Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër S.S. (28) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 03.09.2025 në Kërçovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike -Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.A. (42) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "ndërtim i paligjshëm", kundër një personi juridik nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "falsifikim dokumenti" dhe kundër B.I. (33) nga Gostivari, pronar i personit juridik, për shkak të bazave të dyshimit për "falsifikim dokumenti" dhe "punë e pandërgjegjshme në detyrë". I denoncuari i parë, në periudhën nga viti 2022 deri më 10.02.2024 në Gostivar, në cilësinë e investitorit ndërtoi një objekt individual banimi në kundërshtim me lejen e ndërtimit. B.I., i cili është edhe personi përgjegjës i personit juridik, përgatiti një raport përfundimtar fiktiv mbi pranimin e realizuar teknik në të cilin janë vënë të dhëna të pavërteta.

Departamenti për Krimi Ndërkufitar dhe Migrim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër I.S. (34) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "kontrabandë emigrantësh". Më 30.11.2025 në autostradën Shkup - Kumanovë, në pikëpagesën rrugore Rramanli, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve "Folksvagen Sharan" me targa të Tetovës, i drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast në automjet gjetën shtatë emigrantë nga Egjipti, prej të cilëve katër të mitur.

Me datë 03.12.2025, në orën 12:30, në Shkup, në territorin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.G. (28) nga Shkupi për shkak se tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Me datë 03.12.2025, në orën 13:35, SPB Shkup ka pranuar denoncim nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë se rreth orës 07:40, gjatë një kontrolli të kryer në korridor në repartin e mbyllur të institucionit, në një arkë buke janë gjetur disa pako me një substancë pluhurore ngjyrë kafe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 03.12.2025, në orën 07:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në kryqëzimin e bul. "Ilindeni" me rr. "Vëllezërit Milladinovi" në Tetovë, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Turan" me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (54) nga Tetova, ka goditur 57-vjeçaren H.Q. nga Tetova. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore H.Q., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip hetimor nga SPB Tetovë këqyri situatën në vendngjarje.

Me datë 03.12.2025, në orën 18:49, SPB Shkup ka pranuar denoncim se rreth orës 18:40 në një shoqëri finaciare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, dy persona me anë të kërcënimit të punësuarës i kanë marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 03.12.2025, në orën 18:15, në Vendkalimin kufitar Bellanocë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga Kosova, ngase gjatë kontrollit të kryer të pasaportave dhe kufitar dhe verifikimeve në evidencën operative është konstatuar se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër A.J. (40) nga Zletova për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 07.11.2025 në Probishtip, i denoncuari sulmoi fizikisht dy të mitura.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.Sh. (26) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "përgjim". Më 29.05.2025, një vajzë 21-vjeçare nga Tetova denoncoi se i denoncuari e e ka shqetësuar dhe përndjekur.

Më 03.12.2025 në Ohër, pas pranimit të mëparshëm të urdhrit gjyqësor, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e M.I. (21) nga Ohri, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar fara kanabisi dhe sende me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër K.I. (47) nga f. Paligrad, komuna e Zelenikovës, për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik". Më 09.10.2025, i denoncuari ka gjetur një kartë pagesore, pronë e një personi nga Kërçova, pas çka në mënyrë të paaurtorizuar e ka përdorur dhe ka kryer disa transaksione dhe pagesa për nevojat e tij personale.

Më 03.12.2025, në orën 19:00, në SPB Shkup, I.M. (55) nga Shkupi ka denoncuar se në Parkun e Qytetit në Shkup, dy persona i kanë marrë para vajzës së tij 13-vjeçare duke e kërcënuar me një send të mprehtë, dhe më pas njëri prej personave e ka sulmuar fizikisht shokun e saj 14-vjeçar, i cili ka qenë me të. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 03.12.2025, rreth orës 17:00, në SPB Shkup, M.P.Ç. (40) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 12:30, në oborrin e një shtëpie në zonën e Bit Pazarit, tre të mitur e kanë sulmuar me sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 03.12.2025, në orën 14:30, në SPB Shkup, H.M. (43) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 13:30, në zonën e Shuto Orizarës, djali i saj 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga katër të mitur të cilët i ka njohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 03.12.2025, në orën 18:20, në SPB Shkup, S.B. (55) nga fshati Kuçevishtë, rajoni i Shkupit, denoncoi se më 01.12.2025 rreth orës 15:30 në zonën e Çairit, një person ia ka marrë nga çanta portofolin me para dhe dokumente personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 03.12.2025, në orën 18:00, në SPB Shkup, J.J. (19) nga fshati Novo Selë, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se në orën 15:00 në një parking në zonën e Karposhit, pas mosmarrëveshjes së mëparshme për vendparkimin, një person e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu