Më 21/22.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.B. (39), G.S. (40) dhe D.B. (18), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata u gjet dhe u sekuestrua materie pluhurore, marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Më 21.02.2026 në orën 20:00, në vendbanimin Drenovec, Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhrit të gjykatës, e arrestuan M.A. (42) nga f. Poroj për vuajtje të dënimit me burg prej katër muajsh sipas nenit 386 të Kodit Penal. Ai u shoqërua në INP Burgu Tetovë për vuajtje të dënimit dënimin.
Më 21.02.2026 në orën 19:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria B.B. (23) nga Shkupi. Ai gjatë një ndeshjeje basketbolli në një sallë sportive në Kumanovë, e goditi një fëmijë të mitur me një monedhë metalike me ç'rast i shkaktoi lëndime. B.B. u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.Sh. (25) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Në vitin 2025 në Tetovë, nëpunës policorë vunë re një automjet udhëtarësh ,,BMV'' në të cilin ishin dy persona të cilët po bënin shitblerje të marihuanës. Menjëherë më pastaj u ushtrua kontroll ndaj njërit prej personave, me ç'rast është gjetur marihuanë të cilën e kishte siguruar më parë nga i denoncuari.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.A. (51) dhe F.T. (56), të dy nga fshati Negotinë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.05.2025 në Gostivar, nëpunës policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar të Drogës dhe të Armëve Gostivar kanë ndaluar një automjet udhëtarësh, në të cilin ndodheshin të denoncuarit, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 21.02.2026 në SPB Strumicë u njoftua se në kohën prej orës 19:30 deri në orën 19:45 kishte shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh „Land Rover“ me targa të Strumicës i cili ishte përhapur dhe kishte kapluar edhe një automjet tjetër udhëtarësh „Ford“ me targa të Strumicës. Automjetet ishin parkuar në një hapësirë parkingu para një ndërtese në rrugën „Vëllezërit Milladinovi“ në Strumicë. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Strumicë u shua zjarri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa këqyrje në vendngjarje kanë kryer një inspektor për zjarre dhe një ekip i inspektimit nga SPB Strumicë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.02.2026 rreth orës 16:30 në NJPB Strugë u njoftua se në rrugën „Strushki Kepenci“ në Strugë, një automjet transportues „Iveko“ me targa të Strugës, i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga ka goditur 70-vjeçaren I.I. nga fsh. Misllodezhdë, rrethina e Strugës. Pas aksidentit, I.I. u dërgua në Qendrën Mjekësore Strugë për dhënie të ndihmës mjekësore, ku më vonë ndërroi jetë. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i NJPB Strugë. Në orën 21:40, nëpunës policorë e privuan nga liria N.O. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.02.2026 në orën 02:40, në një kazino me vendndodhje në rrugën „Tane Caleski“ në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë gjetën dhe sekuestruan dy mbështjellëse najloni me mbetje të një materie pluhurore të bardhë. Lidhur me këtë rast, i privuan nga liria R.Ç. (23) nga fsh. Cërvevc i Kërçovës dhe B.R. (21) nga fsh. Greshnicë ndërkaq i ftuan në bisedë Sh.F. (29) dhe A.A. (29) nga fsh. Garan. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.02.2026 në ora 22:20 në Shkup, në një qendër tregtare në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.N. (20) nga Shkupi, pasi që kishte sulmuar fizikisht një person të punësuar si sigurim, meqë paraprakisht kishte tentuar të vidhte një produkt nga një dyqan. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 21.02.2026 në ora 22:30 në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare denoncoi se në Parkun e Qytetit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.D. (31). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.02.2026 në ora 11:30 në SPB Shkup, B.J. (46) denoncoi se në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga B.P. (44). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.02.2026, në orën 15:20, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 11:30 në zonën e Gazi Babës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.D. (73) dhe D.D. (47), të dy nga Shkupi, me ç’rast u përdor edhe një mjet i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 21.02.2026 rreth orës 18:04 në SPB Shkup nga INP Burgu Shkup u njoftua se në institucion Sh.M. ka sulmuar fizikisht M.M., përndryshe të dy të paraburgosur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.