NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër Xh.K. (23) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 12.05.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh "Mercedes" në të cilin si pasagjere ishte e denoncuara, me ç'rast tek ajo ishte gjetur dhe sekuestruar heroinë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (28), B.A. (33), H.B. (19) dhe M.Sh. (33), të gjithë nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 17.08.2025 në një qendër fitnesi në Tetovë dhe jashtë objektit, të denoncuarit sulmuan fizikisht A.I. (32) nga Tetova dhe i shkaktuan lëndime.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.R. (51) dhe H.A. (58), të dy nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "mashtrim". Gjatë tetorit të vitit 2024, e denoncuara e dytë e ka mashtruar një person nga Tetova se mund ta ndihmojë për ndërmjetësim në Institucionin Publik - Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale - Tetovë që të realizojë kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër për të dhe bashkëshorten e tij, pas çka së bashku me të denoncuarin e parë i kanë kërkuar dokumente dhe të holla, por kërkesa ishte refuzuar, ndërsa të hollat nuk i janë kthyer.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.E. (26) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese" dhe "prodhim i paaurtorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 04.03.2025, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë dhe marihuanë.
Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim - Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër R.R. (28) nga f. Kopanicë, rrethina e Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "kontrabandë emigrantësh". Më 08.12.2025, në dalje të Gjevgjelisë, në vendin e quajtur "Nova Petla", nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve "Pezho" me targa të Gostivarit, të drejtuar nga i denoncuari, në të cilin u gjetën pesë emigrantë nga Egjipti.
Më 11.12.2025, në orën 13:45, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, nëpunës policorë nga SPB Manastir kryen bastisje në një shtëpi, pronë e A.N. (49) nga f. Tërnovc, rrethi i Manastirit. Gjatë bastisjes, është gjetur një armë pneumatike, një pistoletë sinjalizuese, karikator dhe 62 copë municion. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11/12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.B. (26), L.A. (22), M.V. (23), A.A. (38) dhe D.A. (22), të gjithë nga Shkupi, si dhe S.Sh. (23) nga Strumica dhe A.M. (21) nga Kroacia, sepse tek ta ishte gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore, marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.
Më 11.12.2025, në orën 17:00, në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore e Prilepit, nëpunës policorë të NJPB Krushevë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse, pronë e M.M. (47) në f. Presil, rrethina e Krushevës. Gjatë kontrollit, u gjetën një pushkë ajrore, 10 fishekë për pushkë gjuetie dhe një rrip për fishekë gjuetie, të cilat janë lëndë e kundërvajtjes sipas nenit 27 të Ligjit për Armë. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.12.2025, në orën 14:45, në SPB Shkup është denoncuar se në një rrethrrotullim në rr. "Boris Sarafov", rr. "Lluka Gerov", rr. "Makedonski Vojski" dhe bul. "Arradhat Partizane" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Mercedes" ka goditur këmbësorin H.M. (34), pas çka shoferi është larguar nga vendngjarja me automjetin. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër E.T. për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "falsifikim i dokumentit". I denoncuari, në cilësinë e këshilltarit - përmbarues tatimor në komunën e Dellçevës, me datë 21.12.2021, në lidhje me një kërkesë të paraqitur nga një person nga një fshat i Dellçevës, nuk doli në vendngjarje që të vërtetojë gjendjen faktike në përputhje me ligjin, formoi komision joekzistues-të rremë dhe përpiloi procesverbal të rremë për dalje në vendngjarje, ndërsa me të vetmin qëllim që në mënyrë të kundërligjshme t'i mundësojë një personi tjetër nga Dellçeva të kryente tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore për formimin e një parcele ndërtimore të parashikuar me plan urbanistik ose dokumentacion urbanistik. Procesverbalin e pavërtetë, E.T. e përdori në procedurën e mëtejshme në lidhje me kërkesën e paraqitur nga personi, i cili, në përputhje me vendimin e dhënë nga komuna e Dellçevës, ka paguar një shumë të përgjithshme prej 450.712 denarësh në Buxhetin e Komunës së Dellçevës. Në këtë mënyrë, i shkatoi dëm material personit për lartësinë e shumës së paguar, si dhe shpenzime shtesë për zhvillimin e procedurës.
Më 11.12.2025, në orën 19:40, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar kryen bisedë zyrtare me G.V.(45) nga Kavadari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga R.T.( 60) nga Kavadari, se për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion, G.V. e ka sulmuar fizikisht atë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Me datë 11.12.2025, në orën 07:45, SPB Shkup ka pranuar informacion se në shtëpinë e mikut të tij në zonën e Kisella Vodës në Shkup është gjetur pa shenja jete B.P. (36) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Më 12.12.2025, në orën 02:30, në SPB Shkup, E.A. (22) nga f. Çajlan, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 11.12.2025, rreth orës 22:30, para një objekti tregtar në zonën e Sarajit, rajoni i Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga E.H., H.H. dhe E.S., ndërsa S.H. me një send metali e ka dëmtuar automjetin e shokut të tij E.R., i cili ishte me të. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 11.12.2025, në orën 19:10, në SPB Shkup, N.K.P. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:30, në zonën e Karposhit, katër të mitur që i ka njohur e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj 13-vjeçar, me ç'rast njëri prej tyre ka përdorur një send të fortë, ndërsa më pas e kanë kërcënuar në lidhje me dy vëllezërit e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.12.2025, në orën 21:30, në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 10.12.2025, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në zonën e Shuto Orizarës, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor I.R.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.12.2025, në orën 10:00, në SPB Shkup, B.S. (57) nga Shkupi, shofer autobusi, ka denoncuar se në një autobus të parkuar në Qendrën e Transportit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga M.R., gjithashtu shofer autobusi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.12.2025, në orën 18:30, në SPB Shkup, I.R. (53) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30 në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga B.A.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.12.2025, rreth orës 00:20 në SPB Shkup është denoncuar se në një shtëpi të braktisur në zonën e Qendrës është gjetur pa shenja jete E.R. (25) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.