Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër Z.T. dhe K.D., për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës" sipas nenit 143 të Kodit Penal. Dy të denoncuarit, nëpunës policorë në Stacionin Policor - Koçan në SPB Shtip, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare më 07.09.2025 në lidhje me denoncimin për muzikë të zhurmshme, kanë hyrë në oborrin e personit të denoncuar për lëshimin e muzikës së zhurmshme dhe pa u përmbushur kushtet për përdorimin e mjeteve për detyrim, kanë përdorur forcë fizike në mënyrë të paautorizuar ndaj tij dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj të dyve do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore..

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër I.Q. (54) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "dhunë" dhe "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese", kundër A.Q. (26), A.Q. (28) dhe E.Q. (62), të gjithë nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë" dhe kundër A.Q. (71) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 25.10.2025 në fshatin Konjarë e Mesme, rajoni i Shkupit, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht një banor të fshatit dhe nipin e tij të mitur, me ç'rast kanë përdorur edhe një send të fortë, ndërsa i denoncuari i parë ka rimbushur armën në drejtim të tij.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër T.B. (58) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”. Më 12.11.2025 në Ohër, i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët po kryenin detyra zyrtare.

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër V.G. (21) nga Strumica për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 19.05.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarës, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

SPB Ohër ngriti një kallëzim penal kundër S.J. (68) nga Ohri për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ushtrim i transportit publik pa posedimin e licencës". Më 20.08.2025 në Ohër, nëpunës policorë kanë gjetur nipin e të denoncuarit, i cili sipas lejes dhe udhëzimeve të dhëna nga i denoncuari, me mjet të improvizuar transportues ,,tren’’ pa targa, ka ushtruar transport publik pa poseduar licencë për ushtrim të transportit publik dhe pa dokumentacion për mjetin.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër A.I. (41) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Në një parcelë kadastrale në Peshtan, i denoncuari ka ndërtuar shtëpi pa leje ndërtimi të dhënë nga Sektori për Urbanizëm dhe Menaxhim të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit. Bazuar në gjendjen e konstatuar, është marrë vendim për largimin e ndërtimit.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër B.Gj. (58) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Në një parcelë kadastrale të tokës bujqësore në Lubanishtë, i denoncuari pa leje ndërtimi të dhënë nga Sektori për Urbanizëm dhe Menaxhim të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit, ka ndërtuar objekt panelesh me konstruksion metalik. Bazuar në gjendjen e konstatuar, është marrë vendim për largimin e ndërtimit.

 

Me datë 01.12.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë nga SPP Shkup i privuan nga liria I.A. (21), A.J. (47), A.A. (23), E.K. (35), T.C. (28), të gjithë nga Shkupi dhe N.P. (22) nga f. Kisella Jabuka, rrethina e Shkupit, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar materie kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Me datë 01.12.2025, në orën 11:20, në Kalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë kanë arrestuar H.A. (19), K.A. (25), A. "P". (22) dhe A.A. (25), të gjithë nga Pakistani, për shkak të dyshimit për dalje të paligjshme nga shteti. Gjatë verifikimeve të kryera, është konstatuar se kanë realizuar hyrje në shtet më 28.11.2025 në Kalimin Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar - Shkup, por se nuk kanë dalje të realizuar nga shteti. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa ata iu dorëzuan nëpunësve policorë të Departamentit për Krim Ndërkufitar dhe Migrim - Shkup, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do t'u parashtrohet kallëzim përkatës.

Me datë 01.12.2025, në orën 16:25, SPB Kumanovë ka pranuar denoncim se në rr. "Boris Kidriç" në Kumanovë ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Honda" me targa të Kumanovës, me drejtues D.P. (25) nga Kumanova dhe një moped "Aprilia" me targa të Kumanovës, me drejtues një 14-vjeçar nga Kumanova. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ekipi hetimor i SPB Kumanovë këqyri situatën në vendngjarje.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.B. (28) nga Kërçova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar". Më 11 tetor 2025, në bul. "Çlirimi" në Kërçovë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare, pas çka ka ikur me automjetin, por shpejt është gjetur dhe privuar nga liria.

Më 02.12.2025, në orën 02:00, në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 30.11.2025 rreth orës 00:00 në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.N. (29) nga Shkupi, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


Më 02.12.2025, në orën 02:15, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan S.E. (20) nga Shkupi për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 02.12.2025, në orën 02:20, në SPB Shkup, D.Sh. (53) nga Shkupi denoncoi se dera e hyrjes e shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit ishte djegur. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga pronari dhe personat e tjerë. Një ekip nga SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.12.2025, në orën 20:59, SPV Shkup ka pranuar denoncim se në zonën e Kisella Vodës, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.sh. (27) dhe I.D. (47), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 01.12.2025, në orën 09:45, në SPB Shkup, H.R. (33) nga f. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, denoncoi se rreth orës 09:30, në vendin e saj të punës në një firmë për shërbime financiare në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga 41-vjeçarja M.M.G. nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.12.2025, në orën 16:09, SPB Shkup ka pranuar denoncim se rreth orës 14:00, në oborrin e një shtëpie në zonën e Gjorce Petrovit, pronë e 83-vjeçares P.R. nga Shkupi, një person me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 01.12.2025, në orën 11:30, në SPB Shkup, një burrë 64-vjeçar denoncoi se është mashtruar për një shumë prej 1300 euro nga F.A. nga Shkupi. Sipas denoncimit, në shkurt të vitit 2022, F.A. i ka premtuar se do ta ndihmojë që të marrë ndihmë sociale, por për këtë gjë do të duhet t'i japë një kompensim të caktuar në të holla, në çka është pajtuar dhe i ka dhënë 300 euro. Pas disa muajsh i ka arritur vendimi se kërkesa i është refuzuar. Pas një vjet, F.A. i ka kërkuar përsëri të holla denoncuesit për ta ndihmuar që të merrte ndihmë sociale, kësaj radhe për bashkëshorten e tij, por për këtë gjë do t'i duhej t'i paguante edhe 1000 euro të tjera, pas çka të hollat ia kishte dhënë një personi femër. Siç është denoncuar, prej atëherë nuk ka mundur të hyjë në kontakt me F.A., pas çka e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për të zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu