SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R. Xh. (20) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 24.09.2026, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Volkswagen Golf 5“, por para se të ndalej automjeti, i kallëzuari, nga dritarja ka hedhur marihuanë. Po atë ditë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast, po ashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A. H. (23), G. I. (46) dhe I. I. (25), të gjithë nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „dhunë“ dhe „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 12.12.2025, në afërsi të një objekti hotelierik në fsh. Kamjan, rrethina e Tetovës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet personave të kallëzuar, me ç’rast i kallëzuari i parë me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të kallëzuarit të dytë.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër T. I. (68) nga Holanda dhe R. I. (66) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“. Më 22.09.2026, të kallëzuarit kanë penguar punonjësit socialë të Qendrës për Punë Sociale Prilep gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër M. I. (63) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „fshehje e tatimit“. Më 02.09.2026 është realizar bastisje në një hotel në Veles, me ç’rast është konstatuar se i kallëzuari ka dhënë me qira dhoma hoteli si person fizik, ka arkëtuar mjete finanaciare për akomodimin e ofruar, ndërsa të ardhurat e realizuara nuk i ka deklaruar pranë organit kompetent tatimor dhe as nuk i ka evidentuar si të ardhura të realizuara.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër Z. P. (47) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikimi i sigurisë“. Më 24.05.2026, i kallëzuari përmes postës elektronike i ka bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij.
Më 29.09.2026, në orën 21:57, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e bul. „Shën Klimenti i Ohrit“, rr. „Shën Kirili dhe Metodi“ dhe bul. „Vodnjanska“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Toyota Corolla“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V. M. (68) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga A. M. (32) nga fsh. Sopishtë, rrethina e Shkupit. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 30.09.2026, në orën 01:30, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish e kanë privuar nga liria S. D. (47) nga Radovishi. Sipas denoncimit, ai në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe vajzën e tyre të mitur. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 16:40, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë e kanë privuar nga liria E. Z. (27) nga një fshat në Komunën e Çashkës, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi e ka sulmuar fizikisht të atin e tij 60-vjeçar, me ç’rast ka përdorur sende të forta. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 10:45, në kryqëzimin e rrugëve „Kiro Këçuk“, „Beogradska“ dhe „Vasil Glavinov“ në Veles, një automjet transportues „Ford“ me targa të Velesit, i drejtuar nga P. S. (69) nga Velesi, ka goditur S. N. (65) nga Velesi. Në aksident, S. N. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.09.2026, rreth orës 13:00, në Zyrën Policore Pehçevë, Z. N. (28) dhe bashkëshortja e tij 24-vjeçare, të dy nga rajoni i Pehçevës, kanë denoncuar se V. T. (28), ish-bashkëshorti jashtëmartesor i denoncueses 24-vjeçare, përmes një rrjeti social u ka bërë kërcënime. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 20:15, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria K. S. (35) nga një fshat në Komunën e Zërnovcit, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 33-vjeçare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, rreth orës 15:00, SPB Tetovë është njoftar se në një rrugë lokale në fsh. Çiflik, para shkollës fillore, dy të mitur, të cilët ngisnin trotinet elektrik, kanë rënë, me ç’rast njëri ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Më 29.09.2026, në orën 16:44, NJPB Gostivar është njoftuar se në rr. „Balindollsko“ në Gostivar ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S. B. (61) nga Gostivari dhe një motoçiklete „Konekt“ me targa të Gostivarit, e drejtuar nga M. R. (58) nga Gostivari. Me këtë rast, M. R. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.09.2026, në orën 14:15, në Pikën Kufitare „Bllacë“, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria I. D. (37) nga Tetova, i cili ishte kërkuar nga SPB Tetovë në lidhje me vepra penale sipas nenit 386 dhe nenit 396 të Kodit Penal. Personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Tetovë për veprime të mëtejshme.
