Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.M. (46) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.03.2026, në rr. „Beliçica“ në Gostivar, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Ford Focus“, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër A.G. (42) nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 11.08.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër B.O. (43) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 23.09.2026, i kallëzuari, përmes një aplikacioni të rrjetit social, i ka bërë kërcënime një personi 31-vjeçar nga Koçani dhe familjes së tij të ngushtë.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër E.M. (32) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje grabitqare“. Më 05.08.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht A.I. (41) nga Kumanova dhe me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë telefonin celular dhe paratë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.H. (52) nga fsh. Tearcë, R.B. (41), N.B. (47) dhe një 17-vjeçari nga fsh. Gjermë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 21.08.2026, në një objekt hotelierik, pas një grindjeje paraprake, të kallëzuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër O.A. (52) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 17.08.2026, në Gostivar, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një 17-vjeçar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.
Më 28.09.2026, në orën 12:40, në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në segmentin ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vlladevc, rrethina e Strumicës, një automjet transportues „Ford“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga S.S. (48) nga fsh. Sushtevë, rrethina e Strumicës, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Strumicë. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.09.2026, në orën 10:30, SPB Shkup është njoftuar se më 27.09.2026, në orën 19:45, në kryqëzimin e rr. „Hristo Tatarçev“ dhe rr. „Frank Harkort Maning“ në Shkup, M.G. (70) nga Shkupi, duke drejtuar automjet udhëtarësh „Shevrolet“ me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë 10-vjeçar nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naumi Ohridski“ në Shkup.
Më 28.09.2026, në orën 21:40, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „1“ në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga fsh. Haraçinë dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fsh. Haraçinë. Në aksident, 17-vjeçari, drejtuesi i mopedit, ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.09.2026, në orën 18:55, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me L.A. (52) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në një institucion publik në Kavadar e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 13:00, në Stacionin Policor Vinicë, një vajzë 18-vjeçare nga Koçani ka denoncuar se ish-partneri i saj K.Sh. (18) nga Velesi, e ka kërcënuar përmes telefonatës dhe e ka shkelur aktvendimin e mëparshëm të gjykatës për shqiptimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 28.09.2026, në orën 17:15, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria M.Gj. (60) nga Koçani. Paraprakisht, ai në mënyrë të dhunshme i ka marrë para D.M. (54) nga Koçani, pasi D.M. i kishte tërhequr paratë nga bankomati në afërsi të stacionit të autobusëve në Koçan. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 28.09.2026, në orën 18:24, nga ana e Policisë Ushtarake të ARM-së, në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur „Erebinë“ në Tetovë, ku ndodhen magazina ushtarake, disa persona me katërçikleta kanë dëmtuar derën hyrëse të objektit. Ushtarët të cilët kanë qenë në roje në vendngjarje kanë ndaluar katër persona, të gjithë shtetas të Polonisë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36), ndërsa tre persona të tjerë me katërçikleta janë arratisur. Katër personat janë privuar nga liria mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 350 të Kodit Penal „hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake“. Po ndërmerren masa për gjetjen e tre personave të tjerë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 17:50, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.D. (35) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit se rreth orës 15:00, para një shtëpie në Tetovë, pas grindjes verbale rreth parkimit të një kamioni për materiale ndërtimore, e ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij R.I. (64) nga Tetova. A.D. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 13:00, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë, në fsh. Dobrosht, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.M. (41) nga fsh. Dobrosht dhe një automjeti të udhëtarëve „Golf“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.I.E. (34) nga fsh. Dobrosht. Në aksident, S.M. dhe bashkudhëtari i tij D.N. nga fsh. Gllogjë kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.09.2026, në orën 15:50, SPB Tetovë është njoftuar se në fsh. Kamjan, një 14-vjeçar nga fsh. Kamjan, i cili drejtonte trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.09.2026, në orën 01:00, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria Gj.Ç. (41) nga Strumica. Sipas denoncimit, ai më 28.09.2026, në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, ndërsa është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër I.S. (62) nga fsh. Radolishtë i Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“, sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Gjatë një kontrolli të realizuar më 13.09.2026, ai është gjetur duke ofruar dhe ushtruar transport publik të udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm para një objekti afarist në Ohër, pa poseduar licencë përkatëse të dhënë nga organi kompetent shtetëror dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Transportin e Komunikacionit Rrugor.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.S. (37) nga Bujanoci, Republika e Serbisë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dëmtim i sendeve të huaja“, sipas nenit 243 të Kodit Penal. Më 04.09.2026, para një objekti hotelierik në Strugë, ai në mënyrë të dhunshme e ka hapur rezervuarin e një automjeti të udhëtarëve „Porshe“ me targa të Ohrit, ka vendosur një lëng të panjohur dhe ka shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të automjetit, pas çka është larguar. Pas ndërmarrjes së masave, ai është privuar nga liria.
