Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 10.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër B.M. (46) nga Gjevgjelia për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të vepr[s penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 04.06.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit dhe në shtëpinë e një të afërmi të tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara dhe një thërrmuese.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Probishtip ngriti kallëzim penal kundër A.S. (31) nga Probishtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 29.10.2025, në një objekt hotelerie në Probishtip, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj pronarit dhe mysafirëve, si dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër J.K. (62) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 25.11.2025, para një objekti hotelerie në Koçan, i denoncuari sulmoi fizikisht një të mitur nga Koçani.

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër E.K. (35) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim dokumenti". Më 23.10.2025 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare të një automjeti pasagjerësh "BMV", të cilin e drejtonte ai, është gjetur një patentë shoferi e falsifikuar.

Më 09.12.2025, në orën 11:50, në rrugën "Velko Vllahoviq" në Demir Hisar, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar i privuan nga liria A.K. (44), K.K. (48) dhe V.G. (50), të gjithë nga Republika e Bullgarisë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale "vjedhje" sipas nenit 235 dhe "nxjerrje jashtë vendit të të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore" sipas nenit 266 të Kodit Penal. A.K. dhe K.K. janë gjetur në një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa kombëtare bullgare, ndërsa V.G. është gjetur në një automjet kombe "Pezho Bokser" me targa kombëtare bullgare dhe tek ta janë gjetur sende dhe pjesë të veshjeve popullore, për të cilat nuk mund të vërtetonin origjinën. Sendet u inspektuan nga një etnolog i Muzeut të Manastirit dhe u konstatua se bëhet fjalë për pjesë të veshjeve popullore maqedonase që paraqesin trashëgimi kulturore dhe janë të ndaluara për qarkullim dhe për shitje pa lejen e tyre. Të tre u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës. 

Më 09.12.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria J.D. (22) nga f. Koliçan i Epërm, rajoni i Shkupit, dhe L.V. (19), A.R. (27) dhe E.Ç. (34), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 09.12.2025 rreth orës 12:20, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën "Bellasica" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.V. (60) nga fshati Pallaticë, rrethina e Tetovës dhe një motoçiklete "Jamaha" me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.A. (41) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Më 10.12.2025 rreth orës 00:20, në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e rr. "Vlladimir Polezhinoski" dhe rr. "Heronjtë e Kosturit" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Audi" me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.R. (25) nga Tetova dhe një biçiklete të drejtuar nga E.Ç. (19) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Më 09.12.2025 në orën 19:00, në SPB Shtip është denoncuar se në rrugën rajonale Pllaçkovicë-Shtip, pranë f. Karaorman i Vjetër, një automjet pasagjerësh "Ford" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga G.N.B. (24) nga Republika e Turqisë, me qëndrim në Shtip, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar pasagjerët S.B. (18), U.K. (24) dhe J.B.T. (27), të gjithë nga Turqia, me qëndrim në Shtip, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shtip.

Më 09.12.2025 në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria Z.R. (53) nga Strumica. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.T. (46) nga Ohri për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 05.12.2025 në kanalin "Studençishtë", i denoncuari sulmoi fizikisht G.T. nga Ohri, ndërsa gjatë një bisede zyrtare në SPB Ohër u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë.

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik me seli në Strugë, kundër drejtuesit S.T. (55) nga Struga dhe kundër N.B. (53) nga f. Vevçan për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ushtrim i transportit publik pa posedimin e licencës". Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, të kryer në rrugën rajonale Strugë-Dibër, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Strugës, të drejtuar nga N.B., me ç'rast u konstatua se ai po ushtronte transport publik taksi të pasagjerëve pa poseduar licencën përkatëse të dhënë nga organi kompetent shtetëror.

Më 09.12.2025, në orën 14:45, në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtator të vitit 2025 ishte mashtruar nga B.N. dhe R. "P" për shumën prej 74.000 denarësh. Sipas denoncimit, ai ua ka dhënë paratë për të blerë material nga një depo dhe për të përfunduar punimet ndërtimore në shtëpinë e tij, dhe pasi mësoi se materiali në depo nuk ishte paguar fare, ndërsa B.N. i ishte shmangur kontaktit me të, ai e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 09.12.2025, në orën 20:45, në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan N.Ç. (52) nga f. Rashçe, rrethina e Shkupit, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 09.12.2025, në orën 11:30, në SPB Shkup, J.S. (45) nga Shkupi ka denoncuar se më 07.12.2025, rreth orës 22:30, në zonën e Radishanit, djali i tij 12-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 10.12.2025, në orën 00:30, në Stacionin Policor - Bit Pazar, Gj.A. (46) nga Shkupi ka denoncuar se vajza e saj M.U. (13) nga Shkupi është larguar nga shtëpia familjare. Po merren masa për gjetjen e personit.

 



Accessibility Menu