SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.E. (38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 03.09.2025, nëpunës të burgjeve në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Manastir kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër V.S. (43) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "fshehje". Më 01.07.2025, i denocuari si i punësuar në një filial kazinoje në Koçan, nga arka ka marrë dhe ka përvetësuar 332.330 denarë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.M. (33) dhe A.O. (47), të dy nga fshati Pirok, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 02.11.2025, në një dyqan sanduiçësh në f. Pirok, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të denoncuarit janë përleshur fizikisht.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.V. (44) nga fshati Zdunjë, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "shfrytëzimi i paligjshëm i lëndëve të para minerale". Më 23.09.2025 në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, në vendin e quajtur "Krasta", nëpunës policorë e kanë gjetur të denoncuarin me një person tjetër nga Gostivari duke gërmuar një tampon me makinë ndërtimi-ekskavator, pa pëlqimin e koncesionarit nga Gostivari.
Më 26.02.2026 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria H.H.Sh. (34) nga Turqia, me qëndrim në Shkup dhe P.K. nga Danimarka për arsye se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
Më 26.02.2026 në SPB Shkup, D.A. nga fsh. Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, denoncoi se, teksa qëndronte ulur në oborrin e shtëpisë së tij, ka dëgjuar një të shtënë, e më pas ka gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit, i cili ia ka dëmtuar xhamin e ballkonit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i SPB Shkup, ndërsa plumbi u mor për procedurë të mëtejshme.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër L.B. (30) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.02.2026 në Manastir, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale.
Më 26.02.2026 në orën 20:00 në SPB Veles, një 48-vjeçar nga Kumanova denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 43,750 eurosh. Sipas denoncimit, ai në një rrjet social postoi shpallje për blerje të kriptomonedhave, ndërsa më vonë përmes një rrjeti tjetër social ka kontaktuar me një person me të cilin kishin rënë dakord që t'i paguante paratë në një këmbimore kriptomonedhash në Veles, ndërkaq në këmbim t'i paguheshin kriptomonedhat. Denoncuesi ia kishte dorëzuar paratë një personi të punësuar në këmbimoren në Veles dhe iu tha se ato ishin dërguar në adresën e dhënë, por ai nuk i kishte marrë kriptomonedhat në adresën e tij, ndërsa personi me të cilin kishte kontaktuar e kishte fshirë bisedën në rrjetin social dhe e kishte bllokuar numrin e tij dhe numrin e këmbimores, pas çka ka kuptuar se ishte mashtruar. U njoftua prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 26.02.2026 në orën 05:53, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi, pronë e 56-vjeçares S.G. nga fshati. Zjarri përfshiu dhomën e djalit të saj 29-vjeçar M.G., i cili kishte probleme shëndetësore. Nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikëse Shkup është shuar zjarri. Është kryer inspektim nga një ekip i inspektimit të SPB Shkup.
Më 26.02.2026 në orën 22:40 në SPB Tetovë, Q.I. (78) nga fsh. Strimnicë, rajoni i Tetovës, denoncoi se në fshat ishte marrë një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Tetovës, i cili është pronë e një personi tjetër, ndërkaq të cilin ai e ka përdorur dhe i cili ka qenë i parkuar dhe i lënë me çelësin në bravë. Sipas denoncimit, personi që e ka marrë automjetin, duke lëvizur në drejtim të fsh. Pallaticë, ka shkaktuar aksident rrugor, përkatësisht ka goditur në objektin e një marketi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë rast, lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ka pësuar L.K. (23) nga fsh. Pallaticë, e punësuar në market, si dhe është shkaktuar edhe dëm në objekt. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në hapësirën e SPB Tetovë dhe po merren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër M.V. (74) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Ai, si investitor, ndërtoi një objekt banimi në një parcelë kadastrale në vendbanimin Raça të Ohrit, pa leje përfundimtare ndërtimi të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit. Nga inspektori i autorizuar i ndërtimit është miratuar vendimi për largimin e pjesës së ndërtuar.
Më 26.02.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, një burrë 26-vjeçar ka denoncuar se më 25.02.2026 në rajonin e Shkupit ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij K.V. (25). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 19.02.2026 në shtëpinë familjare, i afërmi i tyre e ka prekur dhe puthur vajzën e saj nëntëvjeçare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, L.M.P. (19) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:10 në zonën e Qendrës, ndërsa udhëtonte me autobus, dy persona meshkuj dhe një person femër, me shumë gjasa të mitur, kanë tentuar që t'ia marrin çantën me forcë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.M. (35) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 08.03.2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Më 26.02.2026 në orën 21:00 në SPB Shkup, A.Xh. (65) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, është sulmuar fizikisht nga tre persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026 në orën 21:45 në SPB Shkup, K.G. (40) nga Ohri, me qëndrim në Shkup, ka denoncuar se më 25.02.2026 në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në lidhje me një vend parkimi, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026, SPB Shkup ka marrë një njoftim se më 11.02.2026, në zonën e Qendrës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis D.A. (43) nga Shkupi dhe një personi tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026 rreth orës 14:30 në SPB Shkup, D.J. (45) nga Kërçova ka denoncuar se në zonën e Karposhit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.02.2026 në orën 14:00 në SPB Shkup, A.R. (73) nga Shkupi ka denincuar se në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër M.T. (45) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 22.07.2025, nëpunësit policorë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të denoncuesit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe kokainë.