Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.B. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.11.2025 në Shkup, nëpunës policorë realizuan bastisje ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (48) nga rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "lëndim trupor" dhe "rrezikim i sigurisë". Më 31.12.2025, i denoncuari e sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten e tij, me ç'rast iu kërcënuan me një send të mprehtë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.S. (40) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shmangie". Më 26 shtator 2025, i denoncuari mori hua një automjet pasagjerësh tip ,,Folksvagen Golf'' nga kushëriri i tij, dhe më pas ia shiti për 4,500 euro një personi tjetër nga Shkupi.

 

Më 16.02.2026 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.R. (47) nga Shkupi, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua thërrmuese me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 16.02.2026 në orën 18:15 në Kalimin Kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.E. (51) nga Republika e Turqisë. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare u konstatua se ai kishte paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për sigurimin e mjetit transportues ,,Mercedes'' me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin e drejtonte. Personi dhe dokumentet iu dorëzuan NJPB Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 16.02.2026, rreth orës 17:00, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Zhivko Firfov" në Shkup, automjeti i pasagjerëve "Folksvagen Turan" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (41) nga Shkupi, goditi një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda pësoi fëmija, të konstatuara Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski" Shkup. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 16.02.2026. në orën 06:10, në NJPB Probishtip u njoftua se në rrugën "Miro Baraga" në Probishtip, një automjet pasagjerësh "Tojota" me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.T. (50) nga Probishtip, goditi një këmbësor 18-vjeçar F.A. nga Probishtipi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi këmbësori, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik Probishtip. Me urdhër të prokurorit publik, u bë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i NJPB Probishtip. 

 

Më 16.02.2026 në orën 16:50, në NJPB Sveti Nikollë është denoncuar se në autostradën Milladinovc-Shtip ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Kia" me targa të Shtipit, i drejtuar nga N.G. (51) nga Shtipi dhe një automjeti pasagjerësh "Opel" me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.S. (35) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi drejtuesi i automjetit të pasagjerëve "Kia", ndërsa lëndime trupore pësoi drejtuesi i automjetit të pasagjerëve "Opel" dhe bashkudhëtari i tij E.V. (34) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, të konstatuara në Spitalin Klinik Shtip. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shtipit.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.D. (28) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 05.02.2026 në Koçan, nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast atij iu gjet dhe iu konfiskua marihuanë.

 

Më 16.02.2026, në orën 14:50, në SPB Tetovë u njoftua se në Kodrën e Diellit, pranë vendit të quajtur "Ceripashinë", një ekip i një shoqate sportive dhe i shërbimeve të tjera me një automjet special në orën 16:10 e gjeti personin F.M.L. (24) nga Danimarka, i cili ishte lënduar nga një ortek bore gjatë skijimit. Pas ndihmës së dhënë, personi u transportua me autombulancë në një spital privat në Shkup.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër D.R. (40) nga f. Vellgoshtë, rajoni i Ohrit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "ndërtim i paligjshëm" dhe "uzurpim i patundshmërive". Ajo, në një parcelë kadastrale shtetërore në zonën e po këtij fshati, ka ndërtuar pa leje një rrugë me qasje dhe ka vendosur një rampë hyrëse prej betoni të armuar. Bazuar në situatën e konstatuar, inspektori i autorizuar i ndërtimit përgatiti vendim për largimin e tyre.

 

Më 17.02.2026, në orën 03:20, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan A.Q. (34) nga Shkupi për shkak se në një hapësirë parkingu para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës ai u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policore gjersa kryenin detyra zyrtare . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 16.02.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, H.B. (28) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.02.2026, rreth orës 22:00, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga S.E., i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatës.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër L.A. (48) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 20.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 16.02.2026, në orën 23:05, nëpunsë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria L.K. (19) dhe K.N. (22), të dy nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se, rreth orës 22:30, në një kazino në zonën e Karposhit të Shkupit, e sulmuan fizikisht R.M. (59) me banim në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu