NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër D.Xh. (33) nga Radovishi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar shtatë rrënjë të bimës së kanabisit, ndërsa në një vend të oborrit ishin gjetur katër rrënjë të mbjella të kanabisit.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.M. (64) nga f. Preglovë, komuna e Pllasnicës dhe kundër A.M. (27) nga f. Pllasnicë për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje". Më 06.11.2025 në f. Pllasnicë, të denoncuarit u gjetën me një automjet pasagjerësh "Opel Frontera" pa targa, në të cilin po transportonin dru të pavulosura për ngrohje dhe pa dokumentacion përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.S. (42) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”. Më 20.11.2025 në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Resnjë ngriti kallëzim penal kundër B.R. (26) dhe U.R. (54), të dy nga Resnja, për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 26.07.2025 në Resnjë, nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Fiat" pa targa, me drejtues B.R., i cili refuzoi të identifikohej, e startoi automjetin dhe lëndoi një nëpunës policor. Më pas, pasi u gjet B.R., ai së bashku me U.R. sulmuan fizikisht dhe me sende të forta disa nëpunës policorë që po kryenin veprime zyrtare.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Strugë ngriti kallëzim penal ndaj një subjekti juridik - objekti hotelerie nga f. Misleshevë, rrethina e Strugës, S.S. (52) - person përgjegjës në objekt dhe ndaj një vajze 16-vjeçare nga f. Misleshevë, e punësuar në objektin e hotelerisë, për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "shërbim i fëmijës me pije alkoolike". Më 10.10.2025 në objektin e hotelerisë në f. Misleshevë, të denoncuarit lejuan dhe u shërbyen alkool të miturve, me ç'rast njëri prej tyre është ndier keq.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.R. (52) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale: “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Më 16.09.2025, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore në Tetovë, i denocuari po ndërtonte një mur mbështetës për të cilin nuk posedonte leje përkatëse të dhënë nga organi kompetent.
Departamenti për Krim Ndërkufitar dhe Migrim - Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër dy të miturve nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "bashkëkryerje" në lidhje me veprën penale "kontrabandë emigrantësh". Më 30.11.2025 në afërsi të Kumanovës, nëpunës policorë vunë re një automjet pasagjerësh "Folksvagen Pasat", në të cilin transportoheshin të denoncuarit, dhe i cili nuk u ndal në shenjën e dhënë. Shumë shpejt, automjeti ndaloi, ndërsa të denoncuarit u përpoqën të iknin. Pas masave të ndërmarra, ata u gjetën dhe u privuan nga liria, ndërsa në automjet u gjetën pesë persona - emigrantë, prej të cilëve tre ishin nga Maroku, një nga Algjeria dhe një nga Sudani.
Më 04/05.12.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.E.N. (28) nga Shkupi dhe D.M. (26) nga f. Lisiçe e Poshtme, rrethi i Shkupit, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 04.12.2025 në orën 13:30 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria K.O.M. (26) nga Polonia, për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare në automjetin e pasagjerëve "Audi" me targa kombëtare gjermane, me të cilin ka ardhur, janë gjetur dhe sekuestruar kuti kartoni në të cilat kishte kërpudha me ndikim psikotrop. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
NJPB Strugë paraqiti kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik-komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe e ndëshkueshme sipas nenit 11 të Ligjit për Përdorimin e Flamujve të Bashkësive në R. e Maqedonisë së Veriut. Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, që me datë 28.11.2025 u mbajt në rrugën "Marshall Tito" në Strugë, krahas flamurit të bashkësive, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores të lumit Drini i Zi, nuk e kanë theksuar dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të R. së Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas ligjit ishin të obliguar për ta bërë.
Më 05.12.2025 në orën 00:10 në fshatin Vollkovi, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria G.S. (25) nga fshati Vollkovi. Atij i është gjetur automjeti i pasagjerëve "Audi" me targa të Tetovës, në pronësi të I.J. (49) nga f. Brvenicë, rajoni i Tetovës, për të cilin më parë ishte denoncuar se ishte marrë. Automjeti do t'i kthehet pronarit, ndërsa G.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, do t'i përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 04.12.2025 në orën 19:45, në SPB Shkup u denoncua se përballë kishës "Sh. Spas" në Shkup kishte shpërthyer zjarr në një objekt të braktisur . Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (38) nga f. Erxheli, rajoni i Sveti Nikollës, për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 09.09.2025 në një oborr në fshatin Erxheli, e denoncuara sulmoi fizikisht një të mitur.
NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër J.S. (35) nga f. Turalevë, rajoni i Kratovës, për shkak të bazave të dyshimit të kryerjes së veprave penale "uzurpim i patundshmërive" dhe "ndërtim i paligjshëm". I denoncuari, në fund të vitit 2024, pasi bleu një banesë në një ndërtesë banimi në Kratovë, uzurpoi vendin e oborrit të ndërtesës banesore, pa siguruar në këtë rast leje ndërtimi, të dhënë nga organi kompetent dhe ndërtoi një tarracë betoni me shtylla betoni.
NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër M.B. (40) nga f. Gabrevc, V.R. (52) nga f. Rakitec, L.M. (64) nga f. Lipoviq i Poshtëm, G.R. (71) nga f. Rakitec, M.M. (67) nga f. Rakitec, V.N. (71) nga f. Lipoviq i Poshtëm, V.I. (48) nga f. Rakitec, S.R. (33) nga f. Rakitec, G.K. (51) nga f. Dedinë, M.D. (50) nga f. Gabrevc dhe J.B. (47) nga f. Gabrevc, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “gjueti e paligjshme”. Më 10.11.2025, të denoncuarit pa poseduar leje ditore për gjueti të kafshëve të egra në vend gjahu dhe në ditën e hënë, e cila me vendim të Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gjuetisë dhe Peshkatarisë “Studenec” nga Konçe nuk është caktuar si ditë gjuetie, kanë shkuar për gjueti të derrave të egër në një zonë të fshatit Gabrevc, komuna e Konçes.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike - Strumicës kundër Gj.Z. (53) nga f. Dobrejc, rrethi i Strumicës, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës" sipas nenit 143 të Kodit Penal. I denoncuari, si inspektor shtetëror i arsimit, më 15.10.2025, gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese në shkollën fillore "Marshall Tito" në fshatin Murtinë të Strumicës, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një mësueseje në shkollë në atë mënyrë që i ka bërë presion të shkruante një deklaratë siç dëshironte ai, dhe pasi që ajo e kishte shkruar deklaratën e cila nuk ishte sipas udhëzimeve të tij, ai kishte refuzuar që ta pranojë dhe e kishte hedhur në korridor.
Më 04.12.2025 në orën 19:00 në SPB Shkup, Z.C. (34) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:00 në zonën e Karposhit, tre persona, pasi e kanë spërkatur me sprej djegës (peper), e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.12.2025 në orën 00:20 në SPB Veles, është denoncuar se më 04.12.2025 në një fabrikë në zonën e komunës së Ilindenit, 49-vjeçarja S.A. nga Velesi gjatë kryerjes së detyrave të punës ka pësuar lëndim të rëndë trupor, i konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.
SPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër G.L. (57) nga Kërçova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "ndërtim i paligjshëm" dhe "përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë". Ai në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar pa leje ndërtimi një shtojcë të objektit për ekonomi të vogël, dhe më pas, me qëllim që të krijojë sa për dukje ligjshmërinë e objektit, ka përdorur një elaborat të vitit 2018 me të dhëna të pavërteta. Në këtë mënyrë, ai ka paraqitur fakte të pasakta për vendndodhjen, sipërfaqen dhe kategorizimin e objektit para institucioneve kompetente.
Më 04.12.2025 në orën 15:00 në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 25.11.2025 rreth orës 17:00 në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Aerodromit, vajza e tyre 15-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj D.K. (43) nga Shkupi, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.12.2025 në orën 19:40 në SPB Shkup, P.I. (30) nga Probishtipi ka denoncuar se rreth orës 11:40 në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga J.I. (66) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 04.12.2025 në orën 15:00 në SPB Shkup, M.J. (42) nga Shkupi ka denoncuar se më 01.12.2025 në një shkollë fillore në zonën e Shuto Orizarës, djali i saj nëntëvjeçar ishte sulmuar fizikisht nga gjyshja e shokut të tij të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.12.2025 në orën 18:00 në SPB Shkup, G.G. (43) nga Shkupi ka denoncuar se më 03.12.2025 në një shkollë fillore në zonën e Karposhit, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga shoku i saj i klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.12.2025 në orën 21:55 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar 43-vjeçaren A.R. nga fshati Mërshevc, rajoni i Shkupit, sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Me datë 04.12.2025, në orën 15:38, SPB Shkup ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Ognjanci, rrethina e Shkupit, është gjetur pa shenja jete R.O. (19). Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.