Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.09.2026

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.J. (34) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 22.09.2026, në Tetovë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ku qëndronte i kallëzuari, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar heroinë.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër K.V. (56) nga Negotina, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „gjueti e paligjshme“. Më 24.08.2026, në vendin e gjuetisë Timjanik, në Komunën e Negotinës, i kallëzuari ka bërë gjueti të paligjshme, me ç’rast ka vrarë një kafshë të egër gjatë periudhës kur gjuetia është e ndaluar.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Q.B. (26) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 05.04.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

 

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër T.V. (57) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj nëpunësit policor gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 09.09.2026, i kallëzuari me thikë u ka bërë kërcënime dhe u ka bërë rezistencë nëpunësve policorë, të cilët kanë kryer veprime zyrtare.
 
 

 

Më 27.09.2026, në orën 23:30, Stacioni Policor Strumicë është njoftuar se në rrugën lokale Strumicë-fsh. Prosenikovë, një automjet i udhëtarëve „Volkswagen“, me targa të Strumicës, i drejtuar nga V.P. (48) nga fsh. Prosenikovë, rrethina e Strumicës, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Strumicë.

 

Më 27.09.2026, në orën 20:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Aleksandar Urdarevski“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.M. (53) nga Shkupi dhe një motoçiklete me tri rrota „Tomos“ me gjysmërimorkio, pa targa, e drejtuar nga R.A. (35) nga Shkupi, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës R.A. ka pësuar lëndime trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij 28-vjeçarja S.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 27.09.2026, në orën 14:45, në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar I.A. (19) nga Kumanova, sepse në rr. „Goce Dellçev“ në Kumanovë ka sulmuar fizikisht një të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër I.A. do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.09.2026, në orën 20:50, në lagjen Novo Maallo në Gostivar, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria M.T. (62) nga Gostivari, në lidhje me zbardhjen e veprës penale „vjedhje“, të kryer më 24.09.2026 në një dyqan rrobash në Gostivar. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.09.2026, në orën 19:15, në rr. „18 Nëntori“ në Gostivar, nëpunës policorë i kanë privuar nga liria D.M. (24), Xh.F. (26) dhe Xh.M. (25), të gjithë nga Gostivari, në lidhje me një sulm fizik të denoncuar më 26.09.2026 nga D.M. (20) se në një objekt hotelierik, në rr. „Vëllezërit Gjinoski“, është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 27.09.2026, në orën 03:20, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria A.A. (43) nga Prilepi, pasi në shtëpinë familjare në Prilep e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 40-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.09.2026, në orën 15:50, SPB Ohër është njoftuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, afër fsh. Podvis të Kërçovës, S.T. (48) nga Kërçova, i cili drejtonte një motoçikletë „Suzuki“ me targa të Kërçovës, e ka goditur këmbësorin B.A. (51) nga Kërçova. Me këtë rast, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa B.A. ka pësuar lëndime trupore. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Ohër.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër K.T. (43) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 28.07.2026, në cilësinë e instruktorit të paraglajdingut në kuadër të një kompanie të paraglajdingut, pa i dhënë udhëzimet dhe orientimet e nevojshme, ai kishte dakorduar një fluturim tandemësh me paragllajd me A.G.B. (37) nga Suedia dhe gjatë uljes pranë Strugës, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore në njërën këmbë, pas çka është transportuar në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër.

 

 

Më 28.09.2026, në orën 01:25, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria M.K. (24) nga Ohri, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
 
 

 

Më 28.09.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, M.I. (34) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:20, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person i mitur, i cili ishte së bashku me persona të tjerë, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 14-vjeçar dhe i ka bërë kërcënime me një send të mprehtë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.09.2026, në orën 02:35, SPB Shkup është njoftuar se në një kazino në zonën e Kisella Vodës, dy persona kanë shqetësuar mysafirët në objekt, ndërsa njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular drejt një personi femër, por nuk e ka goditur. Gjithashtu, sipas denoncimit, personat kanë dëmtuar një pjesë të inventarit dhe kanë aktivizuar aparatet zjarrfikëse, me ç’rast disa persona – mysafirë dhe të punësuar, për shkak të problemeve me frymëmarrjen, janë transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.09.2026, në orën 10:00, SPB Shkup është njoftuar se në një banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur e pajetë T.D. (46) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

 

Më 28.09.2026, në orën 01:15, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria R.S. (39) nga Shtipi, pas denoncimit paraprak se e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar fizikisht ta sulmonte babanë e tij 67-vjeçar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Sot (28.09.2026), në orën 06:25, NJPB Berovë është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të S.B. (83) në Berovë. Zjarrin e ka shuar NJTZ Berovë, ndërsa, sipas njoftimit, si pasojë e intoksikimit nga tymi ka ndëruar jetë S.B. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Berovë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë.

 

Më 27.09.2026, në orën 19:10, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup është njoftuar se te i dënuari V.T. (40) janë gjetur dhe konfiskuar para dhe telefon celular me karikues. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.09.2026, në orën 17:30, në SPB Shkup, një 36-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 26.09.2026, rreth orës 03:00, në shtëpinë e tij në zonën e Çairit, ish-partnerja e tij 34-vjeçare M.K. nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.09.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, Sh.H. (54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:30, në zonën e Qendrës, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë nga partneri i saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.09.2026, në orën 23:20, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në zonën e Shutkës, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet dy vëllezërve, të moshës 26 dhe 20 -vjeçare dhe nënës së tyre 46-vjeçare, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 27.09.2026, në orën 19:20, në SPB Shkup, H.E. (58) nga Turqia ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 11:00, në zonën e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me transportin me taksi, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.09.2026, në orën 10:15, SPB Shkup është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një strehimore në bul. „Aleksandar Makedonski“ në Shkup. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup.

 

Më 27.09.2026, në orën 17:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar F.I. (34) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu