SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.L.(27) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 22.02.2026 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Zh.S.(25) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit“. Më 07.08.2026 në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, i kallëzuari paraqiti për kontroll patentë shoferi të falsifikuar zvicerane.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.I.(37) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „dhunë“ dhe „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 05.07.2026 në Tetovë, pas një përleshjeje fizike paraprake, i kallëzuari me një send të mprehtë u ka shkaktuar lëndime A.S.(41) dhe A.S.(42), të dy nga fsh. Përshovc. Të nesërmen, më 06.07.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit dhe në ambientet afariste në Tetovë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7,62 mm me karikator me nëntë fishekë dhe një pistoletë e kalibrit 22 mm me gjashtë fishekë.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër Z.T.(45) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 28.09.2026, nëpunës policorë realizuan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe metamfetaminë.
Më 01/02.10.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria Sh.R.(20), M.P.(25), S.U.(21), P.S.(28), M.D.(32) dhe F.I.(45), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 01.10.2026 në orën 17:15 në rr. „Vonvardarska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e arrestuan A.V.(26) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për kryerje të veprës penale sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.
Më 01.10.2026 në orën 20:20 në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë i privuan nga liria S.D.(30), O.S.(20) dhe E.M.(24), të tre nga Kumanova, si dhe T.I.(35) nga Vinica. Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet të parkuar të udhëtarëve „Volkswagen Passat“ me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte S.D., ndërsa të tjerët ishin bashkudhëtarë, nën ulësen e shoferit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Në hapësirën e parkingut, në afërsi të automjetit, gjithashtu është gjetur marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 01.10.2026, në orën 15:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. „Aleksandar Makedonski“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.G.(23) nga Turqia dhe një automjeti të udhëtarëve „Dacia“, në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga nëpunësi policor F.B.(33) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime trupore ka marrë F.B. dhe bashkudhëtari i tij A.B.(45) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, të konstatuara në Institucionin Shëndetësor Publik „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 01.10.2026 në orën 22:50 në kryqëzimin e rr. „Ilindenska“ dhe rr. „Kiro Ristovski Dërnc“ në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria J.S.(48) nga fsh. Trebosh. Gjatë kontrollit të ushtruar tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Më 01.10.2026, në orën 15:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën lokale nga fsh. Gradec drejt autostradës, një i mitur 14-vjeçar nga fsh. Gradec, rrethina e Gostivarit, duke drejtuar biçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 01.10.2026 në orën 20:30 në rr. „JNA“ në Gostivar, nëpunës policorë e arrestuan E.U.(35) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit. Ai kërkohej me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup për vuajtjen e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.
Më 01.10.2026 në orën 22:55, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Sh.Sh.(49) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 68-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026 në orën 02:50 në Njësinë Policore Mavrovë, një vajzë 24-vjeçare nga një fshat i Koçanit ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.G.(40), i cili më pas e kishte sulmuar edhe shokun e saj S.P., i cili ishte përpjekur ta mbronte. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e rastit.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër L.O.(40) nga fsh. Oktis, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje grabitqare“. Më 28.08.2026 në një fshat të Strugës, ajo fizikisht e ka sulmuar një banor 81-vjeçar të fshatit në shtëpinë e tij, pas çka i ka marrë para. Pas ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë të NJPB Strugë e kanë gjetur L.O. dhe e kanë privuar nga liria.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër A.D.(76) nga fsh. Kosovrast i Sipërm, rrethina e Dibrës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „uzurpim i paluajtshmërive“. Ai, në parcela kadastrale në afërsi të Liqenit të Dibrës, në mënyrë të paautorizuar ka rrethuar tokë në pronësi shtetërore, pas çka, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, ka ndërtuar mure betoni.
Më 01.10.2026, nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë ndërmarrë masa dhe veprime me qëllim të zbulimit të autorëve të veprës penale, duke vepruar pas denoncimit paraprak për „vjedhje të rëndë“ në një objekt të braktisur në rajonin e Negotinës. Me këtë rast, në rrethin e objektit ishin gjetur disa persona, të cilët me përdorimin e veglave kishin tentuar të merrnin sende, ndërsa pasi i kishin vënë re nëpunësit policorë, ishin arratisur, me ç’rast nëpunësit policorë kishin shtënë disa plumba paralajmërues në ajër. Menjëherë pas kësaj, në vendngjarje dhe në disa lokacione në Negotinë, nga liria u privuan E.F.(31), B.F.(28) dhe E.F.(32) nga fsh. Palikurë, rrethina e Rosomanit, Gj.U.(32), D.I.(33) dhe N.C.(38) nga Gradsko dhe V.V.(31) nga fsh. Podles, Komuna e Gradskos. Ata u mbajtën në stacion policor, u janë sekuestruar sende dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 01.10.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, nga Institucioni i Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ Shkup u njoftua se tek ata ishte sjellë N.S.(34) nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026 në orën 00:30 në SPB Shkup, D.D.(24) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, ka denoncuar se më 01.10.2026 rreth orës 21:50 në zonën e Qendrës, një person me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë çantën e shpinës me instrumentin muzikor dhe portofolin me para dhe dokumentet personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.10.2026 në orën 12:15 në SPB Shkup, R.K.(64) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:10 në një vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës në Shkup, një person me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.10.2026 në orën 15:05 në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik „Sh. Naum Ohridski“ - Shkup është denoncuar se tek ata ishte sjellë me lëndime M.G.(50) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ajo i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në Shtëpinë e Fëmijëve pa Prindër „11 Tetori“ në Shkup. Është njoftuar inspektori i punës.
Më 01.10.2026 në orën 20:30 në një stacion policor në Shkup është zhvilluar bisedë zyrtare me S.G.(42) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të V.D.(40) nga Shkupi se e kishte sulmuar fizikisht në zonën e Aerodromit në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 01.10.2026 në orën 08:15 në SPB Shkup, S.B.(42) nga Shkupi, i punësuar në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, ka denoncuar se rreth orës 07:40 në korridorin e shkollës ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij J.P.(50) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 01.10.2026 në orën 13:30 në SPB Shkup, një burrë 72-vjeçar nga një rrethinë e Shkupit ka denoncuar se më 29.09.2026 rreth orës 21:30 në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij I.T.(41), i cili me një send të fortë kishte thyer një dritare të shtëpisë. Është zhvilluar bisedë zyrtare me I.T. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.09.2026 në orën 11:34 në SPB Shkup, J.T.(76) nga Shkupi ka denoncuar se më 30.09.2026 rreth orës 11:00 në një ndërtesë banimi në zonën e Aerodromit në Shkup, një person me përdorimin e forcës fizike ia ka marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 01.10.2026 në orën 18:05 në SPB Shkup, një burrë 40-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se gjatë periudhës së kaluar ish-partnerja e tij 41-vjeçare jashtëmartesore nga Shkupi e ka neglizhuar kujdesin ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur dhe dyshon se ka lejuar që vajza e tij e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur me të cilin ka qenë në lidhje. Për ngjarjen është njoftuar Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.