Më 28.09.2026, në orën 10:15, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rr. „Rudniçka“ në Kërçovë, A.Gj. (71) nga fsh. Drugovë, duke drejtuar një moped me targa të Kërçovës, është përplasur në një automjet të parkuar të udhëtarëve „Pasat“ me targa të Kërçovës, i drejtuar më parë nga Sh.I. (57) nga fsh. Zajaz i Kërçovës. Me këtë rast, drejtuesi i mopedit, për të cilin është konstatuar se nuk kishte patentë shoferi, ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrjen e vendit të aksidentit.
Më 28.09.2026, në orën 11:50, në SPB Ohër është denoncuar se A.J. nga Ohri, në shtëpinë familjare ka qenë agresiv dhe i ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.09.2026, në orën 05:55, në fsh. Likovë, një automjet transportues që transportonte dru nuk është ndalur në shenjën e dhënë ‘stop’ nga nëpunësit policorë, me ç’rast ka goditur automjetin zyrtar të MPB-së, ndërsa më pas shoferi i automjetit transportues me dy persona të cilët kanë arritur me automjet udhëtarësh, kanë sulmuar fizikisht dy nëpunës policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.09.2026, në orën 00:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria dy të mitur nga fsh. Mateç, rrethina e Likovës, për shkak se në fshatine njëjtë, me një mjet të mprehtë, kanë sulmuar një 16-vjeçar, i cili ka marrë lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 28.09.2026, në orën 23:40, në fsh. Orizarë e Poshtme, rrethina e Manastirit, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria L.D. (62) nga fsh. Orizarë e Poshtme, duke vepruar pas denoncimit të një 21-vjeçari nga Manastiri se L.D. e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 15:00, në NJPB Prilep, një 32-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se për një kohë më të gjatë ishte shqetësuar nga I.N. nga Prilepi, me të cilin më parë kishte qenë në lidhje. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 28.09.2026, në orën 20:45, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me J.Sh. (47) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm në orën 17:00 në SPB Shkup të ish-bashkëshortes së tij 30-vjeçare nga Shkupi, se gjatë periudhës nga 22.09.2026 deri më 25.09.2026, derisa vajza e tyre e mitur ishte te babai i saj, ai e kishte sulmuar fizikisht. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 28.09.2026, në orën 23:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup, në prani të mbrojtësit dhe prindit, kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçare, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se po atë ditë, rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, ajo kishte sulmuar fizikisht motrën e saj 17-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 18:50, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.S. (40) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se po atë ditë, rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Karposhit, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 72-vjeçare, ndërsa me këtë rast kishte dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 28.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, një grua 68-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:30, në shtëpinë familjare në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga motra e saj N.M. (73), e cila kishte përdorur një mjet metalik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.09.2026, në orën 19:45, në SPB Shkup, S.Q. (42) nga fsh. Strahojadicë, Komuna e Zelenikovës, ka denoncuar se rreth orës 08:15, në një stacion autobusi në fsh. Zelenikovë, djali i tij 10-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga N.I. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.09.2026, në orën 16:10, në SPB Shkup, I.M. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:50, në një objekt tregtar në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga Z.Z. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.09.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, S.A. (66) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:10, në rajonin e Gazi Babës, një person, duke përdorur forcë fizike, i kishte marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.09.2026, në orën 15:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar N.C. (20) dhe A.B. (20), të dy nga Shkupi, për shkak se janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.