SPB Shkupit ngriti kallëzim penal kundër një të mituri nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale "prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë fëmijërore" dhe "përdhunimi i fëmijës nën moshën 15 -vjeçare". Në vitin 2025, i kallëzuari kreu akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture, me ç'rast e ka incizuar me telefon, e më pas video-materialin e ka përdorur për ta shantazhuar.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër F.I. (34) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “grabitje” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 11.08.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 357 magnum, i cili paraprakisht, me përdorim të forcës fizike, ia kishte marrë armën e njëjtë së bashku me paratë personit G.A.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër T.N. (30) dhe S.N. (32), të dy nga Shtipi, mbi dyshime të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 28.07.2026, në një shtëpi familjare në Shtip, i kallëzuari i parë së bashku me të kallëzuarin e dytë, i cili është vëllai i tij, kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe anëtarët e afërt të familjes së të kallëzuarit të parë, duke u bërë edhe kërcënime.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër V.P. (45) nga rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 06.09.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.
NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër K.D. (35) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje grabitqare”. Më 23.09.2026, në një shtëpi në Koçan, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht S.A. (29) nga Koçani, pasi paraprakisht kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe kishte marrë para.
Më 02.10.2026, në orën 11:45, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirën e një pike karburanti në zonën e Karposhit në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Fiat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.A. (49) dhe një biçiklete, e drejtuar nga D.D. (73), të dy nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 03.10.2026, në orën 02:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria K.S. (38) nga Ohri, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 17:00, në fsh. Zapollzhan, Komuna e Dollnenit, nëpunës policorë të Njësisë policore Ropotovë e kanë privuar nga liria K.M. (48) nga fshati Zapollzhan. Sipas denoncimit të Z.T. nga fsh. Zapollzhan, derisa punonte në oborrin e tij, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij K.M., i cili më pas kishte nxjerrë edhe një send të mprehtë dhe i kishte bërë kërcënim me jetë denoncuesit. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 02.10.2026, në orën 16:42, në rrugën “Jakimovski Pat” në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë e kanë privuar nga liria N.M. (28) nga Zërnovci. Përkatësisht, gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Golf”, me targa të Shtipit, të cilin ai e drejtonte pa fituar të drejtën për drejtimin e automjetit motorik. Gjatë daljes nga automjeti, N.M. ka hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar nga nëpunësit policorë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, nga IP Qendra për Punë Sociale Vinicë, në NJPB Vinicë është raportuar se më 01.10.2026, në orën 13:30, një grua 38-vjeçare nga një fshat i Vinicës ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj K.C. (48), nga një fshat i Vinicës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 14:30, në NJPB Sveti Nikollë, një grua 29-vjeçare nga një fshat i Sveti Nikollës ka denoncuar se bashkëshorti i saj jashtëmartesor V.S. (40) nga fshati Banicë, rrethina e Strumicës, kishte ardhur në shtëpinë e prindërve të denoncueses, te të cilët ajo ishte kthyer dhe e kishte kërcënuar me jetë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 10:30, SP Zherovjan është njoftuar se në fshatin Miletinë, në afërsi të qendrës, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura pronësore-juridike lidhur me një rrugë, M.K. (75) nga fsh. Miletinë, me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndim T.K. (66) nga fshati i njëjtë. I lënduari me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Tetovës është transportuar në Qendrën e Urgjencës në Tetovë për ofrimin e ndihmës mjekësore. Në vendin e ngjarjes është bërë hetim, ndërsa gjurmët e gjetura të gjakut dhe sendi i mprehtë janë siguruar, ndërsa M.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për veprime të mëtejshme.
