Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 11.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër H.J. (36) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 18.06.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër K.I. (36) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose materieve shpërthyese". Më 28.07.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë "Cërvena Zastava M70" e kalibrit 7.65 mm, të cilën, në mënyrë të paaurtorizuar, e ka mbajtur në shtëpinë e tij.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.T. (46) nga Ohri për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 05.12.2025 në Ohër, të denoncuarin e ka sulmuar fizikisht G.T. (50) nga Ohri.

Më 10.12.2025, në orën 13:00, në fshatin Zherovjanë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore - Zherovjan e privuan nga liria B.E. (30) nga f. Zherovjan. Ai dyshohet se gjatë një periudhe disa ditore ka kryer vjedhje në një stalë të braktisur në f. Tenovë, pronë e L.I. (22) nga f. Tenovë, me ç'rast ka marrë disa sende. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 10.12.2025 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.M. (22), 24-vjeçaren D.Xh.S. dhe 21-vjeçaren I.G.P., të gjithë nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 10.12.2025, në orën 18:45, në hyrje të sallës sportive "Boro Çurlevski" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria P.N. (20), N.A. (24) dhe D.M. (24), të gjithë nga Shkupi. Gjatë hyrjes së një grupi tifozësh nga Shkupi në sallë sportive për ndeshjen e hendbollit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike, me ç'rast ata sulmuan fizikisht disa nëpunës policorë të cilët po ndërmerrnin veprime zyrtare. Më pas, në orën 19:20 në hyrje të sallës sportive, nëpunësit policorë të SPB Manastiri e privuan nga liria edhe N.G. (34) nga Manastiri pasi që e ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe ka bërë thirrje për dhunë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 10.12.2025, në orën 19:30, SPB Shkup ka pranuar denoncim nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" se tek ta ka ardhur 62-vjeçarja J.F. nga Shkupi, e cila më 09.12.2025, rreth orës 16:45, në kryqëzimin e rr. "Franklin Ruzvelt" dhe rr. "Orce Nikolov" në Shkup është goditur nga një automjet pasagjerësh "Tojota" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person femër, e cila më pas e ka dërguar në një institucion privat shëndetësor, ndërsa pas kontrollit ajo ka shkuar në shtëpi dhe nuk e ka paraqitur rastin. Nëpunës policorë nga ekipi i SPB Shkup kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me të dhe po ndëmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 11.12.2025, në orën 01:20, në NJPB Gjevgjeli është denoncuar se në rrugën rajonale Dojran i Vjetër - Dojran i Ri, në vendin e quajtur "Kalldërma", D.B. (22) nga Dojrani i Ri, duke drejtuar një moped "hamaçi" me targa të Gjevgjelisë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë rast, ai ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë. Pas masave të ndërmarra në lidhje me aksidentin, është konstatuar se D.D. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.60 promilë alkool në gjak. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Më 10.12.2025, në orën 12:10, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria N.J. (31) nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe mbështjellëse për të. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 10.12.2025, në orën 22:30, në SPB Shkup, D.P. (19) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:40, në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili me biçikletë ia ka dëmtuar edhe automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 11.12.2025, në orën 01:20, në SPB Shkup, S.F. (62) nga Shkupi denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e Bit Pazarit ishte djegur automjeti i tij i pasagjerëve "Tojota Rav 4" me targa të Shkupit. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit zjarri ishte shuar. Është kryer inspektim dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 11.12.2025, në orën 05:20, në SPB Shkup, është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në zonën e Shuto Orizares, pronë e D.R. (31) nga Shkupi, i cili gjatë daljes nga shtëpia la pësuar lëndim, pas çka ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave,,Nëna Terezë" për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit zjarri ishte shuar. Është kryer inspektim.

Me datë 10.12.2025, në orën 17:40, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë kanë ndaluar një 16-vjeçar dhe A.M. (27), të dy nga Makedonska Kamenica. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë i kanë gjetur personat në vendin e quajtur "Goren vodopad" në lumin Kamenicë në Makedonska Kamenicë, me ç'rast i mituri ka hedhur një qese dhe ka tentuar të ikë, por ishe penguar dhe arrestuar. Në këtë rast, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë, një peshore digjitale dhe një thërrmuese. Më pas, me urdhër gjykate, në prani të babait të tij, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të miturit, me ç'rast ai vullnetarisht ka dorëzuar një pako me dy lule të bimës së kanabisit. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu