Më 20/21.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.J. (46), U.B. (34), B.T. (43) dhe tre të mitur të moshës 15, 16 dhe 17- vjeçare, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe substancë e ngurtë e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen parashtresa të përshtatshme.
Më 20.02.2026 rreth orës 20:55, në SPB Dibër u njoftua se në rrugën “Isa Boletini” në Dibër, automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Dibrës, i drejtuar nga E.B. (20) nga Dibra, goditi këmbësorin N.L. (80) nga Dibra. Në ky aksident, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Special “Shën Erazmo”. U bë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetues i SPB Dibër.
Më 21.02.2026 rreth orës 00:20, në SPB Vinicë u denoncua se në rrugën rajonale në dalje të Vinicës drejt Berovës, automjeti “Seat Arosa” me targa të Vinicës, i drejtuar nga M.M. (34) nga fshati Krushevë, rrethina e Vinicës, doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, në vendin e ngjarjes ndërroi jetë shoferi, ndësra nga ana e mjekut të Ndihmës Urgjente Mjekësore u konstatua vdekja. U bë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetues i SPB Vinicë, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ka dorëzuar kallëzim penal kundër T.J. (20) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogës narkotike”. Nëpunës policorë kryen kontroll në parkingun e vendit të quajtur “Kalaja e Vinicës” në Vinicë, ku u konstatua se i denoncuari i kishte mundësuar një personi përdorimin e marihuanës. Po ashtu, gjatë kontrollit në mopedin e tij u gjet marihuanë.
SPB Veles ka dorëzuar kallëzim penal kundër H.D. (23) nga Rosomani dhe U.S. (26) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe tregtim i drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.07.2025, i i denoncuari i parë i shiti një të riu 19-vjeçar marihuanë, ndërsa i denoncuari i dytë ditën e njëjtë i shiti amfetaminë dhe marihuanë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal kundër H.S. (59) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 22.01.2026 në Gostivar, i denoncuari sulmoi fizikisht një të mitur, i cili më parë së bashku me disa të mitur të tjerë kishte hedhur topa akulli në drejtim të automjeteve, dhe një prej tyre e goditi të denoncuarin.
Më 20.02.2026, rreth orës 13:05, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria I.B. (31) nga Velesi, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Veles, për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjet e tre muajsh për kryerje të veprës penale “vjedhje e rëndë”, e ndëshkueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.
Më 20.02.2026 në SPB Tetovë, Z.I. (39) nga fshati Gajre raportoi se rreth orës 20:00 në fshatin Gajre, ishte kapur nga L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët dolën nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës dhe më pas e futën me forcë në oborrin e shtëpisë së L.M. Aty e kërcënuan me armë zjarri dhe e sulmuan fizikisht me një send të fortë. Pas masave të marra, rreth orës 21:50 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria A.M. (43) dhe E.M. (20) nga fshati Gajre, të cilët u gjetën në automjetin “Golf” që nuk ndaloi parë në shenjën e dhënë të nëpunësve policorë. Në fshatin Gajre, në prani të prindit, u privua nga liria edhe i mituri 16-vjeçar. Personat u ndaluan në stacion policor, ndërsa automjeti u mbajt për kontroll në Stacionin Policor Tetovë. Po ndërmerren masa për gjetjen e L.M. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 21.02.2026 rreth orës 01:50, në rrugën “Pitarnica” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar privuan nga liria F.I. (36) nga fshati Vrutok, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e disa vjedhjeve gjatë këtij dhe muajit të kaluar në zonën e Gostivarit. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të dorëzohet kallëzim penal.
Më 20.02.2026 në orën 21:45 në SPB Shkup, Z.P. (51) nga Shkupi denoncoi se më 15.02.2026 në zonën e Gjorçe Petrov ishte sulmuar fizikisht nga I.T. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 20.02.2026 në orën 14:50 në SPB Shkup, M.K. (24) denoncoi se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga A.R. (45), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim penal.
Më 20.02.2026 në orën 20:20 në SPB Shkup, D.J. (47) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30 në Parkun e Qytetit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga një person me send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.02.2026 rreth orës 23:30 në fshatin Haraçinë, rrethina e Shkupit, A.A. denoncoi se i biri 17-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të cilët i ka njohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 20.02.2026 rreth orës 10:40 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” u raportua se I.S. (45) nga Shkupi kishte marrë lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt nën ndërtim në zonën e Gjorçe Petrovit. U njoftua inspektori i punës.
Më 20.02.2026 në orën 17:00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga Sveti Nikollë e privuan nga liria R.A. (21) pas një kallëzimi të mëparshëm se ai e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 34-vjeçare në shtëpi dhe i kishte marrë telefonin celular dhe çelësat e makinës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatës.
Më 20.02.2026 në orën 18:30 në Stacionin Policor Dellçevë, nëpunës policorë zhvilluan një intervistë zyrtare me Sh.M. (37) nga Dellçeva pas një denoncimi të mëparshëm se ai e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij 44-vjeçare, e cila gjithashtu kishte përdorur një send të fortë, si dhe kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës.
Më 20.02.2026 në orën 19:00 në NJPB Sveti Nikollë, u denoncua se kishte shpërthyer zjarr në një fabrikë pranë Sveti Nikollës. Nga ana e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Sveti Nikollë u shua zjarri. Persona të lënduar nuk ka. Gjatë ditës do të kryhet inspektimi.