Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.10.2026

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër Z.B. (61) dhe L.D. (28), të dy nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.11.2025, në afërsi të një klubi nate, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit të dytë, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i kallëzuari i parë.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.S. (22), M.A. (25) dhe D.A. (25), të gjithë nga Kumanova, si dhe D.S. (24) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 18.02.2026, para një pike tregtimi në fsh. Umin Doll, rrethina e Kumanovës, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar D. Gj..

 

NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër K.P. (32) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 27.02.2026, në Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.M. (63) nga një fshat i Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 04.08.2026, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër G.H. (25) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Në periudhën nga 02.01.2026 deri më 05.01.2026, në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, i kallëzuari, duke përdorur forcë fizike dhe vegël të përshtatshme, nga një kasafortë ka marrë nëntë pistoleta.

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.A. (18) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, S.R. (31) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, B.A. (31) nga fsh. Leshnicë e Poshtme, Komuna e Zhelinës, D.A. (21) nga fsh. Negotinë, Gostivar, Xh.M. (48) nga Gostivari, D.M. (24) nga fsh. Çajlë, rrethina e Gostivarit dhe A.M. (39) nga Kavadari, i cili gjithashtu ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa, M.J. (61) nga Sveti Nikolla ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident trafiku. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 30.09.2026, në orën 18:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria A.K. (55) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve të kryera është konstatuar se për kontroll ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar sllovene. Personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 30.09.2026, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.A. (22) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.09.2026, në orën 10:00, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “534” dhe një rruge shërbyese në fsh. Marinë, Komuna e Ilindenit, një motoçikletë e drejtuar nga një 17-vjeçar nga fsh. Marinë ka goditur një automjet të parkuar të udhëtarëve “Honda Civic”, me targa të Shkupit, i parkuar nga P.M. (68) nga fsh. Mrallinë, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të cilat janë konstatuar në Qendrën e  Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 30.09.2026, në orën 11:05, në vendin e quajtur “Bunec”, nëpunës policorë të Njësisë Policore Mavrovë e kanë privuar nga liria Sh.M.A. (33) nga Afganistani. Gjatë kontrollit në një automjet taksi me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonte, tek ai janë gjetur marihuanë dhe mbështjellëse letre- rizla. Ai është mbajtur në stacion policor dhe është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore Gostivar, i cili i ka shqiptuar sanksione përkatëse për kundërvajtje dhe masë ndalimi për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej një viti.

 

Më 30.09.2026, rreth orës 09:00, NJPB Kavadar është njoftuar se në rrugën lokale fsh. Marenë–fsh. Sopot ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve dhe një biçiklete, e drejtuar nga B.A. (76) nga fsh. Marenë, pas çka shoferi i automjetit të udhëtarëve është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.09.2026, në orën 22:00, në fsh. Bogovinë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjan e kanë privuar nga liria A.M. (21) nga fsh. Senokos. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të një automjeti të udhëtarëve “BMV” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.09.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë privuar nga liria O.R. (61) nga një fshat i Kriva Pallankës, pasi fizikisht e ka sulmuar djalin e tij të mitur, me ç’rast ka përdorur edhe një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.10.2026, në orën 00:15, në fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria J.I. (27) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.09.2026, në orën 20:55, në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria B.K. (43) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm për dhunë në familje të bashkëshortes së tij 41-vjeçare. Personi është mbajtur në stacion policor për veprime të mëtejshme.


Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër T.Z. (57) nga Vallandova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.12.2025, në Vallandovë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar fara të bimës së kanabisit.

 

Më 30.09.2026, në orën 13:00, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria B.B. (29) nga Kavadari. Ai dyshohet se në afërsi të fsh. Vozarc, rrethina e Kavadarit, nga një automjet i udhëtarëve ka marrë një portofol, në pronësi të një 24-vjeçareje nga një fshat i Kavadarit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër O.G. (52) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Më 14/15.09.2026, duke përdorur forcë fizike dhe vegël, ka prerë dhe marrë dy rrethoja mbrojtëse metalike elastike të vendosura në “Urën e Vërmiçkit” në rrugën rajonale Dibër-Strugë. Me këtë, i kallëzuari ka përfituar kundërligjshëm dobi pasurore, në dëm të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

 

Më 01.10.2026, në orën 01:10, në Bogdanc, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Bogdanci. Sipas denoncimit, më 30.09.2026 rreth orës 21:00, në shtëpinë e tij, ai fizikisht e ka sulmuar të dashurën e tij 17-vjeçare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 01.10.2026, në orën 04:50, nëpunës policorë të SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me F.T. (29) nga fsh. Klukovec, rrethina e Velesit. Paraprakisht ishte denoncuar se rojet e gjahut të Shoqatës së Gjuetarëve Veles, në afërsi të fsh. Klukovec, kishin dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe për shkak të dyshimit për gjueti të paligjshme kishin dalë në terren, me ç’rast kishin vërejtur një automjet në të cilin ndodhej F.T. Atij i janë sekuestruar dy pushkë dhe leja për armë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.C. (62) nga fsh. Vranishtë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 288 të Kodit Penal – “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 25.08.2026, duke i vënë flakën barit të thatë dhe shkurreve, ka shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur në territorin e fsh. Llozhan, rrethina e Strugës. Pas ndërmarrjes së masave, nëpunës policorë e kanë arrestuar dhe privuar nga liria.

 

Më 30.09.2026, në orën 16:10, SPB Ohër është njoftuar se P.T. nga Ohri, në shtëpinë familjare, fizikisht e ka sulmuar nënën e saj. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 30.09.2026, në orën 03:20, në Krushevë, nëpunës policorë të NJPB Krushevë e kanë privuar nga liria T.M. (54) nga Krusheva, pasi në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.09.2026, në orën 19:50, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria J.T. (36) nga një fshat i Velesit, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në oborrin e shtëpisë, pas një grindjeje të shkurtër, ka tentuar ta sulmojë fizkisht nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa më pas ka dëmtuar sende në oborr. Ai është mbajtur në stacion policor, janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.


Më 30.09.2026, në orën 11:20, në SPB Shkup, B.R. (52) nga fsh. Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë familjare, T.A. fizikisht e ka sulmuar djalin e tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 30.09.2026, në orën 15:40, në Shkup, nëpunës policorë të Njësisë për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.S. (34) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më 29.09.2026, përmes telefonit, i ka bërë kërcënime një nëpunësi policor, i cili më parë i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.10.2026, në orën 00:00, në SPB Shkup, A.R. (59) nga Shkupi ka denoncuar se më 30.09.2026 rreth orës 22:00, në oborrin e shtëpisë familjare në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme për hapësirë parkimi, fqinji i tij N.O. i ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.09.2026, në orën 08:42, në SPB Shkup, A.S. (41) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:00, derisa ndodhej në vendin e punës në një kopsht për fëmijë në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, ka pësuar lëndime në dorë. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 30.09.2026, në orën 19:40, në SPB Shkup, A.A. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull, i cili ia ka dëmtuar automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.09.2026, në orën 12:05, në SPB Shkup, V.I. (43) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:00, derisa kryente detyrat e punës në një kompani private në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, ka pësuar lëndime. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 30.09.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, D.R. (76) nga Shkupi ka denoncuar se nga shtëpia familjare në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup është larguar tezja e tij M.V. (86) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

 

Më 30.09.2026, në orën 14:20, në SPB Shkup, B.U. (49) dhe G.N. (55), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se më 29.09.2026 rreth orës 22:00, fëmijët e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga D.M. dhe D.N.. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Accessibility Menu