NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.D. (30) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 22.09.2026, në Koçan, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar heroinë, kokainë dhe marihuanë. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij janë gjetur dy persona, të cilëve u kishte mundësuar të përdornin heroinë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.S. (30), për mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 21.08.2026, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, e kallëzuara e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër I.B. (38), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 15.09.2026, në fsh. Bërnjarc, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar municion, një pistoletë, gëzhoja të fishekëve të gjuetisë, konservë me saçma dhe konserva me material për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, një kuti me kapsolla, si dhe mjete për prodhimin dhe mbushjen e fishekëve të gjuetisë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.A. (34) dhe M.A. (42) nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 18.08.2026, në shtëpinë familjare në fshat, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të kallëzuarit e kishin sulmuar fizikisht A.A. (51), me ç’rast i kallëzuari i dytë kishte përdorur një send druri.
SPB Veles nfriti kallëzim penal kundër T.N. (19) dhe F.S. (20) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 22.12.2025, në Veles, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarve, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.S. (39) nga Turqia, me qëndrim në Tetovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Në fillim të janarit të vitit 2026, ai e ka mashtruar një 59-vjeçar nga Tetova për shumën prej 3.000 eurosh. Përkatësisht, në një objekt tregtar në Tetovë, ai ishte marrë vesh me të kallëzuarin që të blinte mallra dhe si paradhënie ia kishte dhënë paratë, ndërsa pjesën e mbetur duhej ta paguante pasi t’i dorëzoheshin mallrat. Por, i kallëzuari as nuk e ka bërë dorëzimin, as nuk i ka kthyer paratë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.R. (46) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Më 12.01.2026, në një subjekt juridik në Tetovë, i kallëzuari ka mashtruar një 49-vjeçar nga Tetova. Përkatësisht, personi ishte marrë vesh që i kallëzuari t’i dorëzonte mobilie dhe i ka dhënë 3.550 euro, por mobiliet nuk ishin dorëzuar brenda afatit të caktuar, ndërsa i është kthyer vetëm një pjesë e parave të paguara.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.B. (50) nga fsh. Belovishtë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 03.08.2026, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, i kallëzuari ka tentuar që ta sulmojë me një send të fortë një 37-vjeçar.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër F.I. (52) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 07.08.2026, në oborrin e shtëpisë së babait të tij 71-vjeçar, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura pronësore-juridike, i kallëzuari u ka bërë kërcënime babait të tij dhe anëtarëve të familjes, ndërsa më vonë, me një send të fortë, ka dëmtuar xhamin dhe kulmin e një automjeti të parkuar, në të cilin ndodhej vëllai i tij, duke i bërë edhe atij kërcënime.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër T.Z. (57) nga Vallandova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 02.12.2025, në Vallandovë, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar fara të bimës kanabis.
Më 05.10.2026, në orën 10:25, në rr. „Suitllak“ në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar me Armë dhe Drogë pranë SPB Shtip i privuan nga liria K.G. (21) dhe S.V. (21), të dy nga Shtipi. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh të parkuar „Volkswagen Golf“ me targa të Shtipit, në të cilin ndodheshin të dy, me ç’rast tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 05.10.2026, në orën 14:15, SPB Strumicë është njoftuar se në kryqëzimin e bul. „Leninova“, rr. „Cvetan Dimov“ dhe rr. „Vëllezërit Miladinovi“ në Strumicë, një automjet pasagjerësh „Audi“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga J. Xh. (79) nga Strumica, ka goditur S.A. (57) nga Strumica. Në aksident, S.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 05.10.2026, në rr. „Josif Josifovski“ në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria B.D. (22) nga Resnja, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.10.2026, rreth orës 05:30, SPB Veles është njoftuar se në autostradën Gradsko-Veles, në vendin e quajtur „Kryqëzimi i Shtipit“, një automjet ka goditur këmbësorin S.M. (77) nga fsh. Mamutçevë, rrethina e Velesit, pas çka shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori S.M. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Veles kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 05.10.2026, në orën 13:30, SPB Shkup është njoftuar nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të dënuarve E.T. (34) nga Shkupi dhe A.S. (37) nga Tetova, janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime me lëndë pluhurore ngjyrë kafe dhe 14 paketime me marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 05.10.2026, në orën 17:00, SPB Manastir është njoftuar se në oborrin e një shtëpie në rr. „Peco Bozhinovski“ në Manastir, pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Manastir ka ngritur një granatë artilerie nga Lufta e Parë Botërore.
