Më 29/30.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria H.T. (37) nga Republika e Serbisë dhe S.M. (22) pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 29.11.2025 në ora 22:10 në fshatin Miravcë, rajoni i Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria T.P. (32) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë. Po ashtu, më 29.11.2025 në ora 23:20 në fshatin Miravcë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli i privuan nga liria S.R. (27) dhe K.T. (38), të dy nga fshati Piravë, rajoni i Vallandovës. Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Vallandovës, në të cilin gjendeshin personat, u gjetën marihuanë, tableta dhe një shishe me lëng të panjohur. Për të dy rastet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të tyre, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 30.11.2025 në ora 02:30, në fshatin Velgosht, rajoni i Ohrit, janë privuar nga liria A. L. (37), Z.T. (41), dhe J.M. (31), të gjithë nga i njëjti fshat. Ata janë hasur në shtëpinë e A. L., ku zyrtarët e policisë kriminalistike pranë SPB Ohër, me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje dhe kanë gjetur qese najloni me substancë pluhurore të bardhë dhe marihuanë, si dhe objekte të tjera me mbetje droge. Të njëjtat janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.
Më 29.11.2025 në ora 13:20 në NJPB Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Bogdanc – Gjevgjeli, në vendin quajtur “Llëgot”, automjeti “Peugeot 206” me targa të Velesit, i drejtuar nga F.K. (19) nga Gjevgjelia, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident është lënduar rëndë drejtuesi, ndërsa pasagjeri I.D. (20) nga Gjevgjelia ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Gjevgjeli.
Më 29.11.2025 në ora 23:55 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.D. (25) dhe F.N. (26), të dy nga Shkupi, pasi e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 29.11.2025 në ora 23:00 në SPB Shkup, A. Gj. (24) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga S.S. (32) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtesë përkatëse.
Më 29.11.2025 në ora 16:45 në SPB Shkup, F.R. (19) nga fsh. Oktis, rajoni i Strugës, ka raportuar se rreth orës 15:25 në zonën e Qendrës, një person me përdorim të forcës fizike i ka marrë stoli personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.11.2025 në ora 12:50 në SPB Shkup, M.M. (40) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 07:40 në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga D.J. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.11.2025 në ora 11:00 në SPB Shkup, T.S. (39) nga Shkupi ka raportuar se në një lokal në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga A.M. (42) nga Shkupi. Pas dokumentimit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 29.11.2025 në ora 21:00 në SPB Shkup, F.L. (24) nga Shkupi ka raportuar se në fsh. Saraj, ai dhe kolegët e tij A.N. (18), N.L. (26), A.D. (36) dhe R.S. (24), të gjithë nga Shkupi, të cilët paraprakisht kryenin detyra pune në një shkollë të mesme, janë sulmuar fizikisht nga S.P. (41), N.P. (47) dhe S.P. (37), të gjithë nga fsh. Saraj, të cilët kanë përdorur mjet të mprehtë dhe sprej lotsjellës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.11.2025 në ora 12:40 në SPB Shkup, Sh.J.K. (34) ka raportuar se rreth orës 12:00 në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga F.Sh. (26) nga Shkupi. Pas dokumentimit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.11.2025 në ora 07:45, në SPB Ohër është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër është sjellë S.M. (34) nga Ohri, tek i cili janë konstatuar lëndime nga mjet i mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.
Më 29.11.2025 në ora 18:27 në SP Koçan është raportuar se në Koçan, pas një debati verbal, është prishur rendi publik me përleshje fizike ndërmjet S.K. (41) nga Koçani dhe G.T. (42) nga Vinica. Pas dokumentimit do të parashtrohet parashtesë përkatëse.
Më 29.11.2025 në ora 17:41 në SP Kriva Pallankë, R.V. (68) ka raportuar se në Kriva Pallankë është sulmuar fizikisht nga S.S. (68), nga Kriva Pallanka. Po punohet në zbardhjen e rastit.
Më 30.11.2025 në ora 03:30 në SPB Kumanovë është raportuar se F.”P” në një lokal në Kumanovë është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar punonjësin e sigurimit në objekt. Po merren masa për zbardhje të rastit.
Më 29.11.2025 në ora 12:25 në SPB Kumanovë është raportuar se natën, rreth orës 22:00 në rr. “Ilindenska” në Kumanovë, personat N.A. (18) dhe B.E. (19) janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.11.2025 në ora 08:45 në SP Karposh, S.I. (47) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij M.I. (17), pasi ka dalë nga shkolla, nuk është kthyer në shtëpi. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Më 29.11.2025 në ora 09:30 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria R.K.A. (48) nga India nën bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”. Ai është dërguar te zyrtarët policorë nga NJPB Kriva Pallankë për procedurë të mëtejshme.
Më 29.11.2025 në ora 22:53 në SP Sveti Nikollë është raportuar zjarr në një shtëpi në fsh. Erxhelia, rajoni i Sveti Nikollës, pronë e Z.E. (59) nga i njëjti fshat. Nga zjarri është përfshirë edhe kulmi i shtëpisë fqinje pronë e M.E. (33). Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse – Sveti Nikollë. Është bërë ekspertizë nga NJPB Sveti Nikollë.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër F.R. (42) nga Shkupi për bazë dyshimi për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”.
Më 24.04.2025, zyrtarë policorë kryen bastisje në shtëpinë e të raportuarit, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, degë kanabisi, MDMA, fishekë kalibër 7.62 mm dhe fishekë sinjalizues kalibër 26 mm.
SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër V.G. (38) nga Velesi nën bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe ndërhyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”.
Më 01.10.2025, i raportuari, me kartelë bankare të një personi tjetër, ka tërhequr mjete financiare nga një bankë.