Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.10.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.S. (27) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.02.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër S. T. (39) nga rrethina e Sveti Nikollës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik“. I kallëzuari më 05.05.2026 dhe 06.05.2026, në mënyrë të paautorizuar, ka përdorur kartën bankare të një personi tjetër, me ç’rast ka kryer dy transaksione të suksesshme në vlerë të përgjithshme prej 60.000 denarësh.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër F.A. (37) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 30.12.2025, në tezgën e improvizuar të personit të kallëzuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë gjetën dhe sekuestruan mjete piroteknike.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.L. (22) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 01.09.2026, nëpunës policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar kokainë.


Më 05.10.2026, në orën 00:00, në fsh. Palaticë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë e privuan nga liria F.N. (20) nga fshati i njëjtë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 15 paketime me marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 04.10.2026, në orën 12:20, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria S.D. (30) nga Negotina. Ai dyshohet se nga një automjet i parkuar, në pronësi të një 38-vjeçari nga Negotina, me përdorimin e forcës ka marrë të holla, ndërsa nga një automjet i një 22-vjeçari nga Negotina ka marrë sende të ndryshme. Sendet e marra janë gjetur dhe do t'u kthehen pronarëve. S.D. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 04.10.2026, rreth orës 22:00, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën komunale fsh. Oreshan – fsh. Taor ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Seat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (23) nga Shkupi dhe një motoçiklete „Honda“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.Gj. (44) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i automjetit të udhëtarëve ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 04.10.2026, në orën 14:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me B.S. (44) nga Kavadari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se ai nuk e ka respektuar vendimin e Qendrës për Punë Sociale Kavadar dhe nuk ka lejuar që bashkëshortja e tij 38-vjeçare të takohet me fëmijët e saj të mitur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 04.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria V.A. (19), S.A. (28) dhe R.K. (29), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 04.10.2026, rreth orës 15:50, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Likovë, në zonën e fshatit Nikushtak, Komuna e Likovës, një automjet i udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.A. (33) nga fshati Nikushtak, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident, dy bashkudhëtaret e saj të mitura kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa V.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 04.10.2026, në orën 16:26, në Tetovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor Tetovë e privuan nga liria T.M. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 24-vjeçare se në shtëpinë familjare kishte hedhur një send në drejtim të saj dhe i kishte shkaktuar lëndim. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 04.10.2026, rreth orës 10:55, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Jane Sandanski“ në Ohër, një automjet i udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.H. (52) nga Ohri, ka goditur M.N. (79) nga Shkupi. Në aksident, M.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se B.H. e ka drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se ka pasur masë ndalimi për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 04.10.2026, në orën 10:20, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën lokale fsh. Gurgurnicë – fsh. Stençe, rrethina e Tetovës, një automjet i udhëtarëve „Lada Niva“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.J. (57) nga fsh. Sedlarcë e Poshtme, ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij A.J. (21) nga fsh. Sedlarcë e Poshtme ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër dy të miturve nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje e rëndë“. Më 04.07.2026, të kallëzuarit, me përdorimin e forcës fizike dhe veglave, kanë hyrë në ambientet zyrtare të një subjekti juridik nga Shkupi – filial në Kriva Pallankë dhe kanë marrë para nga xhiroja ditore.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër S.V. (25) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 11.04.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrit 7,62x39 mm dhe diabola të kalibrit 4,5 mm për pushkë ajrore.

 

NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër M.Sh. (21), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 13.03.2026, në Radovish, nëpunës policorë e kanë gjetur të kallëzuarin me tre persona të tjerë, nga të cilët njëri ishte i mitur, duke përdorur marihuanë, të cilën ai e kishte siguruar.



NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër R.A. (76) nga një fshat në Komunën e Zërnovcit dhe L.C. (50) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 05 dhe 06.03.2026, nëpunës policorë në shtëpitë dhe ambientet e tjera të të kallëzuarve gjetën municion dhe një pistoletë „Cërvena Zastava“, për të cilat nuk posedonin dokumentacionin përkatës.

 

Më 04.10.2026, në orën 23:50, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria B.R. (35) nga Kumanova. Sipas denoncimit, rreth orës 21:30, në shtëpinë ku qëndronte në Gjevgjeli, ai e ka sulmuar fizikisht djalin e mitur të partneres së tij jashtëmartesore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 04.10.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, S.K. (38) nga Shkupi denoncoi se më 03.10.2026, rreth orës 19:30, para shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit kishte ardhur M.R. së bashku me tre persona, pas çka M.R. dhe njëri prej personave e kishin sulmuar fizikisht dhe me sende të forta, ndërsa dy prej tyre kishin drejtuar pistoletë në drejtim të  tij dhe djalit të tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu