Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.I. (67) nga fshati Orashë, komuna e Jegunovcës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.02.2026, nëpunës policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Tetovë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe  sekuestruar heroinë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër M.S. (43) nga Makedonska Kamenica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 09.01.2026 në Makedonska Kamenicë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj F.V..

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.I. (25) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "fshehje". I denoncuari, jashtë orarit të punës, erdhi në një objekt tregtar në Shtip, ku punonte dhe me një çelës që e kishte me vete, hyri në objekt dhe mori para.

Më 19.02.2026 në orën 16:30, në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin "Arradhat Partizane" në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.P.A.O. (55) nga Shkupi, një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga A.J. (20) nga Kriva Pallanka dhe një motoçikletë "Suzuki" me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.K. (34) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi i motoçikletës, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski" Shkup. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 19.02.2026, në orën 11:05, në NJPB Gjevgjeli u njoftua se në bulevardin ,,Gjevgjelia'' në Gjevgjeli ka ndodhur aksident rrugor në të cilin ishin përfshirë një automjet pasagjerësh ,,Land Rover'' me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga 76-vjeçari L.R. nga Gjevgjelia ka goditur 77-vjeçaren B.D. nga Gjevgjelia, e cila e shtynte biçikletën. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi B.D., të cilat u konstatuan në Institutin e Shëndetit Publik të Gjevgjelisë. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga NJPB Gjevgjeli.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.Z. (28) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 10.07.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

 

Më 19.02.2026, rreth orës 13:30 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë ndaluan S.V. (45) nga Italia. Gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të automjetit me targa kombëtare italiane, të cilin  e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan tetë mjete të improvizuara me gjilpërë për aktivizimin e municionit të panjohur, një pistoletë e kalibrit 22, gjashtë kuti me nga 100 copë municion, një kuti me 200 copë municion, një kuti me 60 copë municion dhe sende të tjera. Me urdhër të prokurorit publik, personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 19.02.2026, në orën 17:00, në Pikën Kufitare Bllacë, nëpunës policorë e privuan nga liria M.V. (64) nga Kosova, ngase gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar u konstatua se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit - Hungari. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Njësisë Policore Mirkovc për veprime të mëtejshme.

 

Më 19.02.2026 në orën 15:00, në SPB Shkup u denoncua se në një zonë industriale në zonën e komunës së Petrovecit, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim të një fabrike, nga lartësia kishte rënë një profil metalik mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Për ngjarjen u njoftua inspektori i punës, ndërsa u bë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër G.B. (37) nga Rumania për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim i blerësve". Më 10.02.2026 dhe në dy raste më 18.02.2026, i denoncuari dhe djali i tij i mitur, me qëllim mashtrimin e blerësve në zonën e Radovishit, kanë vënë në qarkullim produkte me markë të njohur, të cilat nuk korrespondojnë me origjinën ose cilësinë e produkteve origjinale, duke përfituar dobi të kundërligjshme pasurore prej 250 eurosh dhe stoli ari, të cilat i kanë pranuar për pagesën në këmbim të parave. Më 18.02.2026, i denoncuari dhe djali i tij i mitur janë gjetur në Radovish me një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Shkupit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, ishin gjetur dhe sekuestruar disa komplete të ndryshme me shenjë të një marke të njohur, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, janë gjetur dhe sekuestruar para dhe stoli ari, të cilat i denoncuari ua ka marrë personave të mashtruar për pagimin e produkteve e blera.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër F.S. (36) nga fshati Veleshtë i Strugës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". I denoncuari ka siguruar në mënyrë të paligjshme marihuanë, e ka ripaketuar dhe ia ka shitur një personi nga Ohri, e cila i është gjetur gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve.

 

Më 20.02.2026 në orën 00:50 në Shkup, në një hapësirë parkingu në zonën e Çairit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, rendi dhe qetësia publike janë prishur me përleshje fizike ndërmjet një 16-vjeçari nga fshati Çuçer Sandevë, rajoni i Shkupit, dhe L.B. (37) nga fshati Brazdë, rajoni i Shkupit, nga njëra anë, dhe D.E. (52) dhe S.J. (45), të dy nga fshati Haraçinë, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.

 

Më 19.02.2026 në orën 10:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.S. (42) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një njoftimi paraprak se më 18.02.2026 në shtëpinë familjare në zonën e Shuto Orizarës e ka sulmuar gruan e tij, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.

 

Më 19.02.2026 në orën 22:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.P.K. (41) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një njoftimi paraprak nga partnerja e tij 40-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e saj të mitur në shtëpinë familjare në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

 

Më 19.02.2026 në orën 10:15 në SPV Shkup, T.D. (43) nga fshati Bulaçani, Shkup ka raportuar se në dhe para një objekti hotelierik në fshatin Creshevë, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga I.I., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.02.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, një 81-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 18.02.2026 rreth orës 15:30 në një ndërtesë banimi në lagjen Çair të Shkupit, është sulmuar fizikisht nga dhëndri i tij S.A., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 19.02.2026 në orën 12:30 në NJPB Negotinë, një banor 76-vjeçar i Negotinës ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 4,000 eurosh. Sipas denoncimit, personi i ka kërkuar të dëmtuarit t'i japë 4,000 euro për t'ia treguar një personi tjetër, të cilin e ka prezantuar si shtetas të huaj, me qëllim që t'i dëshmojë se euro është monedhë e vlefshme në vend. Siç është denoncuar, ai ia ka dhënë paratë, ndërsa personi i ka dhënë një çantë me dry për ta mbajtur si dëshmi se do të kthehej. Pasi i dëmtuari e ka hapur çantën, ai e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 19.02.2026 në orën 17:15 në NJPB Negotinë, një banore 81-vjeçare e Negotinës ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 3,000 eurosh. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar atë në telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhej aktualisht në spital me frakturë dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, për të cilën duhej të paguante. Siç denoncohet, ajo i la paratë në vendin e dakorduar, dhe më vonë e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Accessibility Menu