Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 06.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 05/06.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.R. (41) nga R. e Serbisë, H.K. (32) nga R. e Turqisë, M.I.P.F. (24), M.J. (18), A.M. (42), Z.J. (31) dhe tre të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ta u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe materie pluhur të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 05.12.2025 në orën 16:50 në NJPB Kavadar është denoncuar se në rrugën “Shishka” në Kavadar, automjeti “Fiat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga Z.T. (50) nga Kavadari, ka goditur këmbësoren 52-vjeçare K.E. nga fsh. Marenë, Kavadar. Në aksident, K.E. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Kavadar.

 

Më 06.12.2025 në orën 00:30 në NJPB Gostivar është denoncuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me bul. “Goce Dellçev” në Gostivar, automjeti “Jaguar” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga D.S. (26), ka goditur këmbësorin R.J. (28), të dy nga Gostivari. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.

 

Më 05.12.2025 në orën 18:40 në Pikën Kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria D.J. (38) nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se figuron me masë “arresto” me kërkesë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor – Departamenti për kërkime Kumanovë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për shoqërim deri në Burgun e Kumanovës.

 

Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.C. (51) nga Tetova për dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim të sigurisë”. Më 07.10.2025, në shtëpinë familjare, i denoncuari ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij duke përdorur një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.J. (30) nga fsh. Nakolec, Resnjë, për dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe tregti të paautorizuar me armë dhe materie plasëse”. Nëpunësit policorë kanë kryer kontroll në automjetin e tij, ku kanë gjetur një pushkë gjahu kalibër 16 mm pa leje posedimi.

 

Më 05.12.2025 SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal në PTHP Shtip kundër B.J. (1989) nga Koçani për dyshime për kryerjen e veprës penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet rrjetit kompjuterik”, sipas nenit 394-g të Kodit Penal. I denoncuari më 18.11.2025 në orën 22:48 në rrjetin social “Facebook” ka publikuar fotografi dhe tekst me të cilët ka promovuar dhe nxitur dhunë ndaj D.J. nga Koçani.

 

Më 06.12.2025 në orën 03:40 në Shkup, në territorin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.S. (29) nga Shkupi, pas një raportimi se në një objekt të gastronomisë ka prishur rendin publik duke u përfshirë në përleshje fizike me dy persona të tjerë, e më pas është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.12.2025 në orën 03:00 në Shkup, në territorin e Kisella Vodës, nëpunësit policorë e privuan nga liria M.M. (20) nga Shkupi pasi rreth orës 00:30 së bashku me M.D. (20) dhe D.O. (19) fizikisht kanë sulmuar M.M. (25) nga Probishtipi dhe të dashurën e tij. Pas dokumentimit të plotë do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.12.2025 në orën 03:00 në SPB Shkup, A.A. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 02:15 në një objekt gastronomik në territorin e Komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga M.J. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.12.2025 në orën 10:20 në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt gastronomik në territorin e Qendrës është prishur rendi publik me një përleshje fizike midis S.T. (57) dhe O.T. (22) nga njëra anë dhe S.N. (57) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.12.2025 në orën 20:30 në SPB Shkup, E.B. (56) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:00 në territorin e Gazi Babës një person me përdorim të forcës fizike i ka marrë stoli personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.12.2025 në orën 01:05 në SPB Shtip është denoncuar se në një objekt të një firme private në Shtip ka shpërthyer zjarr në njësinë transformuese. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Shtip. Nuk ka persona të lënduar dhe është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shtip.

 

Më 06.12.2025 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip i privuan nga liria E.U. (27) dhe D.T. (22), të dy nga Shtipi, pasi tek ta është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 06.12.2025 në orën 00:15 në Stacionin policor Dellçevë, E.J. (50) nga Dellçeva denoncoi se nga objekti pranues ku qëndronin, është larguar nipi i tij nga motra, E.N. (27). Po merren masa për gjetjen e personit.

Accessibility Menu