Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.02.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër N.C. (33) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautoriyuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.02.2026, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Veles kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ishin gjetur amfetaminë, një peshore digjitale dhe para.

 


NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër N.A. (49) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim i dokumentit". Në shtator të vitit 2025, i denoncuari ka bërë një dokument të falsifikuar - dëftesë në emrin e tij të dhënë nga një shkollë fillore për mbarimin e klasës së tetë, të cilën ka pasur për synim që ta përdorë për regjistrim në autoshkollë për dhënie të provimit për patentë shoferi, ndonëse kishte mbaruar klasën e katërt.

 


SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.D. (30), M.D. dhe Zh.S. (30), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar". Më 05.10.2025 në një objekt hotelierik në Kumanovë, të denoncuarit kanë penguar nëpunës policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, nuk i kanë respektuar urdhrat dhe kanë dhënë rezistencë aktive gjatë privimit.

 

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (20) nga fsh. Reçicë e Epërme, N.M. (66) nga fsh. Reçicë e Vogël, I.I. (51) nga Tetova, A.R. (58) nga Tetova, I.R. (38) nga fsh, Gradec, rrethina e Gostivarit dhe N.M. (23) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "mashtrim" dhe kundër A.B. (47) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për "ndihmë" në lidhje me veprën penale "mashtrim". Më 03.06.2025, i denoncuari i parë dhe i dytë, pasi që kishte ndodhur një aksidenti rrugor midis dy automjeteve të udhëtarëve, me qëllim që të përfitonin dobi të kundërligjshme pasurore, vunë në dukje se si pjesëmarrës në aksidentin e njëjtë rrugor ishin edhe i denoncuari i tretë, i katërt, i pestë dhe i gjashtë, përkundër asaj se ata nuk kanë qenë pjesëmarrës. Ndërsa, i denoncuari i shtatë i ka këshilluar të denoncuarit se si të vepronin, përkatësisht të shkonin në Spitalin Klinik të Tetovës dhe të paraqiteshin si pjesëmarrës në aksident rrugor me qëllim që të merrnin kompensim financiar.

 

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.K. (22) nga rrethina e Vinicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 31.10.2025 në Makedonska Kamenicë, në një automjet udhëtarësh “Folksvagen Pasat” të parkuar, i denoncuari i ka mundësuar një të mituri të përdorë kokainë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër T.A. (64) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 06.02.2026, në oborrin e shtëpisë familjare në Dellçevë, e denoncuara ka sulmuar fizikisht një të mitur, i cili po luante me nipin e saj të mitur.

 

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër G.G. (48) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "tregtimi i paautorizuar me mallra nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore". I denoncuari, që të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore, gjatë vitit 2024 kanë blerë bajoneta, shpata, një komplet alpinizmi zviceran dhe një figurinë në formë luani, të cilat paraqesin mallra nën mbrojtje të përkohshme, dhe më pas i kanë shitur ato përmes një faqeje onlajn në rrjetet sociale.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër S.M. (20), M.A. (19) dhe tre të miturve, të gjithë nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të dy veprave penale "grabitje" dhe "vjedhje e rëndë" në mënyrë të paturpshme. Më 09.02.2026 në Prilep, të denoncuarit kanë hyrë në shtëpinë e E.I. dhe me përdorim të forcës fizike asaj i kanë marrë para, stoli personale dhe sende të tjera. Më 12.02.2026 në Prilep, të denoncuarit e kanë takuar E.S. dhe me përdorim të forcës fizike asaj i kanë marrë portofolin me para, telefonin celular dhe sende të tjera. Ndërsa, më 15.02.2026 në Prilep, të denoncuarit me përdorim të forcës fizike një personi i cili ka drejtuar biçkletë i kanë marrë një çantë me para, telefona celularë dhe sende të tjera.

