Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër H.V. (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 15.10.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll personal ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe vaj kanabisi.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Z.D. (27), V.M. (28), E.D. (26) dhe J.T. (21), të gjithë nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 15.12.2025, para një objekti hotelierik në Tetovë, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme në një rrjet social, të denoncuarit sulmuan fizikisht S.R. (33) dhe R.U. (18), të dy nga zona e Tetovës.

 

SPB Strumicë-NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër B.A. (41) nga Shkupi dhe N.K. (31) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fajde”. Gjatë gushtit 2025, S.S. ka kërkuar hua prej 1000 eurosh nga i denoncuari i parë me qëllim që t'ia kthejë për një muaj me kamatë prej 200 eurosh, me ç'rast si garanci i ka lënë peng një automjet udhëtarësh, ndërsa ndërmjetës ka qenë i denoncuari i dytë. Pas skadimit të afatit mujor, meqë S.S. nuk kishte mundësi për ta kthyer huanë, i denoncuari i parë i ka llogaritur dhe i ka kërkuar dobi pasurore joproporcionale të llogaritur si kamatë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.N. (60) nga f. Sellcë, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie e pagesës së akcizës”. Më 29.11.2025, në territorin e SPB Tetovë ishte ndaluar një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf”, i drejtuar nga i denoncuari, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ishte gjetur një sasi e madhe produktesh duhani të cilat i nënshtrohen akcizës ligjore, për të cilat nuk kishte paraqitur dokumentacion përkatës për akcizën e paguar, as dokumentacion për origjinën e mallit.

Më 17/18.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.J. (28), M.N. (33), D.P. (38), A.L. (36) dhe N.G. (28), të gjithë nga Shkupi, për arsye se atyre iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

 

Më 17.02.2026, në orën 20:00, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën lokale Tetovë-f.Trebosh, 40-vjeçarja Z.M. nga f. Trebosh, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve "Golf" me targa të Tetovës, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur në një gardh metalik. Nga ky aksident, ka pësuar lëndime të rënda trupore Z.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë këqyje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 17.02.2026, në SPB Shkup u njoftua se në orën 15:20 në rrugën lokale f. Kuçevishtë - f. Kuçevishka Bara, ka ndodhur aksident rrugot ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Ford Fiesta" me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.P. (65) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.S. (57) nga f. Kuçevishtë, rajoni i Shkupit. Në vendin e aksidentit ndërroi jetë shoferi i  i automjetit të udhëtarëve "Ford" V.P., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Shoferi i automjetit pasagjerësh "Volkswagen Golf" Z.S. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë diagnostikuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa një inspektim është kryer nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

 Më 17.02.2025 në orën 19:30, në SPB Gostivar u njoftua se në një rrugë lokale në fshatin Gradec, Gostivar, një automjet udhëtarësh "Opel Korsa" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.A. (30) nga fshati Dobridoll i Gostivarit, ka dalë nga rruga. Në ky aksident, ka pësuar lëndime të rënda trupore bashkudhëtari Xh.Sh. (31) nga fshati Dobridoll, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Me urdhër të prokurorit publik, është kryrer këqyrje e vendit të ngjarjes nga SPB e Gostivarit ka kryer një inspektim.

 

Më 17.02.2026 në orën 10:10, në SPB të Tetovës u njoftua se në një fabrikë në Tetovë, gjatë kryerjes së detyrave të punës, B.N. (46) nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar në një spital privat në Shkup për dhënien e ndihmës,  këyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër C.O. (23) nga fshati Veleshtë i Strugës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë, me urdhër gjykate, realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 18.02.2026 në orën 02:00 në pikëpagesën Demir Kapi, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria R.S. (36) nga SHBA-ja. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.S., i cili paraqiti për kontroll leje qarkullimi dhe patentë shoferi, por refuzoi të paraqesë dokumentin e identifikimit, pas çka i sulmoi fizikisht nëpunësit policorë që po kryenin detyra zyrtare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të pasojë një parashtresë përkatëse.

 

Më 17.02.2026, në orën 09:45, në NJPB Negotinë, një 18-vjeçar nga rrethina e Demir Kapisë ka denoncuar se në tetor ose nëntor të vitit 2025, një person mashkull në Negotinë i ka marrë dhe fotografuar letërnjoftimin e tij me pretekstin se i është nevojitur në një procedurë për shpërndarjen e pakove për kishën, për çka do të merrte kompensim financiar, por deri në njoftimin e ngjarjes, ai nuk është thirrur për të shpërndarë pako dhe as nuk ka marrë para dhe dyshon se letërnjoftimi i tij ishte keqpërdorur për të tërhequr një kredi nga një kompani financiare. Në ndërkohë, ai ka marrë një letër nga një kompani financiare për shlyerjen e një kredie, të tërhequr në emrin e tij në shumën prej 215,731 denarësh, të cilën dyshon se i njëjti person e ka tërhequr duke e keqpërdorur letërnjoftimin e tij. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Accessibility Menu