SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (45) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 05.09.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarve, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër S.G. (38) dhe J.G. (35), të dy nga fshati Bashtevë, rrethina e Kriva Pallankës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 26.12.2025, në vendin e quajtur "Çatal", rrethina e Kratovës, pas një grindjeje të mëparshme, e kanë sulmuar fizikisht D.P..
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër B.B. (39) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 04.12.2025 në Shkup, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe konfiskuar municion.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.B. (25) nga fsh. Strimnicë, komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar" dhe "rrezikim i sigurisë". Më 28.01.2026, përderisa nëpunës policorë po bënin bastisje në shtëpinë e tij, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe u ka bërë kërcënime.
Më 26.02.2026 në orën 04:05 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.A. (24) nga Shkupi për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 25.02.2026 në orën 16:00 në SPB Manastir, një banore 84-vjeçare e Manastirit denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 9.600 eurosh. Sipas denoncimit, personi më parë e ka telefonuar, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj kishte pësuar fraktura dhe ishte e nevojshme të bëhej operacioni urgjent, për çka duhej të paguante. Siç është denoncuar, ajo ia kishte dhënë paratë një personi që kishte ardhur në ndërtesën e saj, dhe pasi më vonë kishte folur me vajzën e saj ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.02.2026 në SPB Shkup është denoncuar se në banesën fqinjit në zonën e Gazi Babës në Shkup është gjetur S.L. (29) nga Shkupi, i cili ka qenë në gjendje jokontaktuese. Personi është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup për dhënie të ndihmës mjekësore, ndërsa në bisedë zyrtare, babai i tij P.L. (63) ka shpjeguar se S.L. nuk është kthyer nga puna ditën e kaluar, ndërkaq në mëngjes fqinji e ka lajmëruar se ka qenë në banesën e tij dhe se më parë ka konsumuar alkool. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër I.T. (47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Ai, në një parcelë kadastrale në fshatin Konjsko të Ohrit, pa leje ndërtimi të lëshuar nga Sektori për Urbanizëm dhe Menaxhim të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit, ka ndërtuar një shtëpi pushimi Pas kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, është miratuar vendimi për largimin e ndërtimit.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër P.P. (41) nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Strugë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Ai, në një objekt ushqimor në Strugë gjeti një portofol që i përkiste një personi nga një fshat i Strugës, pas çka me paratë, kurse më pas edhe me kartën pagesore bankare, në disa pika tregtimi, në mënyrë të paautorizuar ka realizuar pagesë për nevojat e tij.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër K.J. (25) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 15.02.2026 në bul. "Nikolla Karev" në Shkup, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 25.02.2026 në orën 18:00, në NJPB Kriva Pallankë u njoftua se në rrugën magjistrale Kriva Pallankë - Kumanovë, në fshatin Zhidillovë, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues ,,Mercedes'' i drejtuar nga E.M.S. (59) nga Bullgaria, ka goditur një kafshë shtëpiake - lopë, pas çka kafsha kishte ngordhur, ndërsa ai u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin. Pas marrjes së masave, E.M.S. u gjet dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Këqyrje e vendit të ngjarjes e bëri një ekip i NJPB Kriva Pallankë.
Më 25.02.2026, në orën 09:35, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria J.Gj. (27) nga fshati Zhidillovë, rrethina e Kriva Pallankës, për shkak se kishte penguar të punësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kryerjen e veprimeve zyrtare, ndërkaq të cilët po vepronin sipas vendimit për zbatimin e masave për sekuestrimin e kafshëve shtëpiake - lopëve. Ajo u ndalua në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 26.02.2026 në orën 04:05 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, oficerët policorë të SPB Shkup ndaluan H.B. (33) nga Shkupi për shkak se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 25.02.2026, në orën 16:00, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan K.N. (33) nga Shkupi sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.02.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, J.E. (22) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit denoncoi se rreth orës 16:30 në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person, me ç'rast ka përdorur një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.02.2026 në orën 09:50 në SPB Shkup, S.M. (34) nga Shkupi denoncoi se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në Stacionin e Autobusëve për Qarkullim Ndërurban në Shkup. Po merren masa për sqarimin e rastit.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (40) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.08.2025 në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, policia e burgut ushtroi kontroll ndaj të denoncuarës, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë, të cilën A.A. tentoi ta fuste në institucion.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër A.B., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik" sipas nenit 297-a të Kodit Penal. I denoncuari A.B., nëpunës policor në Departamentin e Sigurisë së Kuvendit të RMV-së, Sektori për Sigurimin e Objekteve me Interes Shtetëror pranë Departamentit për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara, më 12.02.2026 në rrugën "11 Tetori" në Shkup, ka drejtuar automjetin e tij personal të udhëtarëve "BMV" pa dhënien e provimit për leje drejtimi, përkatësisht pa patentë shoferi, ndërsa me urdhër të prokurorit public, automjeti është konfiskuari. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale paraqiti propozim kundër A.B. për të filluar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.