Më 05/06.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria O.K. (26), N.M. (43), M.M. (26), K.B. (35), të gjithë nga Shkupi, si dhe A.B. (41) nga Ohri, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.A. (36) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 12.08.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.I. (22) dhe A.Sh. (21) nga fsh. Palaticë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 21.07.2026, në Tetovë, të kallëzuarit kanë sulmuar fizikisht dy persona, ndërsa më pas njëri prej të kallëzuarve ka sulmuar me mjet të mprehtë një person të tretë, i cili kishte tentuar t’i ndante, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër B.I. (56) nga fsh. Pllasnicë e Poshtme, rrethina e Tetovës dhe M.Xh. (35) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 31.07.2026, në Sheshin e Qytetit në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme ndërmjet të kallëzuarve, ka shpërthyer përleshje fizike.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë paraqiti kallëzim penal kundër D.R. (31), me qëndrim të përkohshëm në Sveti Nikollë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 21.09.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore.
Më 05.10.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria Z.M. (35) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ajo kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare. Siç ka denoncuar vajza e saj, Z.M. e kishte lënë pas dore dhe e kishte keqtrajtuar edhe foshnjën e saj dhjetëmuajshe. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.M. do të paraqiten kallëzimet përkatëse.
Më 05.10.2026, në orën 22:00, në rr. „Shëtitorja Vardar“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria F.A. (41) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të nënës së tij 63-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së alkotestit, i janë matur 1,76 promilë alkool në organizëm. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.10.2026, në orën 23:00, SPB Shkup është njoftuar se më 02.10.2026, në një shtëpi në zonën e Bit Pazarit, B.D. e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.10.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup, B.R. (55) ka denoncuar se më 02.10.2026, në territorin e Komunës së Aerodromit, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një e mitur, ndërsa një tjetër e mitur e kishte incizuar ngjarjen me telefon celular. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.10.2026, në orën 11:30, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Kadino, rrethina e Shkupit, S.N. (46) nga Shkupi ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë, pas çka është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë të SPB Shkup dhe është njoftuar inspektori i punës.
Më 05.10.2026, në orën 19:45, SPB Shkup është njoftuar nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë se rreth orës 18:35, në repartin spitalor të institucionit, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet të dënuarve M.M. (28) nga Shkupi dhe R.E. (41) nga Manastiri, i cili ka përdorur send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndim M.M., pas çka ai është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.10.2026, në orën 23:40, SPB Shkup është njoftuar se në territorin e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes vete, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Ç.S. (19) nga Shtipi, me qëndrim në Shkup dhe J.S. (38) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.10.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, V.N. (54) nga Shkupi ka denoncuar se në territorin e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.10.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, I.A. (51) nga Shkupi ka denoncuar se më 04.10.2026, rreth orës 15:00, në territorin e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (42) nga fsh. Trabotivishtë, rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. Më 01.05.2026, rreth orës 08:00, nga një pyll në vendin e quajtur „Soborishtja“, në malin Sredna, i kallëzuari nga një pronë shtetërore, me sharrë motorike, ka kryer prerje të paligjshme të druve të lisit për ngrohje, i ka ngarkuar në traktor dhe pa dokumentacion i ka dërguar në oborrin e shtëpisë së tij.
Më 05.10.2026, në orën 18:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e ndaluan A.E. (63) nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dru për ngrohje pa vulë dhe letërpërcjellëse. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 05.10.2026, në orën 19:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria G.Z. (37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 94 karta grafike pa dokumente. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.10.2026, në orën 19:15, në rr. „Klenoeck“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria I.S. (76) nga Ohri, i cili paraprakisht, në shtëpinë familjare, kishte sulmuar fizikisht një anëtar të familjes së tij, ndërsa më pas kishte shtënë dy plumba në ajër me pistoletë. Gjatë hetimit dhe bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të SPB Ohër e kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 05.10.2026, në orën 19:30, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (21) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 13:40 nuk ishte ndalur me motoçikletë në shenjën e dhënë për ndalim dhe me motoçikletë kishte goditur një nëpunës policor, i cili kryente veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.10.2026, rreth orës 13:35, SPB Shkup është njoftuar se në një hapësirë parkimi në territorin e Çairit ishte djegur një kontejner për mbeturina, ndërsa nga zjarri ishte përfshirë edhe një automjet pasagjerësh „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, në pronësi të A.R. (28) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë të SPB Shkup.