Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.10.2026

Më 03.10.2026, në orën 19:00, në një fshat të Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria një 39-vjeçar banor i atij fshati, i cili, sipas denoncimit, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 03.10.2026, në orën 16:20, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën “Divizioni 50” në Shkup ka shpërthyer zjarr në një banesë, në pronësi të A.K. (46) nga Shkupi. Ekipi i Brigadës së Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa një zjarrfikës, për shkak të thithjes së tymit, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.10.2026, në orën 13:45, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naumi Ohridski” në Shkup u njoftua se tek ata është sjellë S.S. (44) nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një subjekt juridik në territorin e Gazi Babës. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.10.2026, në orën 11:40, SPB Manastir është njoftuar se në fsh. Magarevë, rrethina e Manastirit, janë gjetur dy granata artilerie dhe një bombë dore. Nga ana e piroteknikut të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Manastir, granatat janë ngritur në mënyrë të sigurt dhe është konstatuar se bëhet fjalë për granata artilerie nga Lufta e Parë Botërore dhe një bombë dore nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 03.10.2026, në orën 08:30, në rr. “Karaorman” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria I.B. (33) nga Manastiri. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare lidhur me dhunën në familje, ai, së bashku me një person femër, kanë penguar nëpunësit policorë, pas çka I.B. fizikisht i ka sulmuar nëpunësit policorë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 03.10.2026, në orën 22:10, NJPB Gostivar është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Shëtitorja Vardar” dhe rr. “Tode Bogdanovski” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë marrë pjesë automjetet e udhëtarëve “Golf”, i drejtuar nga E.R. (18), “Golf”, i drejtuar nga B.A. (19), “BMV”, i drejtuar nga M.M. (25), si dhe një automjet i parkuar “Pasat”, në pronësi të E.S. (54), të gjithë nga Gostivari. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkudhëtarë 14-vjeçarë, të cilët pas ndihmës së dhënë në Qendrën Urgjente në Gostivar janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferët B.A. dhe E.R., si dhe bashkudhëtarët A.S. dhe B.L. Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i NJPB Gostivar.

 

Më 03.10.2026, në orën 13:20, nga Qendra e Urgjencës në Gostivar në Stacionin Policor Gostivar u njoftua se tek ata është sjellë një person i lënduar. Nga ana e nëpunësve policorë është konstatuar se N.J. (26) nga fsh. Zdunjë, gjatë kryerjes së detyrave të punës në lokalin e tij në fsh. Zdunjë, ka rënë nga skela dhe është lënduar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.


Më 02.10.2026, në orën 23:45, NJPB Kërçovë është njoftuar se në një objekt hotelierik në Kërçovë, një të mituri nga fsh. Sërbicë i Kërçovës i ishte shërbyer alkool, pas çka gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit juridik dhe personit përgjegjës do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Më 04.10.2026, në orën 00:45, SPB Shtip është njoftuar se në rrugën „Vanço Përqe“ në Shtip, një 16-vjeçar nga Shtipi, duke drejtuar motoçikletë „Aprilia“ me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin, me ç’rast është përplasur në një automjet të parkuar të markës „Opel“, me targa të Shtipit, dhe ka rënë. Në aksident ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 04.10.2026, në orën 05:10, NJPB Dellçevë është njoftuar se në rrugën Dellçevë–Pehçevë, afër fshatit Trabotivishtë,  rrethina e Dellçevës, një automjet i tipit „Fiat“ me targa të Dellçevës, i drejtuar nga I.P. (23) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, I.P. ka pësuar lëndime dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Shtipit, ndërsa një ekip i NJPB Dellçevë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.10.2026, në orën 13:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.C. (58) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare në zonën e Gjorçe Petrovit, kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij 29-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 03.10.2026, në orën 12:40, në SPB Shkup, A.A. (44), S.Z. (41) dhe G.T. (40), të gjithë nga Shkupi, kanë denoncuar se më 02.10.2026, në orën 22:15, në oborrin e një shkolle në zonën e Gjorçe Petrovit, fëmijët e tyre të mitur dhe shokët e tyre janë sulmuar fizikisht nga katër të mitur, ndërsa njëri prej tyre kishte edhe një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.10.2026, në orën 00:30, në Shkup, nëpunës të SPB Shkup kanë ndaluar dy 16-vjeçarë nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se në një objekt hotelierik në rajonin e Qendrës e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.10.2026, në orën 22:40, në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup i kanë ndaluar M.S. (39) dhe B.N. (32), të dy nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se para një objekti hotelierik në rajonin e Kisella Vodës, M.S., B.N. dhe H.D. (26) nga Shkupi e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Gjatë ndërhyrjes, te M.S. dhe B.N. janë gjetur dhe konfiskuar dy thika. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.10.2026, në orën 21:40, në fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, nëpunës të SPB Shkup i kanë ndaluar A.T. (44) nga Manastiri dhe S.A. (48) nga Ilindeni, rrethina e Shkupit, pas denoncimit se në bastore sportive në fsh. Marinë e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.10.2026, në orën 16:25, SPB Shkup është njoftuar se në shtëpinë familjare në rajonin e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me vajzën e tyre të mitur, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet një 31-vjeçari dhe një 33-vjeçareje (bashkëshortë) të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

 

Accessibility Menu