Më 02.10.2026, në orën 18:30, në territorin e fsh. Topolnicë, rrethina e Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria F.M. (44) nga fsh. Topolnicë. Nëpunësit policorë, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare së bashku me punonjës të Policisë Pyjore dhe NP “Pyjet Kombëtare” Radovish, e kanë kapur F.M. në vendin e quajtur “Qyp Tarlla”, në zonën e fshatit Topolnicë, ku me sharrë motorike kishte kryer prerje të paligjshme të druve të lisit për ngrohje. Personit i janë konfiskuar një sharrë motorike dhe një sëpatë, të cilat së bashku me drutë e prera të gjetura u janë dorëzuar punonjësve të Policisë Pyjore Radovish. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër F.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 17:40, në zonën e fshatit Golozincë, Komuna e Çashkës, nëpunës policorë të Njësisë policore Çashkë e kanë privuar nga liria S.A. (35) nga fsh. Melnicë, Komuna e Çashkës. Në vendin e quajtur “Lumi i Melnicës” është ndaluar një traktor “Ford” pa targa regjistrimi, me rimorkio, i drejtuar nga S.A., ndërsa pasagjer ishte një i mitur 17-vjeçar nga Melnica. Në traktor dhe rimorkio ishin ngarkuar dru për ngrohje pa vulë dhe ngjyrë, si dhe pa dokumentacion përkatës. Pas kontrollit të terrenit ku ishte kryer prerja e paligjshme, është gjetur edhe një sasi shtesë e druve të prera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, pas kryerjes së kontrolleve është konstatuar se S.A. e drejtonte traktorin pa poseduar patentë shoferi. Me udhëzim të prokurorit publik, traktori dhe drutë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedurë të mëtejshme. S.A. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjeve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 03.10.2026, në orën 01:00, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria M.A. (28) nga një fshat i Negotinës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar vëllain e tij 31-vjeçar. Pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se M.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,78 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 21:30, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve dhe të ekipit mobil “Task Force” pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.S. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.
Më 02.10.2026, në orën 00:00, në SPB Shkup, I.F. (50) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:30, në territorin e Qendrës në Shkup, dy të mitur, duke përdorur forcë fizike dhe duke e kërcënuar me një send të mprehtë, i kanë marrë para djalit të tij 15-vjeçar. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026, në orën 19:20, në SPB Shkup, Z.K. (42) nga Shkupi ka denoncuar se më 30.09.2026 dhe më 01.10.2026, në një hapësirë parkimi në territorin e Qendrës, i është dëmtuar automjeti i saj i udhëtarëve “Audi”, me targa të Shkupit. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026, në orën 11:30, Njësia Policore Saraj është njoftuar se rreth orës 11:20, në Qendrën Rekreative “Saraj”, gjatë ekskursionit njëditor, tre nxënës të mitur nga një shkolle fillore komunale nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga A.I. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 02.10.2026, në orën 05:30, SPB Shkup është njoftuar se në territorin e Shkupit është gjetur i pajetë J.H. (70) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Më 02.10.2026, në orën 14:35, SPB Shkup është njoftuar se në një vendndalim autobusësh në zonën e Draçevës është gjetur i pajetë G.S. (60) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Më 02.10.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, B.S. (42) nga Shkupi ka denoncuar se po atë ditë, përmes një profili në rrjet social, ishte publikuar një video-incizim në të cilin ishin bërë kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij. Po Nndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026, në SPB Shkup, D.H. (77) nga Shkupi ka denoncuar se më 30.10.2026, rreth orës 12:30, në një dyqan në zonën e Qendrës i janë bërë kërcënime nga N.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, M.V. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:00, në zonën e Gazi Babës, ai dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht nga dy persona, njëri prej të cilëve kishte hyrë në automjetin e tyre të udhëtarëve dhe i kishte bërë kërcënime denoncuesit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.10.2026, në orën 21:50, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.Ç. (29) nga Shkupi, për shkak se në zonën e Kisella Vodës është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 02.10.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, H.P. (41) nga Shkupi dhe K.P. (19), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se rreth orës 17:55, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, djali i saj 17-vjeçar, i cili ishte së bashku me K.P., është sulmuar fizikisht nga B.M. (61) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 02.10.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, nga personi juridik “Elektrodistribuimi – Kec Aerodrom” nga Shkupi është raportuar se më 30.09.2026, duke përdorur forcë fizike dhe vegla të përshtatshme, nga objekti janë marrë kabllo dhe përçues bakri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.