Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 07.12.2025 rreth orës 03:00, në NJPB Kërçovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të fshatit Trapçin Doll, një automjet pasagjerësh "Volvo" me targa amerikane, i drejtuar nga F.A. (32) nga Kërçova, ka dalë nga rruga. Në aksident, pasagjerja A.Z. (25) nga Kërçova ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Një ekip inspektimi nga NJPB Kërçovë ka kryer inspektim në vendgjarje.

Më 06/07.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria L.S.(24), A.A.G.(23), I.I.(33), Z.B.(29), M.L.(19), F.A.(38), A.T.(30), M.G.(40) dhe N.T.(23), të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 06.12.2025 në orën 12:00, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se në rrugën "Pllaçkovica" në Strumicë, një automjet pasagjerësh "Opel" me targa të Koçanit, i drejtuar nga J.J.(65) nga Koçani, ka goditur këmbësorin V.K.(65) nga Strumica. Në aksident, V.K. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Strumicës, ndërsa inspektim në vendgjarje kreu ekipi i Stacionit Policor të Strumicës.

Më 06.12.2025 në orën 20:00 në SPB Shtip, D.J. (43) nga Shtipi ka raportuar se rreth orës 18:00 në Tregun e Qytetit në Shtip, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 06.12.2025 në orën 15:33 në SPB Shtip, F.B. (33) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:30 në një këmbimore në Shtip, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një punonjës i objektit. Pas sqarimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 06.12.2025 në orën 17:00 në NJPB Koçan, një grua 62-vjeçare ka raportuar se është mashtruar nga dy gra. Sipas raportit, dy gra kanë ardhur në oborrin e shtëpisë familjare në një fshat afër Koçanit dhe i kanë thënë viktimës se i është bërë magji dhe për ta ndihmuar, i kanë kërkuar stoli dhe para. Pasi ajo u ka dhënë paratë dhe bizhuteritë personale, personat janë larguar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.12.2025 në orën 09:50 në NJPB Probishtip, është raportuar se në periudhën nga ora 02:00 deri në orën 09:50, janë vjedhur para nga arka e një objekti ushqimor në Probishtip, duke përdorur forcë fizike dhe një vegël të përshtashme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.12.2025 në orën 21:20 në Dellçevë, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë e kanë privuar nga liria B.R. (59) nga Dellçeva, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm nga S.M. (46) nga Makedonska Kamenica, se rreth orës 19:50 në shtëpinë e B.R. në Dellçevë, pas një grindjeje të mëparshme, e ka kërcënuar duke përdorur një objekt të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 07.12.2025 rreth orës 01:00 në NJPB Berovë, është raportuar se në Pehçevë, J.K. (18) nga fshati Robovë, rajoni i Pehçevës, një 17-vjeçar nga Berova dhe dy persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht M.Ç. (21) nga fshati Çiflik, rajoni i Pehçevës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 06.12.2025 në orën 12:10 në SPB Shkup, M.J. (34) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:45 në zonën e Karposhit në Shkup, një kombe me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.H. (44) nga Shkupi, e ka goditur me pasqyrë në dorë, dhe më pas V.H. ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 06.12.2025 në orën 21:00 në SPB Shkup, I.S. (65) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11:00 në zonën e Gazi Babës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga A.A. (18) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 06.12.2025 në orën 07:00 SPB Shkup ka pranuar informacion nga Poliklinika Çento se rreth orës 06:00 para Poliklinikës, E.E. (44) nga Shkupi u gjet pa shenja jete. Një mjek konfirmoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi.

Më 06.12.2025 në orën 14:20, Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë raportoi se gjatë një kontrolli të D.T., I.D. dhe N.V., të gjithë të dënuar në institucion, u gjet dhe u konfiskua një sasi e madhe tabletash. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 06.12.2025 rreth orës 22:53 në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Shkup, u raportua se rreth orës 22:00, një punonjës i burgut, duke vështruar rreth e përqark, i ka gjetur D.V. dhe G.A. duke konsumuar kokainë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 06.12.2025 në orën 19:45 në SPV Shkup, Sh.N. ka raportuar se në zonën e Aeroportit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur një send të mprehtë duke iu kërcënuar dhe i kanë marrë çantën me paratë, telefonin celular dhe sendet e tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në orën 02:10, në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një apartament në pronësi të V.S.K. në rrugën ,,Venjamin Maçukovski'' në Shkup. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, dhe nuk ka të lënduar. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje.

Më 07.12.2025 në orën 02:00, në SPB Shkup, S.S. (56) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 00:35 në lagjen Çair të Shkupit, djali i tij i mitur, i cili ka qenë me dy shokë, është sulmuar fizikisht nga gjashtë persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu