SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër Z.J. (53) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 27.08.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.Sh. (45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "uzurpim i patundshmërive" dhe "ndërtim i paligjshëm". I denoncuari, gjatë vitit 2025 në vendbanimin e pushimores "Kodra e Diellit", në tokën shtetërore ka ndërtuar objekt me strukturë të fortë, pa leje përkatëse për ndërtim të dhënë nga organi kompetent.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (23) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 10.07.2025, në një objekt hotelierik në fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj një nëpunësi policor i cili po kryente veprime zyrtare.
Më 24.02.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria L.A. (20) nga Shkupi dhe M.R. (23) nga Tetova, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.
Më 24.02.2026 në orën 10:30, në SPB Shtip është denoncuar se në rrethrrotullimin e rr. "Partizanska" me rrugën "Boris Krajger" në Shtip ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një mjeti transportues "Folksvagen Kedi" me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.S. (57) dhe një mopedi "Aprilia" me targa të Shtipit, i drejtuar nga një 16-vjeçar, të dy nga Shtipi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i mopedit dhe bashkudhëtari i tij 14-vjeçar nga Shtipi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shtip.
Më 24.02.2026 në orën 15:35 në Njësinë Policore Tearcë, një i punësuar në firmë private private denoncoi se gjatë kryerjes së gërmimit me një makinë pune-ekskavator në pronën në pronësi të A.N. nga fsh. Tearcë, i cili ka qenë me punë të përkohshme në Danimarkë, ka gjetur një mjet shpërthyes-granatë, e cila ishte e ndryshkur. Është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga ana e së cilës do të largohet mjeti shpërthyes.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër M.L. (30) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Ai ishte hasur nga nëpunësit policorë gjatë shitjes së marihuanës një personi nga Ohri, pas çka ishin privuar nga liria.
Më 24.02.2026 në orën 13:30 në SPB Manastir, një burrë 83-vjeçar nga Manastiri denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 10,000 eurosh. Sipas denoncimit, personi e ka lajmëruar, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se mbesa e tij kishte rënë nga shkallët dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte e nevojshme të kryhej operimi urgjent, për çka duhej të paguante. Siç është denoncuar, ai ia ka dhënë paratë një personi i cili kishte ardhur para derës së tij, dhe pasi ka folur më vonë me të birin, ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër B.B. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "pengim i drejtësisë". I denoncuari B.B., në vendin e punës inspektor i ri për delikuencën e të miturve dhe dhunën në familje në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike Koçan në SPB Shtip, me qëllim që të fshehë dhe shkatërrojë provat për të vështirësuar vërtetimin e veprës penale në procedurën e filluar ndaj një personi të dyshuar, në mënyrë të pabazë e ka vonuar ekzekutimin e urdhrit të prokurorit publik për sigurimin e sendeve që mund të shërbejnë si provë në procedurën para gjykatës ose ndonjë organi tjetër kompetent, me çka e ka penguar, gjegjësisht e ka vështirësuar vërtetimin e veprës së vazhdueshme penale "mashtrim". Gjegjësisht, gjatë privimit nga liria të të dyshuarit dhe gjatl shoqërimit të tij në stacionin policor, ai nuk ia ka marrë telefonin celular, me çka i ka mundësuar ta përdorë telefonin celular dhe më pas ta nxjerrë nga stacioni policor, gjë që e ka bërë këtë provë të papërdorshme. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të paraqesë propozim për të filluar procedurën kundër të denoncuarit për të përcaktuar përgjegjësinë për shkeljen e rregullave dhe disiplinës së punës.
Më 25.02.2026 në orën 01:35, në SPB Strumicë është denoncuar se në rrugën magjistrale Strumicë - Pika Kufitare Novo Sellë, në fsh. Turnovë, komuna e Bosilovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një mopedi pa targa, të drejtuar nga I.J. (45) nga fshati Borievë dhe një mjeti transportues "Iveko" me gjysmërimorkio me targa të Strumicës, të drejtuar nga V.G. (64) nga Strumica, i cili nuk është ndalur në vendngjarje, por pas ndërmarrjes së masave ishte ndaluar nga një nëpunës policor. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i mopedit, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i NJPB Strumicë.
Më 24.02.2026 në orën 10:05, në SPB Shkup, nga një spital privat në Shkup është denoncuar se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.B. (43) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai i mori lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në zonën e Gazi Babës.
Më 24.02.2026 në orën 17:45, në SPB Shkup, E.B. (49) nga Shkupi denoncoi se në zonën e komunës së Aerodromit, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë portofolin me para dhe dokumente. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.M. (26) nga fshati Jazhincë, komuna e Jegunovcës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar". Më 12.12.2025 në rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar nëpunësit policorë gjersa i shqiptonin dënimim për kundërvajtjen e kryer rrugore.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (56) nga fsh. Çiflik, komuna e Zhelinës, me qëndrim në Strumicë, Sh.P. (30) dhe D.S. (25), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ku qëndronte i denoncuari i parë, me ç'rast ishin gjetur i denoncuari i dytë dhe e denoncuara e tretë, ndërsa ishin gjetur dhe konfiskuar kokainë, një peshore digjitale dhe telefona celularë.
Më 24.02.2026 në orën 13:45 në SPB Shkup, D.H. (27) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Çairit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.02.2026 në orën 04:00 në SPB Shkup, D.T. (21) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:50 në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga D.D. dhe K.J.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.02.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup është denoncuar se në vendbanimin Qeramidnicë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të 71-vjeçares T.P. nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore. Zjarri e shoi një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa pronarja është gjetur e pajetë në vendngjarje. Mjeku i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, dhe me udhëzimin e prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 24.02.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, I.S. (52) nga fsh. Saraj, rajoni i Shkupit, denoncoi se rreth orës 11:45 në zonën e Karposhit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, gjersa drejtonte automjetin e udhëtarëve, është ndaluar nga një automjet tjetër pasagjerësh, pas çka shoferi i atij automjeti është ndalur dhe e ka kërcënuar me pistoletë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.02.2026 në orën 22:30, në Stacionin Policor të Kisella Vodës është arrestuar A.S. (41) nga Shkupi, duke vepruar sipas një njoftimi të mëparshëm se në zonën e Bit Pazarit ka tentuar të sulmojë I.M. me një send të fortë, me ç'rast me vete ka pasur edhe një armë zjarri. Sipas njoftimit, më pas I.M. ia ka dëmtuar dritaret e shtëpisë A.S. me sende të ndryshme të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.