SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër G.V. (40) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.02.2026, në një parking pranë f. Bellovodicë, rrethina e Prilepit, në rrugën magjistrale Prilep-Kavadar, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjet, të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër I.P. (35) nga Velesi për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "fshehje". Më 26/27.12.2025, në vendin e saj të punës si arkëtare në një firmë private në Shkup, e denoncuara ka marrë një pjesë të parave nga arka, të cilat i ishin besuar asaj, me ç'rast ka përfituar dobi të kundërligshme pasurore prej 212.000 denarësh.
SPB Veles ngriti kallëzim penale kundër K.I. (26) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike". I denoncuari ka marrë të dhëna nga karta e pagesës, pronë e një personi 60-vjeçar, pas çka në disa raste ka kryer një numër të madh transaksionesh të pagesave onlajn, me ç'rast ka përfituar dobi të kundërligjshme pasurore prej 232.788 denarësh.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.D. (36) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "grabitje". Më 26.01.2026 në Shtip, i denoncuari me përdorim të një vegle të përshtashme ka hyrë në shtëpinë e S.D. dhe pasi e ka gjetur brenda, me përdorim të forcës fizike i ka marrë telefonin celular dhe stolitë personale.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.J. (32) dhe E.A. (27), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 31.12.2025 në Tetovë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht N.M. (34).
Më 18.02.2026 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.Ç. (34) nga Shkupi, për shkak se tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.02.2026, në orën 07:00, në SPB Gostivar u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar-f. Gradec, më saktësisht në f. Debreshë, rrethina e Gostivarit, një automjet pasagjerësh "Citroen" nga Gostivari me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 35-vjeçari A.A.Sh. nga f. Debreshë, është përplasur në një shtyllë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.A.Sh., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i NJPB Gostivar.
Më 18.02.2026, në orën 11:15, në NJPB Krushevë është denoncuar se në rr. ,,Mishe Eftim'' në Krushevë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.P. (36) nga Prilepi, ka goditur këmbësorin S.A. (54) nga Krusheva. Pas aksidentit, S.A. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Borka Taleski në Prilep, ku nga ana e mjekut u konstatuan lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi hetimor i NJPB Krushevë.
Më 18.02.2026, në orën 16:20, në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.Z. (38) nga Kosova. Gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportave, është konstatuar se për kontroll ka paraqitur patentë të falsifikuar shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalstike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër Gj.K. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik", e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal. I denoncuari Gj.K., në vendin e punës "polic" në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më 06.02.2026 në rr. "Dame Gruev" në Shkup, drejtoi një automjet pasagjerësh "Seat Altea" pa dhënie të provimit për patentë shoferi, me ç'rast si pjesëmarrës në trafikun publik pa poseduar patentë shoferi për drejtim të automjetit motorik, nuk iu përmbajt rregulloreve të sigurisë në trafik, me çka ka drejtuar automjetin motorik në mënyrë të pakujdesshme. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalstike dhe i Standardeve Profesionale ndaj Gj.K. paraqiti propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe shqiptoi masë të detyrueshme për konfiskimin e armës dhe municionit zyrtar dhe udhëzim për kontrollin e detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Gj.J. (69) nga fshati Strajanë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 09.02.2026 në Gostivar, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Pasat", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast iu gjet dhe iu sekuestrua heroinë.
Më 18.02.2026 në orën 16:15 në rrugën "Ilindenska" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e arrestuan R.M. (51) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg për vepër të kryer penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu - Tetovë për vuajtjen e dënimit.
Më 18.02.2026 në orën 15:00 në SPB Tetovë, një burrë 55-vjeçar nga një fshat në komunën e Zhelinës ka denoncuar se është mashtruar nga S.R. nga f. Kamjan, komuna e Bogovinës. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 S.R. i ka premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësojë që ai të marrë ndihmë sociale dhe një banesë sociale, për çka i ka paguar në disa raste një shumë prej 4.200 eurosh. Pas një kohe, shërbimet nuk u kryen dhe paratë nuk iu kthyen, pas çka e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.02.2026 në orën 02:45 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.Sh. (20), A.G. (19) dhe H.S. (20), të gjithë nga Sudani, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të një 27-vjeçari nga Shkupi se në periudhën nga ora 01:30 deri në orën 02:30 në zonën e Kisella Vodës, i kanë kërkuar para dhe e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 19.02.2026 në orën 02:28 në SPB Shkup, T.D. (43) nga f. Bullaçan, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se në f. Creshevë, pas një grindjeje të mëparshme në një objekt hotelierik, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Departamenti i Policisë në Dibër ngriti një kallëzim penal kundër M.K. (50) nga Dibra për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "uzurpim i patundshmërive". Ai, në një parcelë kadastrale në lokalitetin "Bademi" pranë Dibrës, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme dy objekte ndihmëse në tokë shtetërore, duke përfituar kështu dobi të kundërligjshme pasurore.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër L.R. (25) nga lagjja Teferiç e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhënie e deklaratës së rreme". Ai, në Seksionin e Çështjeve Administrative, e ka paraqitur rrejshëm humbjen e patentës së shoferit, ndonëse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik, ndërsa ka paraqitur kërkesë për lëshimin e një patente të re shoferi.
Më 18.02.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, një 32-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 800 eurosh. Sipas denoncimit, më parë, gjersa drejtonte një automjet pasagjerësh, ishte ndalur në shenjën e dhënë nga një person, i cili i kërkoi para që të mbushte makinën me karburant për të arritur në vendin e caktuar. Siç është denoncuar, janë marrë vesh që t'ia shiste stolitë personale prej ari, ndërsa pasi kishte shkuar në argjentari e kishin njoftuar se stolitë nuk ishin prej ari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.02.2026 në orën 07:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan një 17-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se në një autobus të NQP në zonën e Kisella Vodës në Shkup, me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht D.B. (18) dhe B.J. (18), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.02.2026 në orën 15:50 në zonën Kisella Vodës në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar S.P. (61) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj të punësuarve në një bastore sportive dhe ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Gjatë marrjes së masave, është vërtetuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 2.90 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 18.02.2026, në orën 22:50, në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria P.G. (50) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se para një marketi në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, ai ka sulmuar fizikisht V.S. (40) nga Shkupi dhe S.V. (51) nga Kriva Pallanka, kurse më pas me kërcënime e ka futur në automjetin e pasagjerëve ish-partneren e tij 44-vjeçare dhe e ka sulmuar fizikisht. Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se P.G. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.15 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 19.02.2026, në orën 03:20, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.S. (31) nga Saraji, rajoni i Shkupit, sepse u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.