Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 08.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Në datat 07/08.12.2025, në Shkup, në vende të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.S.(35), D.P.(33), I.J.(35), J.N.(36), S.T.(34), A.S.(41), D.K.(24) dhe K.S.(38), të gjithë nga Shkupi, si dhe B.Gj.(42) nga vendbanimi Ilinden – Shkup, S.A.(35) nga Kavadarci, N.A.(34) nga Velesi dhe H.D.(25) nga Gostivari, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhur të bardhë, lëndë të fortë të bardhë, tableta, marihuanë dhe një bluarëse. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ndiqen parashtresa përkatëse.

Më 07.12.2025, në NJPB Kavadar është raportuar se në ora 10:50, në rrugën rajonale Kavadar–Negotinë, afër fshatit Marenë të Kavadarit, automjeti “Gelly” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A.(46) nga Strumica, ka dalë nga rruga. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, gjë që është konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetues i NJPB Kavadar.

Më 07.12.2025 në ora 09:40 në SPB Ohër është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “7 Nëntori” dhe “Vasil Gllavinov” në Ohër ka ndodhur aksident trafiku midis automjetit “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga L.T.(44) nga fsh. Leskoec – Ohër dhe automjetit “Škoda Yeti”, pronë e MPB-së, i drejtuar nga nëpunësi policor N.I.(26). Në aksident është lënduar L.T., gjë që është konstatuar në Spitalin Special “Shen Erazmo” në Ohër. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB Ohër.

Më 08.12.2025 në ora 00:40 në NJPB Berovë është raportuar se para një objekti hotelierik në fshatin Budinarcë – Berovë, M.M.(52) nga fsh. Vozarci – Kavadar, me automjetin “Hyundai” me targa të Shtipit, ka goditur D.G.(38), i cili ka qenë së bashku me Gj.Ç.(24), të dy nga fsh. Mitrashincë – Berovë. Më pas ajo ka dalë nga automjeti dhe me një mjet të mprehtë është drejtuar drejt Gj.Ç., ndërsa fizikisht ka sulmuar edhe D.G., pas çka është larguar nga vendngjarja me një person tjetër që ka qenë në automjet me të. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në ora 17:50 në Stacionin Policor Probishtip nga Ndihma e Shpejtë e IP Probishtip është raportuar se te ata është sjellë me lëndim të rëndë trupor I.A.(37) nga fsh. Ratavicë – Probishtip, i cili, sipas njoftimit, është lënduar gjatë kryerjes së detyrave pune në një fabrikë në Probishtip, pas çka është transferuar në Spitalin Klinik të Shtipit.

Më 07.12.2025 në ora 13:00, në SPB Veles, J.K.(57) nga Velesi ka raportuar se nga shtëpia është larguar kushëriri i saj S.K.(47) nga Velesi. Po merren masa për gjetjen e personit.

Më 08.12.2025 në ora 02:22 në SPB Shkup, F.S.(20) nga Shkupi ka raportuar se në territorin e Komunës Aerodrom është sulmuar fizikisht nga R.G.(46) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet parashtresa përkatëse.

Më 08.12.2025 në ora 02:20 në SPB Shkup, një grua 61-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka raportuar se më 07.12.2025 rreth orës 17:30, në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga i biri A.A., i cili ka përdorur edhe një mjet të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në ora 20:00 në SPB Shkup, S.S.(33) nga fsh. Haraçinë ka raportuar se para një objekti hotelierik në territorin e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga O.“N” dhe një person tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në ora 21:50 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria B.D.(26) nga Shkupi, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga partnerja e tij 32-vjeçare se rreth orës 15:00 ai e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet parashtresa përkatëse.

Më 08.12.2025 në ora 04:00 në SPB Shkup, D.A.(34) nga fsh. Saraj – Shkup ka raportuar se rreth orës 03:30 në fsh. Saraj është sulmuar me një mjet të fortë nga I.S. nga fsh. Lubin – Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në ora 14:05 në SPB Shkup, S.P.(66) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01:00 në një kazino në territorin e Kisella Vodës është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.12.2025 në ora 14:00 në SPB Shkup, E.E.(43) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 07:00 në territorin e Karposhit, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 
 

Accessibility Menu