Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.D. (29) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Me datë 21.06.2025, nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Pasat" të drejtuar nga i denoncuari dhe gjatë kontrollit të automjetit, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër K.E. (32) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese". Me datë 04.03.2025, nëpunës policorë kyen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie TOZ-66 e kalibrit 12 dhe një fishek i kalibrit 7.62 mm, të cilat i ka mbajtur dhe poseduar në shtëpinë e tij pa autorizim.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër A.M. (23) dhe M.P. (19), të dy nga Prilepi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Me datë 12.08.2025, të denoncuarit, me një automjet pasagjerësh “Ford”, janë përplasur në një automjet pasagjerësh “Golf”, në të cilin ndodheshin V.R., D.P. dhe M.K., ndërsa më pas i kanë sulmuar duke përdorur një send të fortë.

 

Më 30.11./01.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria 23-vjeçaren N.K., P.Gj. (25), M.Z. (46), M.M. (21), T.T. (38), A.N. (36) dhe G.T. (44), të gjithë nga Shkupi, dhe K.A.B. (20) nga R. e Turqisë, sepse tek ta janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, materie kokërrzore e bardhë, marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 30.11.2025, në orën 11:00, në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.F. (44) nga Austria. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në automjetin "Folksvagen" - kamper me targa kombëtare austriake, të cilin e drejtonte, në bagazhin e tij personal është gjetur marihuanë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 30.11.2025, në orën 12:30, në Kalimin Kufitar Deve Bair, në dalje nga shteti, nëpunës policorë e privuan nga liria A.A. (42) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare është konstatuar se për mjetin transportues "Skania" me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin e drejtonte, ka paraqitur kartonë të gjelbër të falsifikuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Me datë 30.11.2025, rreth orës 10:30, në SPB Veles u denoncua se më 21.11.2025 rreth orës 10:30, në rr. " Brigada e 8-të e Velesit" në Veles, një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Velesit, i drejtuar nga Z.A. (38) nga Velesi, ka goditur 71-vjeçaren B.A. nga Velesi. Pas aksidentit, B.A. është transferuar në një institucion privat shëndetësor në Veles për dhënien e ndihmës mjekësore, ndërsa më 25.11.2025 për dhënien e ndihmës mjekësore është lajmëruar Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Inspektimin e kreu ekipi inspektues i SPB Veles.

SPB Shkupi ngriti kallëzim penal kundër një 16-vjeçari nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese". Më 06.09.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të miturit, me ç'rast iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, të kalibrit 7.65 mm, të cilën i denoncuari e kishte poseduar dhe mbajtur me vete në mënyrë të paaurtorizuar.

Më 30.11.2025, në orën 10:45, në rr. "Partizanska" në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria A.F. (44) nga Ohri. Sipas denoncimit, ai në një shtëpi në Ohër, e ka sulmuar fizikisht S.M. (34) nga Ohri, me ç'rast ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të ngrihet kallëzim penale përkatës.

Më 30.11.2025, në orën 14:45, në SPB Shkup, S.J. (42) nga f. Novo Sellë, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një person në një hapësirë parkingu në një qendër tregtare në zonën e Karposhit. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 30.11.2025, në orën 16:10, në SPB Shkup, A.M. (21) nga f. Bunarxhik, rajoni i Shkupit, raportoi se rreth orës 15:00 në një hapësirë parkingu në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 30.11.2025, në orën 23:00 në SPB Shkup, një grua 51-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:30, në zonën e Bit Pazarit, djali i saj 14-vjeçar dhe vajza e saj 16-vjeçare kanë hyrë në një automjet pasagjerësh "Opel" të drejtuar nga V.S., i cili në automjet e ka sulmuar fizikisht të miturin dhe e ka lënë atë në lagjen Hasan Beg, ndërsa me të miturën është larguar me automjet. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 30.11.2025, në orën 22:30, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare nga rajoni i Shkupit denoncoi se, teksa vajza e tyre e mitur po qëndronte te ish-bashkëshorti i saj D.I. (39), ishte sulmuar fizikisht nga ai. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 30.11.2025, në orën 14:00, në SPB Veles, u denoncua se në ujërat e lumit Vardar, te ura pranë fshatit Ullanc, komuna e Gradskos, ishte gjetur trupi i një personi të ndjerë femër, të cilin e ka nxjerrë një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse -Veles. Inspektimin në vendngjarje e kreu ekipi inspektues i SPB Veles dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Accessibility Menu