Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër K.E. (35) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim dokumenti". Më 23.10.2025 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll patentë shoferi të falsifikuar.
NJPB Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër K.T. (26) nga f. Debreshtë, komuna e Dollnenit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ushtrim i transportit publik pa posedimin e licencës". Më 23.09.2025 në rrugën rajonale f. Suvodol-Shkup, zonë e f. Suvodol, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një mjet transportues "Man", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast u konstatua se nuk posedonte patentë shoferi, as licencë për ushtrim të transportit publik.
Më 08/09.12.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.B. (39) nga Shkupi, B.I. (24) nga f. Batincë, rrethina e Shkupit, dhe T.S. (33) nga Shqipëria, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 09.12.2025 në orën 03:57, në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e komunës së Aerodromit ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh "Reno Klio" me targa të Shkupit, pronë e M.G. (43) nga Shkupi, . Nga zjarri është dëmtuar një garazh, si dhe një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Shkupit, pronë e E.A. (45) nga Shkupi dhe një automjet pasagjerësh "Tojota" me targa të Shkupit, pronë e S.S. (64) nga Shkupi. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Inspektimi do të kryhet gjatë ditës.
Më 08.12.2025, rreth orës 10:15, në SPB Shkup u denoncua se në autostradën Shkup-Veles, te nyja e Ilindenit, automjeti i pasagjerëve "Folksvagen Pasat" me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A. (19) nga Shkupi, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi pasagjeri S.A., ndërsa lëndime trupore pësuan shoferi dhe pasagjerët F.A., E.A. dhe N.A., të gjithë nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Ekipi inspektues i SPB Shkup kreu inspektim.
Më 08.12.2025 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën "Ferid Bajrami" në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.I. (32) nga Shkupi, një automjeti pasagjerësh "Audi" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga U.B. (36) nga f. Zhubrinë i Kërçovës dhe një automjeti pasagjerësh "Citroen" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.S. (56) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar T.P. (61) nga Shkupi, pasagjer në automjetin "Citroen", ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi U.B. dhe pasagjeri në automjetin "Audi" F.B. (32) nga f. Zhubarinë i Kërçovës, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Ekipi inspektues i SPB Shkup kreu inspektim.
Më 08.12.2025, në orën 14:00, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar dhe nëpunës policorë nga Njësiti i Qenve të Shërbimit, me urdhëresë gjykate, ushtruan kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.K. (33) nga f. Marenë i Kavadarit dhe në automjetin që e ka përdorur. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një fishek pushke automatike dhe tri kapsula nistore për çekiç industrial, të cilët ai i posedonte pa dokumentacion të duhur. Ndërsa, në automjet është gjetur dhe sekuestruar një materie e e ngurtë e bardhë. Me A.K. është zhvilluar një bisedë zyrtare, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 08.12.2025 në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.A. (56) nga fshati Çerkez, rrethi i Kumanovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhëresë gjykate, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me karikator që përmbante shtatë fishekë. Ai u dërgua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 08.12.2025, në orën 17:00, në f. Belicë e Poshtme të Strugës, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria A.M. (34) nga po ky fshat. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhëresë gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan 388 copë mjete të ndryshme piroteknike, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër E.M. (45) nga Kërçova për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në rr. “Isein Akioski” në Kërçovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj E.M., me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 08.12.2025, në orën 16:30, në f. Vrapçishtë, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë, në bazë të urdhërit të gjykatës, e arrestuan N.R. (42) nga f. Vrapçishtë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për kryerje të veprës penale "organizim i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa poseduar leje nga organi kompetent". Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Burgu - Tetovë për vuajtje të dënimin me burg.
Më 08.12.2025, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare ka denoncuar se më 08.10.2025 në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.S., i cili ka përdorur edhe sende të forta, ndërsa më pas i është kërcënuar asaj dhe djalit të saj me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.12.2025, në orën 17:30, në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan S.K. (43) nga f. Draçevicë, komuna e Studeniçanit, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se ai e ka sulmuar M.Ç. (46) nga Shkupi me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 08.12.2025, në orën 20:45, në SPB Shkup, M.T. (38) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:05 në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga I.A.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.12.2025, në orën 17:50, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë ndaluar M.N. (32) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.