetër u gjet një i mitur pas orës 24:00, të cilët iu dorëzuan prindërve të tyre.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër S.R. (31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë”. Më 14.02.2026 rreth orës 18:00 në Strugë, ai me thikë sulmoi një vajzë 17-vjeçare me të cilën jetonte në bashkëjetesë jashtëmartesore. Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku iu konstatuan lëndime trupore. Sulmuesi është privuar nga liria dhe gjatë testimit të alkoolit tek ai u konstatua 1,82 promilë alkool në gjak.
Më 14.02.2026 në orën 11:10, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria V.D. (46) nga Vinica, duke vepruar mbi një kallëzim paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14.02.2026 në ora 20:10 në SPB Shkup, Z.A. (60) nga Shkupi denoncoi se më 12.02.2026 në orën 06:50 në një vendndalim të autobusëve në zonën e Qytetit të Shkupit, një grua e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.02.2026 në ora 14:10 në SPB Shkup, Z.Sh. (72) nga Shkupi denoncoi se më 13.02.2026 në ora 16:10 në zonën e Qytetit, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.02.2026 në ora 20:45 në SPB Shkup u denoncua se në f. Petrovec, rajoni i Shkupit, rreth orës 19:45, kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi, pronë e R.D. (39) nga f. Petrovec. Nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, zjarri është fikur, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.