Më 29.09.2026, në orën 13:00, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kodra e Diellit i kanë privuar nga liria tre shtetas polakë, K. V. (49), O. A. B. (56) dhe S. K. Z. (55), të cilët pasi me datë 28.09.2026 me katërçikleta (së bashku me katër shtetas të tjerë polakë të cilët menjëherë ishin privuar nga liria) kanë dëmtuar derën hyrëse të një objekti-depo ushtarake në vendin e quajtur „Erebinë“, pas çka janë arratisur. Pas masave të ndërmarra, ata janë privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale „hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake“ sipas nenit 350 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 30.09.2026, në orën 03:20, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria T.M. (54) nga Prilepi, pasi në shtëpinë familjare në Prilep e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 29.09.2026, në orën 21:30, në NJPB Prilep, një 28-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se ish-bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht fëmijën e tyre të mitur të përbashkët. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër T.B. (68) nga fsh. Delogozhdë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“ sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Gjatë një kontrolli të kryer më 19.08.2026, ai është hasur para një objekti afarist në Ohër duke ofruar dhe ushtruar transport publik të udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm, pa poseduar licencë përkatëse, të dhënë nga organi kompetent shtetëror dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për transportin e komunikacionit rrugor.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S. (67) dhe D.S. (43), të dy nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mashtrim“. Ata, veprën e kanë kryer më 06.08.2026 në rr. „Korpusi 15“ në Strugë, ku kanë takuar një person 88-vjeçar nga një fshat i Strugës dhe, me qëllim që për vete të sigurojnë përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, e kanë mashtruar dhe me paraqitje të rreme e kanë bindur që t’u sjellë të holla. Në këtë mënyrë, të kallëzuarit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 300.000 denarë.
Më 30.09.2026, në orën 00:09, SPB Manastir është njoftuar se në rr. „Bogomila“ në Manastir ishte përfshirë nga zjarri një automjet pasagjerësh „Volkswagen Polo“ me targa të Manastirit, në pronësi të S.D. (74) nga Manastiri. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Manastir. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes
NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.V. (49) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ sipas nenit 215 dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“ sipas nenit 216 të Kodit Penal. Gjatë një kontrolli të kryer në rr. „Dejan Stojanoski“ në Kërçovë, nëpunësit policorë tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa në automjetin e tij „Mercedes“ me targa të Kërçovës, është hasur D.R. nga Kërçova, në ulësen e të cilit janë gjetur mbetje marihuane, pasi R.V. ia kishte dhënë automjetin e tij në shfrytëzim që të mund të konsumonte drogën.
Më 30.09.2026, në orën 03:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.K. (28) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 26-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 30.09.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, B.P. (18) nga Shkupi ka denoncuar se më 29.09.2026, rreth orës 21:30, në zonën e Karposhit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.09.2026, në orën 03:20, në SPB Shkup, një 36-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka bërë denoncuar se djali i saj i mitur, në disa raste, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre D.T., i cili gjithashtu u ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 30.09.2026, në orën 02:36, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „1“ në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, ishte përfshirë nga zjarri një ekskavator „Volvo“, në pronësi të F.B. nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.09.2026 në orën 16:00 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 17-vjeçar nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm të një gruaje 40-vjeçare nga Shkupi, se kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj vajzës së saj 15-vjeçare nga Shkupi, dhe më pas e kishin ndjekur të miturën dhe i kishin kërkuar që ajo t'i dërgonte foto eksplicite dhe incizime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 10:24, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Vodenska“ në Shkup ka shpërthyer zjarr në një banesë. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa për shkak të thithjes së tymit, një e mitur 11-vjeçare me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për ofrimin e ndihmës mjekësore.
Më 29.09.2026, në orën 07:30, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria 45-vjeçaren E.S. nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, i ka sulmuar fizikisht nënën e saj 70-vjeçare dhe vajzën e saj 13-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 18:20, në Shkup, nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me D.I. (18) nga Koçani, pas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 37-vjeçare dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, një 41-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 18.09.2026, përmes telefonatës, ka marrë kërcënime nga ish-partneri i saj B.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.09.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, A.A. (22) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:00, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.