 

Shërbimi i Sigurisë Publike Manastir ngriti kallëzim penal kundër V.F. (42) nga Manastiri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “tentativë vrasjeje”, “rrezikim i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 18.02.2026, në shtëpinë familjare në Manastir ku jetojnë fëmijët e tij, i akuzuari sulmoi me sende të mprehta djalin e tij 21-vjeçar dhe vajzën e tij 16-vjeçare. Ndërsa, më 19.02.2026, në Stacionin Policor të Manastirit, ndërsa me të zhvillohej një bisedë zyrtare, ai dëmtoi një pjesë të inventarit dhe sulmoi oficerët e policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

 

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër V.F. (42) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale “tentim vrasje”, “rrezikim i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 18.02.2026, në shtëpinë familjare në Manastir ku jetojnë fëmijët e tij, i denoncuari i ka sulmuar me sende të mprehta djalin e tij 21-vjeçar dhe vajzën e tij 16-vjeçare. Ndërsa, më 19.02.2026, në Stacionin Policor  Manastir, teksa me të zhvillohej një bisedë zyrtare, ka dëmtuar një pjesë të inventarit dhe ka sulmuar nëpunësit policorë gjersa po kryenin veprime zyrtare.

 

Më 23.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Z.K. (28) dhe A.A. (42), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 23.02.2026 në orën 08:15, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (52) nga Indonezia. Ajo dyshohet se më 21.02.2026 rreth orës 19:15, në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup, të punësuarës në objekt ia ka marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.Z. (82) nga fsh. Zajas, rrethina e Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 18.08.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në fsh. Zajas, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 38 fishekë të kalibrit 9 mm.

 

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.A. (28) nga Shkupi dhe M.J. (19) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale “dhunë” dhe “kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës”. Më 07.08.2025, në një pikë karburanti në dalje nga Tetova për në Shkup, të denoncuarit ia kanë bllokuar rrugën A.D. me automjet udhëtarësh, I kanë bërë kërcënime dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht para një objekti hotelierik.




Më 23.02.2026 në orën 20:30, NJPB Prilep mori një njoftim se në fshatin Debreshtë, komuna e Dollnenit, një automjet udhëtarësh ,,Opel'' me targa të Prilepit, i drejtuar nga një i mitur 14-vjeçar nga fshati Debreshte, është përplasur në një shtyllë betoni. Në ky aksident aksident, një pasagjer 14-vjeçar nga fshati Debreshtë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi dhe një pasagjer 16-vjeçar nga fsh. Debreshtë kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit të Prilepit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor nga NJPB Prilep.

 

Më 23.02.2026 në orën 11:10, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria 15-vjeçar nga Kumanova për shka se ka marrë një  automjet udhëtarësh ,,Ford Eskort''  të parkuar, në pronësi të R.J. (25) nga Kumanova. Ai dyshohet gjithashtu se ka hyrë në dy prona private dhe ka marrë disa sende. I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 23.02.2026 në orën 16:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria N.D. (26), N.J. (25) nga Kumanova dhe M.S. (20) nga fsh. Dobraçë, komuna e Nagoriçnait të Vjetër, për shkak se kanë marrë sende nga një objekt afarist në fshatin Dobroshanë, rrethina e Kumanovës. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 23.02.2026 në orën 12:50, është denoncuar se nga një plantancion vreshti në Kavadar, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, janë marrë shtylla betoni. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë të të NJPB Kavadar e privuan nga liria R.A. (27) nga fshati Vozarc, rrethina e Kavadarit. Gjatë kontrollit të një traktori "Ferguson" me rimorkio, të drejtuar nga R.A., janë gjetur dhe sekuestruar shtylla betoni, të cilat dyshohet se janë marrë nga personi juridik. Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të përpilohet kallëzim përkatës.

 

Më 24.02.2025 në orën 00:05 në SPB Shkup, D.I. (47) nga Shkupi denoncoi se më 21.02.2026 rreth orës 21:00 në zonën e Karposhit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.02.2026 në orën 22:00 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.N. (36) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht partneren e tij 40-vjeçare në një shtëpi në zonën e Qendrës, me ç'rast ka përdorur një send të fortë, ndërsa e ka kërcënuar edhe me send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 23.02.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 09:00 në shtëpi në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj R.T. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.02.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup, J.C.A. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:45 në zonën e Karposhit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të cilët i ka njohur, me ç'rast njëri prej tyre ka incizuar me telefon celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.02.2026 në orën 20:30 në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan  B.F. (33) nga Shkupi sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Accessibility Menu