Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (51) nga Greqia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 12.02.2026 në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë në automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes’’ me targa kombëtare gjermane, me të cilin udhëtonte A.K.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.Z. (82) nga fsh. Zajas, rajoni i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 18.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit në fsh. Zajas, me ç’rast u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 38 fishekë të kalibrit 9 mm.

 

Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Gjevgjeli ngriti kallëzim penal ndaj N.K. (57) nga Vallandova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim i dokumentit". Më 24.01.2026 në fsh. Kazandol, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Dojran i Vjetër ndaluan një automjet udhëtarësh "Jugo", të cilin e drejtonte i denoncuari, ndërsa pas verifikimit të kryer u konstatua se targa e regjistrimit  rrjedh nga një automjet tjetër.

 
 
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër R.S. (36) nga SHBA për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 18.02.2026 në pikëpagesën rrugore Demir Kapi, i denoncuari sulmoi fizikisht dy nëpunës policorë të cilët kryenin veprime zyrtare.
 
 
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 30.12.2025, i denoncuari i ka bërë kërcënime përmes telefonit një personi dhe nënës së tij, i cili më parë ka qenë i punësuar në firmën e tij.

 

 NJPB Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik me seli në fsh. Izhishtë dhe B.B. (44) nga Makedonski Brodi, person përgjegjës në personin juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "vjedhje". Të denoncuarit, si koncesionarë të Njësisë Pylltaria-Ekonomike "Stërmoll-Llatovë-Konjarnik", në bazë të marrëveshjes për prerjen dhe dërgesën e druve, si dhe lidhjen e anekseve të marrëveshjes, duhej të bënin prerje me dërgesë të 1500 metrave kub dru për ngrohje dhe 300 metrave kub dru teknik. Përveç kësaj, në mënyrë të kundërligjshme janë prerë dhe dërguar 291,19 metra kub pa mandatarkëtime të bashkëlidhura për prerjen dhe dërgesën, me çka është realizuar përfitim i kundërligjshëm pasuror në lartësi prej 653,228 denarësh sipas çmimores së rregullt ose 2,037,700 denarë sipas çmimores së dëmtuar.

 

Më 22.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.D. (39), M.I. (19), M.Z. (27) dhe O.J. (34), të gjithë nga Shkupi, B.D. (47) nga fsh. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, S.T. (31) nga fsh. Shishevë, rajoni i Shkupit, L.B. (32) nga Shtipi dhe E.A. (20) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, sepse atyre u janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.


Më 23.02.2026 në orën 00:50 në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.U. (41) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve, u konstatua se për kontroll kishte paraqitur kartonë të gjelbër të falsifikuar ndërkombëtarë për mjetin transportues "daf" me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 22.02.2026 në orën 15:50 në SPB Shkup, G.K. ka denoncuar se më 21.02.2026 rreth orës 21:15 në zonën e Karposhit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.02.2026 në orën 16:45 në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Shuto Orizarës, pas një grindjeje të mëparshme, O.A. (59) sulmoi fizikisht Xh.K. (65), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.I. (27) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes punëve në fushën e sigurisë”. Më 05.01.2026, para një objekti hotelierik, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj motrës së tij, e më pas në objektin hotelierik ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kryenin veprime zyrtare.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.Z. (28) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 10.07.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

 

Më 22.02.2026 në orën 20:00 në SPB Tetovë, një grua 32-vjeçare nga Tetova denoncoi se ishte mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 3,000 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, ajo ishte marrë vesh me personin që t'i ndërmjetësonte për sigurimin e një vize pune për Gjermani, ndërsa shumën e parave ia kishte dhënë në disa raste. Siç është denoncuar, shërbimi nuk u krye, ndërkaq kur hyri në kontakt me të dhe ia kërkoi paratë, ai filloi grindjen, e më vonë u bë i paaritshëm. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu