SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër H.A. (25) nga fshati Çerkez, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 30.03.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Ç.J.B. (26) nga Turqia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikim parash". Më 06.01.2026, në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, rrethina e Tetovës, i denoncuari ka paguar produkte me një kartëmonedhë të falsifikuar prej 50 eurosh.
Më 15.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria T.G. (34), D.V. (34), D.P. (48) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe D.A. (20) nga f. Novo Sellë, rrethina e Shkupit, K.J. (25) dhe Gj.M. (33), të dy nga f. Petrovec, rrethina e Shkupit, sepse tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 15.02.2026, rreth orës 19:05, në SPB Kumanovë u denoncua se në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur "Smillçinc", komuna e Nagoriçanit të Vjetër, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga S.T. (25) nga f. Neravë, rrethina e Kriva Pallankës, goditi një qen endacak, pas çka kaloi në korsinë e kundërt rrugore dhe u përplas ballë për ballë me një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Kriva Pallankës, të drejtuar nga F.J. (27) nga f. Dllaboçicë, rrethina e Kriva Pallankës. Në ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit të pasagjerëve "BMV", A.S. (20) dhe S.J. (53), të dyja nga Kriva Palanka, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku shoferi S.T. ndërroi jetë nga lëndimet e marra. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Është bërë këqyrje e vendngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.
Më 16.02.2026, në orën 06:30, në NJPB Strugë u njoftua se në rrugën magjistrale Podmojë-Strugë, një mjet transportues ,,man'', i drejtuar nga A.A. (52) nga Republika e Shqipërisë, ka goditur këmbësorin U.D. (75) nga f. Livadhi, rrethina e Strugës, i cili nga lëndimet e pësuara ndërroi jetë në vendin e aksidentit. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore Strugë konstatoi vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi hetimor i NJPB Strugë. Më parë, në orën 06:05 u njoftua se U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misleshevë të Strugës dhe se ka pasur probleme shëndetësore.
SPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër T.M. (33), A.A.V. (23) dhe A.Gj. (23), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në periudhën nga tetori 2024 deri në shkurt 2025, të denoncuarit janë bashkuar për arsye të shitjes së paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të ekstazisë - MDMA dhe për këtë qëllim kanë blerë, kanë mbajtur, kanë shitur dhe kanë ndërmjetësuar në shitjen e paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të një sasie më të madhe ekstazie.
Më 15.02.2026 në orën 22:20 në rrugën "Bllagoja Stefkovski" në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (35) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të një automjeti "BMV" me targa të Shkupit në të cilin udhëtonte me një person tjetër, tek ai u gjet dhe u konfiskua një pistoletë. Ai dyshohet se më 15.02.2026, në orën 22:00, në një objekt hotelierik në vendbanimin -Skopsko Pole, Trubarevë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, bashk me një person tjetër i kanë sulmuar fizikisht I.J. (31) nga f. Marinë, komuna e Ilindenit dhe B.A. (32) nga vendbanimi Ilinden, komuna e Ilindenit, me ç'rast A.S. i ka bërë kërcënime I.S. me pistoletë, pronë e A.M. (30) nga f. Stajkovc, rrethina e Shkupit, e punësuar në MPB, e cila ishte me ta. Pas marrjes së masave, më 16.02.2026 në orën 02:05 në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria edhe A.M. (30). Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 15.02.2026 në orën 18:00 në SPB Shkup, A.B.Zh. (32) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.02.2026 në orën 05:15, SPB Shkup ka pranuar informacion se rreth orës 05:00, në një objekt tregtar në zonën e Karposhit në Shkup, dy persona i kanë bërë kërcënime punonjëses dhe kanë marrë para nga qarkullimi ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.