Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 03.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër H.U. (31) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 17.07.2025, në rr. ,,Ilindenska'' në Gostivar, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast gjetën dhe sekuestruan kokainë.

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër A.H. (31) nga Strumica për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale “grabitje” dhe kundër F.M. (22) nga Strumica për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale “bashkëkryerje” në lidhje me veprën penale “grabitje”. Me 31.10.2025 në Strumicë, e denoncuara e dytë i ka kërkuar të holla një personi 82-vjeçar, i cili i ka dhënë 100 denarë, e pasi që ka parë se po mbante një shumë më të madhe parash, në marrëveshje me të denoncuarin e parë dhe me përdorimin e forcës fizike, personit të dëmtuar i kanë marrë 14.000 denarë.

 

Me datë 02.12.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (50) nga f. Straçinc, rrethi i Shkupit, 32-vjeçaren K.K.M. nga rrethi i Shkupit, S.D. (20) dhe S.T. (18), të dy nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Me datë 02.12.2025, në Vendkalimin Kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria K.M. (30) nga Turqia. Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai po udhëtonte këndej me një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa kombëtare malazeze dhe ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi turke të falsifikuar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi iu dorëzua nëpunësve policorë nga NJPB Dibër për veprime të mëtejshme.

Me datë 02.12.2025, rreth orës 07:50, SPV Shtip ka pranuar denoncim se më 01.12.2025, në orën 21:30, në rrugën ekspres Shtip-Koçan, një automjet pasagjerësh "Ford Fiesta" me targa të Koçanit, i drejtuar nga A.L. (34) nga Koçani, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip hetimor i SPB Shtip këqyri situatën në vendngjarje.

Me datë 02.12.2025, në orën 17:10, SPB Kërçovë ka pranuar denoncim se në kryqëzimin ndërmjet rrugës rajonale për në f. Osllomej dhe rr. "Zagorje" në Kërçovë ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Ford" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga L.D. (31) nga f. Zajas i Kërçovës dhe një automjeti pasagjerësh "Audi" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga L.B. (23) nga f. Strellc i Kërçovës, me ç'rast ka shpërthyer zjarr në automjetin "Ford". Zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Kërçovë. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore pasagjerja gjashtëvjeçare nga f. Zajas nga automjeti "Ford", ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi, të konstatuara në Qendrën Mjekësore -Kërçovë. Një ekip hetimor i NJPB Kërçovë këqyri situatën në vendngjarje.

Me datë 02.12.2025 në Vallandovë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - NJPB Vallandovë e privuan nga liria Z.T. (56) nga Strumica. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur sende me mbetje marihuane dhe fara nga bima e kanabisit. Është informuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Më 02/03.12.2025, në periudhën prej orës 22:30 deri në orën 04:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore Kamjan, në bashkëveprim me NJPB Gostivar, në territorin e Njësisë Polixore Kamjan kryen një aksion kontrollues për zbulimin e shtetaseve të huaja të cilat qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në shtet, të cilat punojnë pa qenë të lajmëruara dhe të cilat janë viktima të mundshme të trafikimit me njerëz. Gjatë aksionit kontrollues, në një objekt hotelerie, në f. Sedllarcë e Epërme, ku drejtues është 27-vjeçarja J.C. nga Tetova, ishin gjetur dhe arrestuar O.M. (24), A.F. (24), A.V. (28) dhe A.T. (27), të gjithë nga Ukraina, të cilat kanë pasur qëndrim të regjistruar në f. Zherovjan, por kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ato janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.

Me datë 02.12.2025, në orën 12:03, në SPB Shkup, G.J. (39) nga Pehçeva denoncoi se gjatë kryerjes së detyrave të punës - gërmimit me mjet pune - ekskavator në afërsi të varrezave të vjetra në rrethin e Konviktit të Studentëve "Stiv Naumov", në zonën e Gazi Babës, ka gjetur eshtra që ngjanin me eshtra njerëzore. Me udhëzim të prokurorit publik, eshtrat janë dorëzuar për ekspertizë.

Me datë 02.12.2025, në orën 19:11, në SPV Shtip, J.D. (28) nga Shtipi ka denoncuar se ka vërejtur lëndime dhe djegie në trupin e nipit të saj dyvjeçar nga i vëllai. Fëmija është mbajtur në Repartin e Fëmijëve të Spitalit Klinik -Shtip për dhënien e ndihmës mjekësore. Prokurori publik është njoftuar për ngjarjen dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Me datë 02.12.2025, në orën 17:25, nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë e privuan nga liria V.M. (46) nga fshati Martollc, komuna e Çashkës. Ai ishte vërejtur në një zonë të fshatit Martollc duke drejtuar një traktor "imt" pa targa me një rimorkio të ngarkuar me dru për ngrohje. Për një kohë të shkurtër, në oborrin e tij në fshat, u konstatua se drunjtë ishin pa dokumentacion, kështu që drunjtë, traktori dhe rimorkioja u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore të Velesit. Këqyrjen e situatës në vendngjarje e kreu ekipi hetimor i SPB Veles, ndërsa V.M. u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Me datë 02.12.2025, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Vozarc, rrethi i Kavadarit, nëpunës policorë nga NjPB Kavadar gjetën një automjet pasagjerësh të parkuar "Opel" me targa doganore ,,Zoll'', i cili ishte i ngarkuar me dru për ngrohje. Pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se automjeti drejtohej nga D.I. (20) nga fshati Vozarc, i cili nuk kishte dokumentacion përkatës për drutë për ngrohje. Drunjtë dhe automjeti u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore të Kavadarit për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 03.12.2025, në orën 02:30, në SPB Shkup, R.O. (68) nga Shkupi ka denoncuar se më 02.12.2025 në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga Z.O. dhe A.O.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.12.2025, në orën 21:00, në SPB Shkup, një grua 27-vjeçare nga Belgjika ka denoncuar se rreth orës 14:30 në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor I.L.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.12.2025, në orën 08:45, në SPB Shkup, L.D. (64) nga fshati Orman, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 01/02.12.2025 është marrë një kambanë kishe bronzi nga kisha "Shën Spas" në f. Orman. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.12.2025, në orën 13:10, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan I.P. (43) nga Shkupi për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 





Accessibility Menu